Arqile Gjata:”Hija e mallkuar’’


Arqile Gjata:”Hija e mallkuar’’

NJË ROMAN I LUMTURISË QË JETON ME FRIKËN E HUMBJES!!!

Thanas Medi një shkrimtar i llojit të veçantë kërkon të ngroh çdo lexues që ka dëshirë të lexoj prozë(roman) të një konceptimi, përshkrimi dhe portretizim të personazheve, të karaktereve, të botës së tyre…Jo thjesht si një ecje të zakonshme nëpër faqet e romanit, që nuk të ndjell asgjë të qënsishme, emocionuese dhe ëndërruese…

Shkrimtari Thanas Medi ka pararendur dhe ka mundur të na jap një ROMAN (do të thosha një roman poetik) të pa lëvruar, duke na qasur një realitet filozofik ku simbolika poetike, ëndrrat e bardha dhe dashurin na i gëdhend dhe mbi gurë dhe mbi ëndrrën dhe mbi të zakonshmen, por dhe mbi sublimen!

Autori(Th.M) si një shkrimtar i shumë planeve ka aftësi të trajtoj tema të mëdha me probleme të mprehta shoqërore, që natyrisht rrëfimi i romanit është i pastruar nga ndryshku empirik. Në këtë prurje të prozës së gjatë triumfojnë tabllot e mrekullueshme të krahasimeve shumëngjyrëshe e metafora si kuptimsi, jo vetëm në portretizimin e personazheve, por dhe në përfytyrimin dhe mesazheve që merr lexuesi(sigurisht jo lexues mediokër).

Autori (Th.Medi) nuk është thjesht një krijues që pasqyron një ngjarje, apo ndodhi.

Shkrimtari i është larguar asaj forme të të rrëfyerit në mënyrë lineare, i është shmangur rrëfimit përmes dialogjeve por merret së shumti me psikonalizën e personazheve, por mbi të gjitha janë detajet, gjetjet artistike ato që i hapin rrugën ngjarjeve në roman. Këto lloj gjetje janë aq shumë, sa të detyrojnë t’u besosh me shumë fanatizëm. Ato tregojnë, flasin, pikturojnë dhe karakterizojnë personazhet e romanit në tërë gjatësinë e tij lineare.

Personazhi (personazhet) e tija janë krijesa të natyrshme, por dhe të veçanta që meditojnë, që dinë të kapërcejnë vështirësitë, optimist dhe, se jeta është e zezë në përgjithësi për Vangjel Njollën, por janë ëndrrat ato që ia zbardhin jetën.

Ajo qenie kristalin që i mbiu përpara syve si një ëndërr e bardhë ishte grekja Kristiana me fytyrë si të hënës që rrokullisej përtej xhamave të dritareve.

Kristianën Albanën, për Baltozar Mavromatin, për gruan e thjesht greke-Lenjon etje.

Këta ‘’aktor’’ të jetësuar në roman nën efektin e analizave të thella psikologjike, filozofike e shoqërore janë vazhdimisht në korrelacion veprimesh dhe kundra veprimesh për të dalë ditëve të pranverës e ti gëzohen kohës me këngë trishtimi e amanete të harruara.

Këngën e jetës së emigracionit në këtë roman e sjell era e ndryshimeve të mëdha sasijore e cilësore që së bashku me tymin e bëjnë jetën e romanit shumë enigmatike.

Personazhet e tij prodhojnë vet dashuri dhe pse e dinë që gënjejnë veten. Ata më mirë preferojnë dashurinë e gënjeshtërt se sa të mbeten pa dashuri.

Çdo personazh kërkon njeriun rreth vetes dhe druhet të nxjerr njeriun që fshihet brenda vetes. Kështu, mund të themi se romani është i projektuar si me kate(kapituj), i pari, i dyti….i pesëmbëdhjeti.

Por kati i dytë është më luksoz, më jetësor, më poetik dhe më domethënës, pasi prej aty zënë fill karakteret mbiemëror dhe simbolikat.

Aty fillon dhe rruga e gjatë e personazhit me Greken e bukur, ku vet shoqëria Greke e ka në një këpucë të re, dhe këmbën tjetër në një këpucë të vjetër.

Në këtë roman shkrimtari Medi na përçon shumë mesazhe shumë interesante e shumë të vyera…

‘’Lartësitë ndoshta i duam të gjithë, por jo të gjithë kanë lindur për t’u ngjitur lartësive.’’

‘’Kufijtë është kollaj t’i heqësh nga toka, por nuk është aspak e lehtë t’i zhdukësh nga mendja e njerëzve’’

‘’Por, ajo që qëndron mbi vendet, mbi njerëzit, mbi armiqësitë dhe mbi urrejtjet është DASHURIA, që kanë emra të ndryshëm, por është njëlloj e verbër.’’

Autori nuk nguron të skalisë vërtetësisht portretin shpirtërorë e fizik të njerëzve të ndryshëm që janë personazhe të jetës ku dhe emigrantët ballafaqohen orë e çast, si për shembull::

‘’Gratë e fshatit zbrisnin nga mali me shportat mbushur me ‘’diell’’ dhe futeshin në shtëpitë e tyre me shpirtin mbushur me dritë. Këta vendasit janë fytyra që qajnë, por që dinë e të qeshin në jetën e tyre.’’

Në këtë roman, shkrimtari Thanas Medi ka një fushë-pamje të qartë për dialektikën e jetës në emigracion.

Tani që kanë kaluar kaq vite kurbeti nuk jemi keq për të ngrënë, jemi keq për të jetuar, shkruan autori nëpërmjet personazhit…

Tani, është e logjikshme që emigrantët duhen ndihmuar më shumë .

Personazhet e romanit pohojnë dhe kanë në mendje disa thënie të mençura të cilat janë të mishëruara me shumë dinjitet artistik nëpër faqet e romanit për të cilin po flasim:

‘’Jeta është një luftë e përhershme…në luftë njerëzit shkojnë për t’u vrarë dhe çmimi për ata është LAVDIA!!…

Kurse në kurbet shkojnë për të jetuar më mirë e për të zaptuar më mirë ëndrrat e tyre.’’

Në roman të bie në sy mendimi filozofik, që autori ia vesh, ia ngjiz personazheve të tij në tërësi….

’’Njeriu zakonisht, mbanë dy fytyra, një e vendos, e pasqyron kur e shikojnë dhe e sodisin të gjithë dhe fytyrën e dytë e tregon, që i shkon për shtat kur nuk e shikon askush…

Kur e vëzhgojnë, kur e shikojnë të gjithë ai përpiqet me të gjitha mënyrat të jetë i paarritshëm! Dhe kur nuk ka asnjë para vetes që ta shikoj, ta dëgjoj, ta prek, athere ai është që është realisht-vetvetja!

I huaj në vend të huaj është me të vërtetë një gjë e vdekur dhe se më kot përpiqet të tregoj se është një gjë e gjallë njerëzore. Rrugët e tyre (të huajve dhe vendasve) janë dy gjëra të ndryshme, prandaj është e kotë

Të mbijetosh thotë personazhi i romanit, do të thotë të mos jetosh dhe si përfundim thotë:

‘’Të mbijetosh, është të kënaqesh me ëndrrat e tua të vdekura, por përsëri…

Njeriu pa ëndrra, nuk mund të jetoj, vetëm vegjeton…pasi shpirti nuk ngopet me jetë!’’Shkrimtari është mjeshtër i peizazheve poetike të shtrira në të gjithë kapitujt e romanit.

Diku thotë:

’’Njerëzit në qytet e ndjejnë eshkëzimin e shpirtit, ndaj mbjellin lule nëpër ballkone që mos t’u thahet shpirti tërësisht!’’

Në faqet e librit numër 107 deri në faqen 118 gjen një denduri prozë poetike, mendime e fluturime poetike, përshkrime të skalitura dhe portretizime të mrekullueshme, që do ia kishin zili dhe poetë të mëdhenj!

Për të shuar prushin e gjakut personazhet e romanit heqin nga trupi një rrobë më shumë dhe mbajnë një rrobë më pak, Ata (emigrantët)i ngjajnë një kaçuleje që nxjerr flakë, ose si gëmushë që nxjerr tym.

Ata ishin pleq për t’i quajtur të rinj, ose ishin të rinj për t’i quajtur pleq. Personazhet janë njerëz që dinë ti shtrydhin vitet si kokrra lule-shtrydhe. Ata janë nga ai soj që nuk punojnë për vitet, por punojnë vitet për ata.!Ata(personazhet) e rregullojnë hapin e mprehin vështrimin dhe i përtërijnë muskujt.

‘’Heroit’’ të romanit nuk i pëlqen lavdia prej ‘’heroi’’ në këtë konteks ‘’heroit’’ autori i ka dhuruar artistikisht të dy botët që i duhen një Heroi si Vangjel Njolla!

Romani ‘’Hija e Mallkuar’’ është një roman i lumturisë, që jeton me frikën e humbjes!

Personazhet e romanit, por në veçanti Vangjel Njolla dhe Grekja e bukur Kristiana e duanë të gjithë lumturinë për vete.

Ata kërcejnë si zogj që u është mërzitur toka dhe humbasin se donin të fitonin mbi të tjerët. Kur qesh dielli, atij, Vangjelit i kujtohet Kristiana, ndërsa kur ky humbet nëpër re thoshte:

‘’Është Kristiana që mendohet’’.

Në çdo kapitull lexuesi ballafaqohet me detajet artistike dhe parashikimeve me fantazi të bukur letrare dhe të befason me gjetjet dhe tejkalimet e situatave në ecjen e vrullshme të jetës së personazheve.

Atë ditë që u ndan këta dy personazhe(dy heronjtë e romanit), në shpirtin e Kristianës binte shi.

Kjo krijesë njerëzore është personifikim i një vajze greke që u pëlqen të thonë që s’janë raciste, por nën jastëk mbajnë ëndrrën e racës së zgjedhur!

Dimensionet e ngjarjeve në këtë roman janë të ngarkuara me natë…me yje dhe me frikë për shumë arsye, disa dhe i citova më lart, por ajo që duhet të veçoj është se:

Ajo që i trondit vendasit(shoqërinë greke) të folurit Shqip në shkolla, në rrugë, në urban, por askush nuk ka guximin t’ua thonë që mos ta flasin në familjet e tyre (të emigrantëve).

Kjo është një e vërtetë me dy fytyra për shoqërinë greke pasi Gjuha e nënës nuk mund të baltoset! Ashtu si dhe shkruan shkrimtari duke cituar mendimet vendasve që thonë:

‘’Njeriu i vendit, e do të huajin kur e ka poshtë tij dhe nuk e do kur ai hipën sipër…’’

= Kristiana e donte emigrantin Vangjel Njolla!

Por e donte të gjithë për vete, të mos i përkiste askujt tjetër, as familjes së tij, as miqve dhe as të afërmve të saja! Ajo e humbi të dashuruarin e saja nga që nuk fitoj dot mbi ‘’të tjerët’’….

Megjithatë, ajo vazhdonte të mendohej dhe se ishte shumë më mirë që të dy të ishin as më shumë dhe as më pak

DY MIQ SHUMË TË MIRË! (kjo ishte filozofia e një vajze e shoqërisë greke.

Ndërsa ‘’heroi’’

Vangjel Njolla e donte si gjen më të shtrenjtë, e donte të ishte gruaja e tij, që nga dashuria të lulëzonin dhe fëmijët’)

-Gjithmonë do të dua Kristiana, tha Vangjel Njolla duke bërë një hap prapa, si për t’i lehtësuar asaj largimin e për të fshehur pak shi, që iu varën nga qerpikët si lot…!

Nga Arqile V Gjata

About Post Author