Arqile Gjata:Vdekja e qirinjve!


Arqile Gjata:Vdekja e qirinjve!

KODET ESTETIKE TË POETIT HIQMET MEÇAJ NË VËLLIMIN POETIK “VDEKJA E QIRINJVE”

Kumtesë Studimore

Punuar nga Arqile V Gjata

gjata.arqile2@gmail.com

Abstrakti:

Dua t’i rrëfej lexuesit vlerat poetike të Poetit dhe Shkrimtarit Hiqmet Meçaj!

Rruga e vargjeve që do trajtoj është e rëndësishme si shprehje e botës shpirtërore dhe e mendimit të autorit (të poetit të talentuar Hiqmet Meçaj) drejt lexuesit, ku prekja e thelluar e problematikave përmes tematikave dhe konfiguracionit të përdorur është e rëndësishme të trajtohet si vlera madhore në thesarin e letërsisë shqipe.

Krijimtaria letrare e poetit H.Meçaj është dhe mbetet e veçantë në fondin e letërsisë shqipe!

Në këtë vëllim poetik përballemi me një gjuhë të përzgjedhur, semantikë të mirëformuar, që ka vendin e vet në poezitë e këtij vëllimi.

Autori është përfaqësues i poezisë moderne dhe qysh në moshë të re ka tërhequr vëmendje e lexuesit dhe kritikës…

Siç e ka përcaktuar koha, kritika dhe lexuesi H.Meçaj i përket rrymës letrare të “Mikrobotizmi”-t.

Me bindje them se, poeti H.Meçaj është një nga krijuesst, që përqafuan dhe shkruan sipas shijeve dhe koncepteve moderne në poezi dhe prozë.

Ajo çka më nxiti ta trajoj këtë studim, është një mendim i filozofit Bergos, sipas të cilit:

• “Ajo që ndodh më parë, përcakton atë që vjen më pasë”..

• ..domethënë se…

Autori përcjell tek lexuesi një botë poetike “të jetuar” në koshiencën krijuese të vet poetit dhe përcillet tek lexuesi si një “realitet” i qenësishëm, i shkruar me stil prej mjeshtri të kohëve moderne!

Fjalë kyçe: Fytyra, heshtja,vdekja, maskat, kode, qirinjtë, vetvrasja, funerali.

Hyrje:

Në krijimtarinë poetike të poetit shumë të njohur në letërsinë shqipe Hiqmet Meçaj shprehet, ndihet individualiteti i gjuhëkrijuesit se si stolis dhe pikturon nëpër kuptimin e fjalëve indentifikuese e të figurshme në poezinë e tij..

Poeti ka imagjinatë krijuese tej realitetit, formës dhe ideve, që përshkohen nga tragjizmi dhe individualiteti i thekshëm të pasqyruara përmes ngjyrimeve semantike, me kuptimin e konteksteve të vargjeve dhe koloritin e përzgjedhur vetijak.

Arti poetik i autorit është ushqyer qysh në rrënjë, në kohë të viteve të rinisë së tij krijuese. H.Meçaj është misionar i fjalës magjike. Ai ecën krah poezisë moderne për të zgjuar tek lexuesit interesin e një prurje ndryshe dhe me të tjera koncepte krijuese…

-Nga leximi i poezive të këtij libri “VETVRASJA E QIRINJVE’ të autorit, ndjen,prek, merr prej tij përfytyrime dhe ide të pa pikturuara nga të tjerë poetë. Ndjesitë shpirtërore të tij ai i “vajton” në poezitë që do i trajtojë.

***

1- Karakteri i tragjikes në këtë vëllim poetik është një variabël estetik, që shpërfaqet, rrjedh natyrshëm nga mendimi dhe kujtesa e tij krijuese…

Rreth poezisë “Fytyra vdiq”

Vdekja është një kod i përjetësimit me plot mënxyra ku faktori (Heshtje) i ngjan funeralit. Gjithë poezia është e “pushtuar” me shumë metafora dhe absurdi jeton në çdo varg..

Kjo “mënxyrë” vuri maska, që të dukeshin si statuja për të shoqëruar funeralin…”ku..ca krisje, tek tuk një vetmi e bukur” përkëdhelet…

Tragjizmi poetik i këtyre poezive të vendos përballë një “realiteti” tragjik që variojnë në aspektin sa poetik aq dhe filozofik.

Aristoteli thotë:

“Poezia është më filozofike se historia.”

Kjo referencë e filozofit na tregon se një libër poetik nuk mund të jetë libër poetik në se aty nuk ka filozofi dhe për më shumë nuk ka vlerë në se mungon trajtimi filozofik në prurjet e shumta të librave me poezi. Në poezinë “Fytyra vdiq” ligjërimi vjen si shpërthim ndjenjash të shtresuara.

Po kështu poeti gjurmon drejt orjentimit modern në forma të ndryshme ekzistenciale siç janë ai i jetës dhe vdekjes…

Tek poezia “Fytyra vdiq”, apo tek poezia “Vetvrasja e qirinjve”

Lexuesi ndjen një shkallëzim emocional ngjitës, nga ku kuptojmë natyrën metafizike të shpirtit.

Heshtja është jermi për ata që dinë të flasin.Fantazma e heshtjes siç thotë autori…

Heshtja ishte e gjatë,

i ngjante funeralit,

kishte humbur shëmbëlltyra, ç’mbeti?

Ca krisje, tek tuk një vetmi e bukur.

Duart në pantallona të burgosura.

Fjala thellë, thellë u dogj. (f,8)

FYTYRA VDIQ

Heshtja

kishte humbur shëmbëlltyra, ç’mbeti?

Ca krisje, tek tuk një vetmi e bukur.

Duart ,në pantallona të burgosura.

Fjala thellë, thellë u dogj.

Ndaj, kur fola u habita vet nga flakët,

që u vareshin në buzët e shkrumbosura…

Unë qeshja pas funeralit, krisja qeshte,

absurdi ishte tek unë, i rëndë, i tejdukshëm .

I thashë viteve të mia:

Heshtni! Lastarët e vetmisë

M’i mbuluan miqtë e mi memecë.

Ditët u mbushën me statuja. I godita me gisht,

tringëllinin njëlloj si muzgu.

Kudo ishte absurdi.

Në se mërzitesh, më tha veshi im,

vure një maskë, që t’i ngjash asaj.

Fytyra vdiq. Funeralin e ndiqnin pas statujat. (f,8)]

Statujat, si personazhe janë hije të rënda si pjesë e vetmisë,që të torturojnë! Në këtë rast Dielli I heshtjes është vet poe

2-Mendja e harrimit jeton në errësirë, grabitur nga dikush…

që ia rëndojnë jetën deri në flijim të “personazheve”…

Tek poezia “VETVRASJA E QIRINJVE” ndjejmë mjaft mirë karakterin motivues në trajtimin e pavetëdijes tek e ashtuquajtura… “Vetvrasja e qirinjve”

Në këtë poezi gjejmë peisazhe romanteske me shumë kolorite dhe tipike brenda asaj estetikë që ne e quajmë “Shëmtima e kohës”!(..Boll duruam skutat e errta)

VETVRASJA E QIRINJVE

…Boll duruam skutat e errta,

Vetvrasjen shpallim botërisht.

Dhe i hodhën nëpër kosha me neveri,

nëpër plehra i zbrazën të gjitha.

Dikush tha:-i vrau errësira,

dikush tjetër,-drita… (f,17)

Vargjet e mësipërme janë shenja indetifikuese, të përveçme, janë si vargje terri dhe mistike, që i detyruan Qirinjtë të “vetëvriten”…

3 -MENDJA E HARRIMIT ËSHTË GRABITUR NGA DIKUSH, KA SHUMË PJESË QË E RËNDOJNË JETËN, E TORTUROJNË.

Duke lexuar gjuhën e figurshme të poezive të poetit H.Meçaj (..si tek poeza “HESHTJEN E GRABITUR S,KA KUSH E KTHEN” lexuesi përballet me një gjuhë abstrakte, e koncetruar me imazhe të ndjera. tij.)

Gjuhëkrijuesi në këtë vëllim poetik është vlerë e çmuar në lirikën moderne e filozofike për të sjellë mesazhe në mënyrën e vet individuale…

Siç e thekson studjuesi Pr. Dr. Valter Memishaj:

“…Poezia si lloji i krijimtarisë artistike ka “kapriçot” e veta dhe krijuesi i saj gjendet në vështirësi në përzgjedhjen e përdorimin artistik të fjalës dhe jo me të njësisë frazeologjike e cila, duke qenë e ndërtuar me dy a më shumë fjalë shenjuese “nxjerrin kleçka” në rrafshin semantik, në rrafshin e realizimit të figurshmërisë, si tipar kryesor të saj.”

Këto mënyra të pikturimit të fjalëve nga autori vijnë si mundësi nga fantazija dhe mozaiku letrar që autori zotronë…

Si poet modern autori e pikturonë bukur gjuhën artistike dhe fjalën si vetpërgjegjësi e intelektit të tij krijues e gjejmë(e shijojmë) me elegancë, me përkime të veçanta të figurave, ngjizur si një finesë e habitshme,me detaje të përveçme në llojin e vet për të na sjellnjë të vërtetë…“Heshtjen e grabitur ska kush e kthen.”.

Poetin mund ta quajmë dhe “Profet” sepse ai i jep jetë dhe ndjenja HESHTJES…si:

“Le të vishet si të dojë.

Të qeshë

a fytyrën në një pikë loti ta fusi,

të qjelltë, të qelqtë.”

Kjo tërsi substanciale e ngjeshur e simbolikës së pa përsëritshme, janë vargje me vlera estetike dhe letrare, që na entuziasmojnë, jo vetëm si lexues, por dhe si studiues!

HESHTJEN E GRABITUR S’KA KUSH E KTHEN!!!

Le të vishet si të dojë.

Të qeshë

a fytyrën në një pikë loti ta fusi,

të qjelltë, të qelqtë.

Heshtja

mban erë, ia thithi një grenzë,

Thanë ishte bletë-pastaj e grabiti.

Askush s,u kujtua.S,na duhet heshtja-thanë,

veshët e gjatë

të stërkënaqur kërcitën.

Ej, ti njeri, I ulur diku si në mosqënie,

Mos uluri ashtu.Heshtje s,ka më,Dikush e grabiti

As u përshëndetëm,

as na tha ku shkoi,

kur do kthehet vallë?

Unë po i përgatis një dhomë,

na ardhtë nga larg, do ta pres si mik,

në mos ardhtë,

nisem vet ta sjell,

hipur mbi shurdhëllinë e rrugës që s,fle. f,13

Në poezinë “Heshjen e grabitur nuk ka kush e kthen”

shfaqen bukur idetë si një dyzim i pandashëm ndaj këto veçori të marra së bashku na bëjnë të qartë portretin e poetit.

Këto shenja indetifikuese, të përveçme, si vargje terri dhe mistike i gjejmë të përfytyruar artistikisht kur poeti është ulur diku…

“Ej, ti njeri, i ulur diku si në mosqënie,

Mos uluri ashtu.Heshtje s’ka më, Dikush e grabiti…” (f,13)

-Them se, ajo që shkruan poeti është e mençur, një e vërtetë estetike që dhe shurdhërisë i jep jetë…

Absurdi i poetit (te pezia “I PATRUPI ME NJOLLA” shkruan:

“Absurdi im!

Ai njeri mendoj unë po na grabit heshtjen?)

do mbetemi ndonjë ditë pa heshtje

vetëm zhurmë do ndjejmë

do na ulërij qielli, toka do bëj tam tam

dhe atëherë…dhe atëherë…

heshtjen e grabitur

s’ka kush e kthen’. (f,12)

Poeti me nerv dhe shprehje të rrallë e gjurmon fjalën duke i dhënë një kuptim shumë dimesional, kjo e marrë në konsideratë si kohën, apo si zhvillim i saj;

”..hipur mbi shurdhërinë e rrugës që s’fle ose:

“Në ardhtë nga larg ajo që nuk iku

do ta marr prej dore të më tregojë udhën

e unë nuk do shkoj andej/ si zëri,

që veshin e shurdhër, se do për qiell.”

”NË ARDHTË NGA LARG” (f,14)

Efekti, elementi, paradoksi i figurave letrare ndërtohet në formën e pikëçuditseve… metafizike, që e gjejmë shpesh…

Dyshymet e poetit janë hije të rënda Kuptimore që e torturon poetin përgjatë punës së tij krijuese!

“E TEJDUKSHME, HESHTJE”

…Më mirë ti përfytyrim vdis

të lind prap e vërteta,

të lind prap e vërteta,

l ind prap ti mashtrim

i brishtë, i krisur

…Atëhere të vërteta s’kish, por jetë kish. Vdis ti jetë

panë të vërteta, që egërsira të mos ketë. (f,27)

Si përfundim, apo përmbyllje të termit, konceptit “HESHTJA” them:

-Heshtja nuk është lëndë, materje, ose diçka si përfytyrim…

Ajo është një “hapsirë bosh”, e qetë dhe shpesh herë e domosdoshme. Heshtja si ndjesi, si perceptim ka brenda saj fshehtësinë dhe mirëkuptimin e nënëkuptuar, si tolerancë…

Disa Përfundime:

&-Karakteristikë dalluese e këtij vëllimi poetik është se aty gjejmë shumë kode estetike…

&.Poeti H.Meçaj përbën një vlerë në letërsinë shqipe, vepra e tij krijuese është modeli i poetit vizionar që shkruan shumë ndryshe nga të tjerë krijues të kohës..

&-Poeti ka sjellë një vepër poetike shumë të pasur me vlera gjuhësore, leksiko semantike me domethënien e tyre të bukurshkruara.

&-Poeti përdor një arkitekturë të çuditshme të mendimit të tij në poezi.

&-Poeti është vërtetësisht Personalitet I poezisë moderne.

&-Vargu i poezive të tij në këtë vëllim poetik karakterizohet nga struktura shumë të ndryshme moderne, me plot filozofi dhe elegancë poetike.

&-Autori përdor vargje me struktura të ndryshueshme dhe me fjalor shumë të pasur…

JANAR 2019

ATHINË

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.