Arqile Gjata:Vrasësit e gjuhës së nënës!!!


Arqile Gjata:Vrasësit e gjuhës së nënës!!!

Miku im, Bardhyl Adem Selimi, i cili njeh disa gjuhë të huaja dhe, prej të cilave sjell në shqip apo çon tek ato prej shqipes plot gjëra të çmuara, ka bërë një listë fjalésh fare të shkurtër, në krye të të cilave thotë:

“T’ia nisim nga këto fjalë shqip, në vend të atyre të huaja.

” Sigurisht, fjalët e gjuhës tonë në këtë listë janë shumë pak nga ç’janë në të vërtetë fjalët e gjuhës tone,

që mohohen dhe përbuzen prej shumë, me nder, “intelektualëve” (analistë, gazetarë, politikanë, deputet, etj.) që pushtojnë përherë ekranet dhe mediat tona.

Të përdorësh fjalë të huaja në vend të fjalëve shqip, do të thotë të mohosh nënën, që të ka lindur dhe prej gojës të së cilës i ke dëgjuar ato fjalë, qysh kur ke nisur të belbëzosh.

O Zot! Këta “të kulturuar” janë ca mëmëvrasës, që për të zezën tonë quhen INTELEKTUALË.

Ja lista tejet e shkurtër e fjalëve shqip që mohohen dhe përbuzen prej atyre “intelektualëve”

që i ka lindur një nënë shqiptare:

Afirmoj – pohoj

Apel – thirrje

Aprovoj – miratoj

Avangardë – pararojë

Brutal – i vrazhdë

Decidoj – vendos

Deciziv – vendimtar

Definitiv – përfundimtar

Dedikoj – kushtoj

Definicion – përkufizim

Determinoj – përcaktoj

Diferencë – ndryshim (dallim)

Eksperiencë – përvojë

Ekzagjeroj – e teproj (e zmadhoj)

Ekzakt – i përpiktë

Eksigjent – kërkues

Eliminoj – zhduk (çrrënjos)

Eveniment – ngjarje

Evident – i qartë (i dukshëm)

Evitoj – shmang

Fals – i gënjeshtër (i rremë)

Frekuentoj – ndjek

Indinjatë – zemërim

Independencë – pavarësi

Influencë – ndikim

Iniciativë – nismë

Insistoj – ngul këmbë (këmbëngul)

Injorancë – padituri

I komplikuar – i koklavitur

Konkluzion – përfundim

Relaks – prehje, çlodhje, kënaqësi,etj.

Spacio – hapësirë

Implementoj – zbatoj, vë në jetë

Trend – prirje

Po fjalët e huaja,

që përdoren sot në vend të fjalëve shqip

nuk kanë të mbaruar!!!

About Post Author