Arqile V GJata :“Rri dhe sodis hënën, që nuk gënjen’’


’RRI DHE SODIS HËNËN, QË NUK GËNJEN’’

Shënime rreth romanit “As hëna nuk gënjen” të shkrimtarit Dhimitër Gjoka!!!

Pregatitur nga Arqile V GJata

Sapo mora në dorë romanin e fundit të Dhimitër Gjokës “As hëna nuk gënjen”u ula i ngeshëm për ta lexuar.Pasi e kam lexuar dhe rilexuar dëshëroj të përshëndetem enkas me autorin,por këtë herë nëpërmjet lexuesit…Mblodha mendimet, që galojnë nëpër roman, kërkova të vëmendësohem për çka fjaloset Dhimitër Gjoka në romanin e tij të fundit.Shkrimtari vjen këtë herë i ngarkuar me kujtimet e tij fëmijënore dhe me ato të kohës së adoleshencës.Paraprakisht dua të cek mendimin, se ky libër është një roman për moshat e reja e pse jo dhe për më të riturit, që të tjetërsohet në një libret filmi me temë sociale e shoqërore. Jeta e Sotirit(personazhit kryesor) është vazhdimisht një ndaj nate, ec e jaket e tij në jetën fëmijënore të kujtojnë personazhet e realizmit kritikë të shekullit të 19-të, ku jeta fillon dhe mbaron me dimër.Për ata as lulet e kopshteve nuk vyshken nga të qarët e jetimve.Këta lloj personazhesh janë produkt i shumë faktorve shoqëror, ekonomik, kulturor e politikë. Por, në rastin konkret është “një sajesë”, gatim i psikologjisë dhe jetës së autorit e parë në këndvështrimin dhe ndjeshmëris së akumuluar në vite.Për ata 149 dhe për Sotirin gjëja më e mirë është mundësia e përballimit të urisë…Por me keqëardhje pranojmë se, beteja për mundjen e këtyre problemeve sociale është ende utopi edhe sot në botën e shekullit të 21-të.Për Sotirin veton një dritë e largët, një dëshirë për të ardhmen e tij.Por mbi të vepruan shumë faktorë, që jo vetëm ia turbulluan jetën, por nuk kishin as vullnet, as intelekt dhe as dhëmbsuri për ti dhënë vlagë e dashuri jetës së tij.Një i till ishte babai i Sotirit, që mund ta qujmë të mefsht, tipik të një provinciali të pa formuar e i rëndomt në vetvete.Figura e babait(të Sotirit) është produkt i vetvetes së tij, se sa i shoqërisë.Ai është një prind indiferent, i pa zoti të vendos për fatet e fëmijëve.Për gjithëçka jetësore që ndodh në familjen e tij është ai fajtor që sjell fakeqësi dhe trauma në familje. Këtu përballemi me një realitet psikologjik ku, ai, babai është fajtori i pa dënuar nga nga Sotiri dhe opinjoni për pasojat e fëmijëve e jo njerka, lelegja Mara. Në tërsi, me prejashtime të ralla jeta e Sotirit është e dhimbëshme dhe për faktin se autori, si pa dashje e shkëput nga dashuria e kujdesi i më të riturve, ndoshta për ti dhën formë karakterit të rebeluar të Sotirit.Kështu mungesa e zemrës së nënës ndan njerkën Marë nga Sotir,i që rri si oxhaku pa zjarr. Janë të pranueshme kujtimet fëmijënore të Sotirit dhe kur thotë:–Kur gjethet fërfërijnë më duket sikur më përgjigjen. Qaj me faqen të ngjitur tek dega e pemës e larë me lot.Do përqafoja nënën kështu…E shkreta Mara gjithë atë mal me dashurie, që mezi e kishte ngritur për mua e rrëzoi me një pëllëmbë.Sigurisht, që autori fjaloset me vetveten duke pasqyruar jetën e 40 viteve të kaluara dhe se ai (Sotiri) grindet shpesh herë, nuk ka aq mendje sa të jap konkluzione, vendime, apo preferenca politike.Kështu, autori haron, që lexuesi ka të bëj me një fëmijë. që rrugën e jetës e bënë me lakadredha, duke i bërë gjunjët dermaç.Si për faj të tij dhe si rrjedhojë e faktorve ekonomik, shoqëror e familjarë. mendimin se, autori, e tepron dhe e rëndon lexuesin, ku në shumë raste ai(autori) jep mendime e konkluzione të gatshme .në emër të Sotirit, që nuk është më tepër se tre deri shtatë vjeç.Kur ende çamaroku i vogël që i rëndonte koka nuk kishte filluar të mbante ditar etje.Mendoj se një karshillëk i till vjen nga që shkrimtari i rrëfen ngjarjet në vetën e parë njëjës e në kohën e tashme për personazhin e tij kryesor-Sotirin.E gjykoj me vënd të pohoj se, psiko-potreti i Marës(njerkës) është i plotë.Ajo është një femër fatkeqe ritur në mjedise të rënda zakonore fshatarake, e pa shkolluar dhe e ndrydhur në vetvete. Të gjitha këto karakteristika përshkruhen nga autori i romanit me ngjyrë gri.Shpesh tek kjo femër 151 valëzojnë ndjenjat e bukura të një gruaje, të një nëneje të zonjë, punëtore, të ndershme por, që gojëgëzhdallat e fshatit nuk e lën rehat në punën e saja.Ajo, Mara ka një shpirt të ndjeshëm, që e reflekton vazhdimisht dhe në bisedat e saja me Sotirin, ku i vlon në shpirt një dhimbje për vocrakun jetim.Gjejmë detaje të cilat e lartësojnë bukurinë shpirtërore të Marës.Ajo ngarkohet vet me tërkuzë, ndërsa vajzat e gjetura nuk i lejon dhe Sotirin e vogël e hipin mbi samarin e mushkës.Nga rrjedha e ngjarjeve në roman mësojmë se Sotiri, për shkaqe të ndryshme rrethanore, familjare e shoqërore është i gatuar keq.“Ndërsa tani që e di që e kam njerkë, do të ri si oxhak i pazjarr.Kështu më mësuan të sillem”, faqe 109. Kjo e vërtet, ky mendim është në tër stisjen e jetës së romanit. Mendoj se personazheve u mungon “panvarsia” e jetës së tyre, por drejtohen si me porosi nga autori, ai është kudo dhe i mbanë prej dore…Kjo është dhe arsyeja që shkrimtari duhej ti jepte Lefteris më tepër teren, dëshira, por sidomo një frymëmarrje karakteristike të sajën.Figura e Lefteris, të dashurës së “Çurçillit”(Sotirit) nuk na bind dhe për më tepër ajo është e “tradhëtuar” nga vet autori.Por megjithatë, Lefteria është një vajzë ende e pa ritur, por e skicuar me delikatesë në mendjen dhe në shpirtin e Sotirit si një portret ku mbizotron ngjyra e bardhë..f.152 Mga kritika është hedhur ndonjë zë se në roman nuk ka humanizëm.Për mendimin tim dhe nga leximi i natyrshëm ndjen dhe spikat humanizmi i atyre njerëzve të thjesht, që jetojnë me nder dhe fisnikëri.Por autori është munduar ti zhvilloj ata, ti paraqes, ti vendos në kufirin e personazheve si “njerëz të mirë”.Siç janë vëllai, motra, tezja, mësuesi, shokët, ushtarët e komshinjt.Ata i ngjajnë një galerie artistike ku seicili mbart dhe përciell mesazhe dashurie dhe humanizmi ndaj personazhit të Sotirit dhe në bashkëlidhje me të tjerët.Lënja pas dore e tyre, cektësia dhe mendimet e veprimet e tyre janë të pa aritura pasi dhe shkrimtari priret, që këta lloj miqësh i penalizon me anët e tyre më të erta si të paditur, të rëndomt ku ambjenti nuk u lejonte, që ata të “burrëroheshin” si karakter, si njerëz, që duan të ken një të ardhme më të bukur.Shkrimtari Dhimitër Gjoka është skalitës i mirë i detajeve dhe i vendosjes së fjalës në pozicione, që dominojnë mendimin artistik. Në roman gjejmë shpesh fluturime lirike, që e bëjnë romanin të dashur për lexuesin.Tek ky roman konstatojmë me kënaqësi një lloj ligjërimi, që di të përballoj e shkulme letrare duke sjell për lexuesindhe leksema!!!