kini mëshirë për bukurinë!
(Nga Greqishtja e lashtë)
Në shek. IV para Krishtit, një nga hetairat (kurtizane) më të famshme të Greqisë së Lashtë, e quajtur Mnesarete, por më shumë e njohur si Friné, qe konsideruar si një nga gratë më të bukura në tërë Greqinë e asaj kohe. Frineja ishte dashnore e skulptorit të famshëm të Greqisë së Lashtë, Praksitelit, të cilit, trupi i saj i bukur e i zhdërvjelltë, i shërbeu si model për të realizuar statujën e famshme të perëndeshës Afrodita, e njohur ndryshe si “Venusi i Snidit”. Frineja, zakonisht rrinte e veshur me një tunik të gjatë, duke e fshehur trupin magjishëm dhe njëherazi duke e ndezur dëshirën dhe imagjinatën e të gjithëve. Gjatë një feste në Eleus, Friné lëshoi flokët, u zhvesh lakuriq dhe u zhyt në det, duke i mahnitur gjithë të pranishmit. Aty ishte i pranishëm edhe piktori i njohur Apeles, i cili, duke parë trupin e mrekullueshëm të saj, u frymëzua për pikturën e famshme “Afrodita Anadiomene” (“Venusi duke dalë nga deti”, që ka ngritur krahët dhe po mbledh me duar flokët e lëshuar.)
Nuk kishte burrë në tërë rajonin e Atikës që të mos ëndërronte dhe të mos dëshironte hiret e trupit të Frinesë. Midis tyre ishte edhe një farë Eutias, i njohur për suksesin e padiskutueshëm që korrte, nëse do t’i vardisej një femre. Dhe qe hera e parë për mendjemadhin Eutias që një femër ta refuzonte. Kjo ishte e bukura Friné që e shpërfilli, duke i kthyer shpinën dhe duke e injoruar publikisht. Eutias nuk e harroi kurrë këtë fyerje. I plagosur rëndë në krenarinë e tij prej mashkulli arrogant, pas disa kohësh, ai, në mënyrën më burracake, e akuzoi Frinenë se ajo e kishte krahasuar bukurinë e saj me atë të perëndeshës Afroditë, duke fyer kështu një Perëndi. Thënë ndryshe, kishte kryer deliktin e rëndë të herezisë dhe blasfemisë, delikt që atëherë dënohej me vdekje.
Dhe bukuroshen Friné e çuan në gjykatën famëkeqe të heliastave. Skulptori Praksiteli, i pikëlluar se po humbiste të dashurën e vet, iu lut oratorit të njohur Hiperid që ta mbronte çështjen e Frinesë përpara Aeropagut. Oratori në fjalë mbajti një ligjëratë të bukur dhe të zjarrtë në mbrojtje të vajzës së akuzuar. Por, as oratoria, as logjika dhe as argumentet e Hiperidit të madh nuk bënë vend fare tek trupi gjykues, vendimi i të cilit dukej se qe marrë qysh më parë, i motivuar nga bindja dhe qëndrimi i rreptë i gjyqtarëve. Atëherë, oratori, kur u bind për dënimin e pashmangshëm të bukuroshes, e detyroi atë të hiqte tunikun dhe të dilte lakuriq përpara trupit gjykues. Dhe, me zjarr e protestë, u klithi:
– Zotërinj, shikojeni këtë mrekulli dhe harrojini gjithë argumentet e mia. A nuk do t’ju dhimbset ta dënoni me vdekje vetë perëndeshën Afroditë?! Kini mëshirë për bukurinë!
Gjyqtarët, të skandalizuar dhe, njëherazi, të tronditur, nuk mundnin ta hiqnin dot vështrimin nga ai bust magjik i perëndeshës së gjallë e të vërtetë. Pafajësia e së akuzuarës qe vetë forma e trupit të saj. Pra, nuk kishte kurrfarë herezie dhe blasfemie në atë bukuri.
Dhe lakuriqësia hirplote e Frinesë, e cila me një dorë mbante tunikun e hequr, ndërsa me dorën tjetër mbulonte fytyrën e skuqur prej turpit, jo vetëm mposhti qëndresën dhe ftohtësinë e gjyqtarëve, por ndezi edhe epshin te tyre. Bukuria e saj ishte argumenti më bindës dhe më i paapelueshëm dhe, për pasojë, gjyqtarët, në një mendje, anuluan dënimin dhe e lanë të lirë kurtizanen Friné.
(Në shqip: Bajram Karabolli)
Αρχή φόρμας
· Dhimitraq Vangjeli
Αρχή φόρμας
KJO POEZI ËSHTË BOTUAR
Më 1902 Në Sofje të Bullgarisë.
Krahas “Bagëti e Bujqësi”, Fjalët e Qiririt”, Zogu dhe Djali” etj, Kjo është një kryevepër e Naimit që mundohej ti zgjonte shqiptarët
Vjersha e famëshme e Naimit , qe ka sjelle zoti. Arqile V. Gjata , është një dokument i rëndësishëm , me vlerë historike.
Kjo vjershë duhet të ekspozohet në Akademine e Shkencave dhe kudo , qe studjohet historia . Kjo nuk është thjesht nje krijim artistik , por nje dokumment historik, që historianët tanë i shqiptojnë me druajtje . Natyrisht duhet të popullarizohet në emigracionin grek dhe të përkthehet greqiaht . Nuk kërkojmë ndonjë favor , por vetëm të vlerësohet e vërteta historike . Ngurohet sot , te flitet , për këtë të drejtë, kur Naimi i madh e ka thënë hapur, përpara Peranndorisë osmane dhe ballë për ballë shtetit klerikal grek.
-SHQIPËRIA!…
Bota që kur është zënë
Shqipëria gjall ka qënë
Pellazg’u thonin më parë
Më së fundi Shqipëtarë
Gjuh’që kishin Pellazgjitë
Atë flisnin Perënditë
Atë kanë Shqipëtarët
Siç e kishin dhe të parët
Greqishten ajo e polli
Llatinishtja q’atje dolli
Bijtë t’anë jan’ Elinët
Si-ndë-kur edhe Llatinët
Edhe gjithë Evropanët
Që duallë nga Romanët
Neve jemi më të parë
Në Evropë nga ç’do farë
Gjithë bota vin që moti
Në Tomorr ku ishte Zoti
Që t’i falen Perëndisë
Zotit math të Shqipërisë
Zëri, flaka s’ishte kot
Q’i nxjerr Tomorri dhe sot
Ahere kish s’di se cinë
Tani ka Abas Alinë
Shqipëtari trim me fletë
Ka rrojtur në këtë jetë
Kemi pasur mbretërira
Edhe fort shumë të mira
Kemi bërë shumë punë
Po gjithë vanë për lumë
Aleksandri ish Shqiptar
Q’u tha i madh kordhëtar
Selefkët dhe Ptolemenjtë
Edhe gjithë të mëdhenjtë
S’qenë Grekër as Bullgarë
Po ishinë Shqipëtarë
Pirua qe nga Shqipëria
Që po e lëvdon istoria
Skënderbegu Kastrioti
Q’u dëftye aq’i zoti
Ishte burr i Shqipërisë
Q’i dha dërmënë Turqisë
Ç’burra nxorri Shqipëria
Që i shkruan istoria
Bajraktar e Qyperlinjë
Shkodran e Mehmet Alinë
Xhavella e Marko Sulë
Babulinë e Mihaulë
Q’i dhanë dërmën Turqisë
Dh’i vunë nder trimërisë
Si këta e si të tjerë
Që qenë shumë të ndjerë
Po nga gjithë trimëria
Nuk fitoi gjë Shqipëria
Për këdo që ne luftuam
Gjithë ç’u bëm’ i harruan
Të gjithë na u harruan
Dhe sot të ligën na e duan
Me kaqë burra të vyer
Qysh u ndothmë të gënjyer?
E ç’e desha trimërinë
Kur s’mu ndoth për Shqipërinë
Me nder t’ënë rroj Turqija
Po aq vuan Shqipëria.
Ka vuar edhe vuan
Turqit neve nuk na duan
Neve e bëmë Greqinë
Po Grekërtë na e dinë?
S’duan fare të na shohin
Shqipërinë sot s’e njohin
Shqipëria ron si ropi
Mejtohet për të Evropi?
Mos durofsh i Madhi Zot
Të jetë në zgjedhë sot!
Burr i math që luftuar
Edhe botënë ke liruar!
Ç’të na bënjë trimëria
Sa me qënë gjallë padija?
Shqipëri! Pse s’qe e zonja
Të bënje tri katër shkronja?
Se ti punëtë i mbarove,
E të tjerëtë nderove.
Sikur të paskëshe shkruar,
Gjësendi s’të ish harruar
Do të kishimë Pllatonë,
Aristotel’ e Strabonë,
Omir, Pindar e Esqille,
Dant’ e Senek e Virgjillë
Do të ish sot Shqipëria,
Që t’i mir botën zilia.
Po të shkuarat i lerë,
E mso mënt për tjatër herë
O vëllezër Shqipëtarë,
Lereni kohën e parë!
Ejani tani të msojmë,
Paskëtaj të trashëgojmë!
Se në ndënjçim t’pamsuarë,
Kështu kemi për të vuarë.
Është turp për farën tënë,
Të mos nxjerim fare zënë
Po të rronjë e pandjerë,
E shkret’ e varfër’ e mjerë!
Pse të jesë Shqipëria,
Ta mbulonjë babëzia?
Duke m’e patur burra trima
Të humbasë si vetëtima?
Ah! Zoti mos e dhëntë!
Ejani të mbledhim mentë!
