Arqile V Gjata:Multi gjuhësia dhe multi kultura në rethanat aktuale në ballkan


Arqile V Gjata:Multi gjuhësia dhe multi kultura në rethanat aktuale në ballkan.

Arqile V Gjata

Përmbledhje-

-Gjuha letrare shqipe është krijuar e përdorur gjatë shekujve nga një popullsi që e ka shqipen gjuhë amtare.

…Qysh në lashtësi, në thellësinë e shekujve këtë jetësi e gjallëri kulturore ajo e ruajti e gjallëroj dhe në kohrat më të vështira të pushtimeve të huaja!

Kjo jetesë krijuese e kulturore u shfaq, u përhap dukshëm qysh në epokën e Rilindjes Kombëtare, nga ku u krijuan, u shkruan vepra madhore të cilat i takojnë letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Jemi pjestar të denjtë të një kombi me tradita të njëjta në shekuj dhe njëjtësi të kulturës popullore, të zakoneve, riteve, të këngëve të djepit, të trimërisë, të vajeve, që ruhen e trashëgohen brez pas brezi, që zbukurohen, zhvillohen, përhapen nëpër trojet shqipfolse nëpërmjet gjuhës amtare…

“Të gjitha të folmet letrare të shqipes, të këtyre trojeve e gjejnë veten në variantin më të përpunuar, më të lartë e më me prestigj të këtij ektnolekti, në gjuhën letrare Kombëtare .” Gjovalin Shkurtaj,SI TË SHKRUAJMË SHQIP”.Botime TOENA, Tirane,2008,f,64

Një nga ngjarjet më të mëdha të shekullit të XX-të{ në vitin 1972} ishte dhe Kongresi për Gjuhën Standarte të Shqipes ku muarën pjesë delegatë nga të gjitha trevat shqip folse!

-Të dyja këto kategori jetësore{ Gjuha dhe Kultura} të domosdoshme, janë dy shtyllat që e mbajnë, e mbrojnë Kombin dhe Shtetin nga ndikimet agressive të ideologjive të ndryshme antikombëtare:

Në çdo stad zhvillimi ato plotsojnë dhe pasurojnë njera-tjetrën.

Kjo vartësi është në funksion të jetës politike, ekonomike dhe fetare.

Multigjuhësia është më e ndjeshme, më inteligjente, më solide, e ndërtuar sipas parimeve të fonetikës, sintaksës, morfologjisë dhe dialekteve të shqipes.

Në kushtet e një globalizmi Multigjuhësija pëson ndrydhje, ngarkohet me termonologji të ndryshme tekniko-shkencore,juridike e ekonomike!

Ndërsa Multikultura pasurohet, përthithë, ndikohet, mer dhe jep prej kulturave të tjera bashkëkohore të fqinjëve, apo rymave moderne të kombeve të tjerë.

Dihet mirë se;

Në vendin tone bashkëjetojnë pakica të tjera me gjuhë dhe kulturologji të tyre, si grek në zonën e Dropullit, apo shumë pak sllav në veri, si dhe një pakicë maqedonas në perndim, matan liqenit të Prespës!

Brenda këtyre raporteve dhe ndikimeve multikulturore të huaja Kultura qytetare dhe Njeriu qytetar bëhen më funksional, më të pranueshëm dhe më të ndërgjegjëshëm për të ruajtur dhe kultivuar traditat, doket, zakonet, folklorin, vallet tradicionale dhe këngët që këndohen sipas krahinave!

Hyrje:

-Gjuha shqipe shikohet dhe vlerësohet si simbol i indititetit etnik, i cili nuk mund të lihet në harresë.

Nga pikëpamja gjenealogjike dhe kronologjike gjuha shqipe ka sistemin e saj, trajta dhe modele që janë trashëguar nga periudha e hershme indoevropiane, janë trajtuar më qartë sipas regullave të funksionimit të saj, të krijuara në mënyrë të pavarur dhe nën ndikimin e gjuhëëve ballkanike, që e kanë çuar në konstituimin e gjuhës moderne shqipe.

Në fushën e Onomastikës çdo kulturë, që ka jetuar ka lënë gjurmët e saja, nga koha pagane, orthodhokse, myslimane, katolike dhe bektashjane!

Nga Paganizmi kemi emra zogjësh, lulesh si; Shqiponjë, Dallandyshe, Lule, Flutur,Bilbil,Kanarinë,Thëllëzë etje.

Emra me prejardhje nga kultura Greke si, Dhionis, Kleopatra, Odise, Theodhora, Akil,Eleni, Nikolla, Maria, Dhimitra, Foto, Telemak.

Emra nga ndikimi i kulturës Osmane si; Ali, Novruz, Hysen, Barjam, Zeqir, Kamber, Murat, Osman, Tahir etje.

Kemi trashëguar mbiemra nga ndikimet e pushtuesve, ose nga ndikimet fetare si; Hoxha, Shehu, Dervishi, Kauri, Prifti, Papa, Hyseni,

…Të gjitha këto bashkë, që cituam më lartë,kanë bashkëjetuar dhe përsëri bashkëjetojnë mrekullisht në trojet tona shqipfolse!

1-Multikultura është mjedisi ku gërshetohen kultura të popujve e kombeve të ndryshme!

“Të gjitha të folmet letrare të shqipes, të këtyre trojeve e gjejnë veten në variantin më të përpunuar, më të lartë e më me prestigj të këtij ektnolekti, në gjuhën letrare Kombëtare.” Gjovalin Shkurtaj,SI TË SHKRUAJMË SHQIP”.Botime TOENA, Tirane,2008,f,64

Një nga ngjarjet më të mëdha të shekullit të XX-të{ në vitin 1972} ishte dhe Kongresi për Gjuhën Standarte të Shqipes ku muarën pjesë delegatë nga të gjitha trevat shqip folse!

-Këto dy kategori jetësore{ Gjuha dhe Kultura} të domosdoshme, janë dy shtyllat që e mbajnë, e mbrojnë Kombin dhe Shtetin nga ndikimet agressive të ideologjive të ndryshme antikombëtare:

Në çdo stad zhvillimi ato plotsojnë dhe pasurojnë njera-tjetrën. Kjo vartësi është në funksion të jetës politike, ekonomike dhe fetare.

Multigjuhësia është më e ndjeshme, më inteligjente, më solide, e ndërtuar sipas parimeve të fonetikës, sintaksës, morfologjisë dhe dialekteve të shqipes.

Në kushtet e një globalizmi Multigjuhësija pëson ndrydhje, ngarkohet me termonologji të ndryshme tekniko-shkencore,juridike e ekonomike!

Ndërsa Multikultura pasurohet, përthithë, ndikohet, mer dhe jep prej kulturave të tjera bashkëkohore të fqinjëve, apo rymave moderne të kombeve të tjerë.

Dihet mirë se;

Në vendin tone bashkëjetojnë dhe pakica të tjera si grek, në zonën e Dropullit, apo shumë pak sllav në veri, si dhe një pakicë maqedonas në perndim, matan liqenit të Prespës!

Brenda këtyre raporteve dhe ndikimeve multikulturore të huaja Kultura qytetare dhe Njeriu qytetar bëhen më funksional, më të pranueshëm dhe më të ndërgjegjëshëm për të ruajtur dhe kultivuar traditat, doket, zakonet, folklorin, vallet tradicionale dhe këngët që këndohen sipas krahinave!

2-Multigjuhësija dhe Multikultura kanë përqasje dhe afri në shumë drejtime:

Popujt e gadishullit të Ballkanit dhe me gjërë, pë faktin se kanë qëndruar dhe jetuar pranë si fqinjë nëpër shekuj gjatë gjithë historisë së tyre, duke levizur dhe komunikuar midis tyre, duke marrë, përciell dhe dhënë në marrëdhëniet e tyre të përditshme janë miqësuar.

Në histori, në luftën e përbashkët kundër të njëjtëve armiqë, nëpër të gjithë perandoritë, kanë marrë dhe kanë dhënë në doke dhe zakone, në gjuhë dhe në krijimtarinë gojore popullore, në përrallat, gojëdhënat, gjë e gjëzat, legjendat për urat, kështjellat, kanë imituar dhe janë frymëzuar për të mirë eposet e njeri tjetrit në mënyrë krijuese, kanë bërë martesa, lidhje familjare, bashkëpunime të gjithanshme.

Kjo dallohet shumë midis shqipes dhe greqishtes në fjalor,në strukturë, për faktin se të dy gjuhët janë të familjes indoevropiane.

Prirjet nga kontaktet me modele të tjera gjuhësore forcojnë me fjalë dhe frazeologji të reja dhe hap rrugën për modernizimin gjuhësor.

“Kultura e gjuhës është kujdesi për të zhvilluar në gjuhën letrare, ato veti, që janë të domosdoshme për funksionimin e saj të veçantë.“ Norma Letrare Kombëtare dhe Kultura e gjuhës, vëllimi i parë, Tiranë 1973,f,8

Poezia çame përbënë një pasuri në historinë dhe kulturën tonë kombëtare me larminë e këngëve e poezive, me frymë poetiko-letrare si gurrë e pashtershme dhe një objekt i vlefshëm studimi si pasuri leksikore, me të folmen çame dhe një pasuri gjuhësore e patjetersueshme ku s’kanë munguar hulumtimet dhe studimet e ndryshme etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e dialektologjisë. Sot në punimin tonë ajo përcjell jo vetëm frymën dhe aromën e kulturës dhe traditës çame por shihet e lidhur ngushtë me mënyrën e të ndërtuarit të leksikut dhe frazeologjisë që përkon me të folmen çame. Dukuria artistike e prurjes së kësaj pasurie të frazeologjisë popullore çame, ka vlerën e një produkti të veçantë, kreativ e figurativ, e parë në fusha konceptore përmes përdorimit të kësaj frazeologjie në këto poezi.

Ato vijnë të lidhura ngushtë me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve e fshatrave çame dhe zakonet e tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë e autoktonisë dhe e zhvillimit të tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri zenë vend prirjet drejtë zevendësimit të të folmes çame me standardet e shqipes së përgjithëshme përkrah gjëgjësive të tyre dialektore

Gjuha shqipe po tregon qëndrueshmëri dhe hapje ndaj ndryshimeve politike e ekonomike për bashkekzistencën dhe vijimësinë e pashkëputshme të dy dialekteve të saja, përmes vlerave të përbashkëta kulturore dhe gjuhësore, që shprehin këto dy shtylla, tashmë të mbrojtura në Gjuhën standarde!

“Studimet etimologjike në fushë të shqipes të kryera në gjysmën e shekullit të 19-të, në mënyrë të veçantë vepra prej 7-të vëlimesh e Eqerem Çabej, japin mundësi të vrehet se midis shqipes dhe greqishtes ka afri të shumta gjuhësore.” Aristotel Spiro, ALBANOHELLONICA,6-viti 2018,f,13

3-Multigjuhësia dhe multikultura janë në ecje, në kërkim të formave, modeleve me nuanca kuptimore sidomos në fonetikë dhe leksik me ngjyrime të reja bashkëkohore…

Këto struktura duhen përafruar me kujdes nga ndikimet e ideve të studiuesve me tendenca politike antishqiptare e nihiliste, por dhe duke ruajtur vlerat dhe ato morfologjike e fonetike të gjuhës shqipe!

Në këtë studim kemi parasysh sfidat me të cilat ballafaqohet shkenca e Albanologjisë me dy fusha nga më të qënsishmet, më madhore, më të domosdoshme për një Komb, siç janë; Multigjuhsia dhe Multikultura në kushtet e sotme Ballkanike!

Sipas Prof.Aristotel Spiro;

”…Ekziston një traditë që trajton në përgjithësi -të marrëdhëniet midis gjuhëve, duke marrë parasysh trajtat se…në zhvillimin e trajtave të përbashkëta, një rol të rëndësishëm luajnë marrëdhëniet midis të folmeve a dialekteve gjuhësh të ndryshme.“ Aristotel Spiro,,Revista ALBANOHELLENICA-6,viti 2018,f,59

Një formë tipike e lidhjes shpirtërore me traditën dhe artistiken me fqinjtë është e pashmangshme për një letërsi të bukur dhe kulturës shqiptare.

-Shqipja është simbol i indititetit etnik, i cili kurrsesi nuk mud të mos çmohet si simbol i këtij indititeti etnik!

“ Në shekullin e 18-të J.G.Herderi ka mbrojtur pikëpamjen sipas së cilës kultura popullore vështrohet si pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare!” Ilir Mborja, nga vëllimi me studime letrare,Të pikturosh fjalën, të pikturosh dritën, të autorit A.Gjata, Shtëpia Botuese “ADA”, viti 2017, Tiranë,f,25

Gjuha e veprave krijuese e studiuesëve, shkrimtarëve dhe poetëve kanë interes dhe vlera të veçanta për gjuhën dhe kulturologjinë. Gjuha e tyre është e pasur me neologjizma nga gurra e pashtershme, fjalë të qëmtuara dialektore, krahinore dhe fjalë të vjetra të lëna në harresë.

Çështja e përdorimit të dialektizmave dhe krahinorizmave, përdorimi stilistik i tyre kanë vlerat e veta në rrethana ligjërimore.

Po kështu, është fisnikëri,vlerë pasurimi i gjuhës me fjalë që njihen pak, ose aspak, në këtë rast nuk duhen futur fjalë që s’janë të shqipes…

4- Rënja, mos përfillja e gjuhës amtare përbënë shqetësim sa patriotik, aq dhe politikë e shoqëror nga shoqatat atdhetare në emigracion.

Sipas stadit të tanishëm që po jetojmë në emigracion {çështja e ruajtjes së shqipes prej brezit të ri.} është komplekse e natyrës dhe e formave sociolinguistike, politike e ideologjike, sidomos kultivimi i bilinguizmit aktiv, për brezat, që jetojnë dhe do vijnë në të ardhmen në emigracion!

Them me bindje se në vazhdimësi, në shtetin fqinjë shoqatat e shumta, sidomos ato për mësimin e gjuhës shqipe, të organizuar nga mësues të nivelit të lartë bëjnë punë të specializuar, me plot dëshirë dhe atdhetarizëm!

Janë me dhjetra e dhjetra shkolla të mësimdhënies në gjuhën shqipe, të vetëdijshme për të përçuar gjuhën dhe kulturën e Kombit tek fëmijtë që kanë lindur në Greqi!

Punë shëmbullore në emigracion bëjnë dhe shoqatat atdhetare dhe ato kulturore për të mbajtur dhe përhapur traditat, kulturën,folklorin, doket,

v allet, për të përçuar tek fëmijtë traditat, gjuhën, dashurinë dhe historinë e popullit tone në shekuj!

Shembull tipik dhe me vlera madhore përbënë për kulturën tonë Kombëtare Polifonia labe! Kjo kulturologji është një thesar muzikor në botë, është pjesë e vlerave në UNESKO dhe mbrohet prej saj!

Tashmë kjo muzikologji është bërë e dashur dhe për popullin grek! Kudo nëpër mjediset e emigrantëve,në takimet folklorike, në festat tradicionale, në gëzime e dasma jehonë kënga labe në të gjithë Greqinë!

5- Në trashgimin ndërtimore të vendeve të Ballkanit të krijuara përgjatë shekujve, vrejmë shumë tipare unitare në trashgimi të ndryshme ndrtimore, ku bie në sy raporti se, njësi-ndryshueshmëri nuk është i qëndrueshëm, janë në gjini të ndryshme si arkitekturë, në kohë të ndryshme historike, në varsi nga tereni(fushor, kodrinor,apo malor}!

Një veçori tjetër përbërse është;

Se familje, ose fise nguliten në një zonë, në një kodrinë, rrëzë një mali, ose luginë!

Këto vënd banime tregojnë mësëmirë karakterin e bashkësive për të ruajtur gjenalogjinë, gjuhën, traditat dhe mirëqenien e tyre!

About Post Author