Arqile V Gjata:Origjina e gjuhës shqipe sipas Vatikanit!!!


PREGATITUR NGA Arqile V Gjata

Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë për studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746.

“Arbënor i dashur, këtë gramatikën e shkrova për zotninë tënde”…

Edhe sot pas 4 shekujsh, kjo e shkruar e Andrea Bogdanit, që la amanet botimin e gramatikës shqipe, mund të transkriptohet lehtë në gjuhën e sotme shqipe. Janë qindra si këto dokumente, që plotësojnë hendekun e atyre pseve për mungesën e shkrimit shqip gjatë pesë shekujve të pushtimit osman.

Për studiuesin Mark Palnikaj është fakt, që në pesë shekuj shkollat dhe gjuha shqipe janë në një vijimësi të pandërprerë.

Ai argumenton një seri dokumentesh në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” vijimësinë e tyre gjatë pesë shekujve nën sundimin osman, deri në 1905-n- kur u mor vendimi për çeljen e shkollave tërësisht në gjuhën shqipe.

Osmanët e luftonin gjuhën dhe shkollën shqipe, por shqiptarët sakrifikuan dhe i mbajtën gjallë, duke u bërë ruajtës të identitetit tonë.

Mark Palnikaj është aq entuziast pas zbulimit të çdo dokumenti, që flet për çelje të shkollave shqipe, që nga Shkodra, në Shkup, në Mal të Zi e deri në Prevezë; nga ‘500-a në ‘600-n e nga ‘700-a, në ‘800-n e 900-n.

Por, dje, duke përshëndetur nga Vatikani, ku po kërkon arkiva të reja Mark Palnikaj tha:

“Kam gjetur plot gjëra, por këtë herë jam mërzitur… sesa pak dimë për historinë tonë”.

Ndërsa në intervistën për Shqiptaren, ai rrëfen për dokumente e shkolla të njohura e të panjohura, duke na tërhequr fort vëmendjen e duke e plotësuar mozaikun e njohurive mbi këtë temë.

-Zoti Palnikaj, ju shkoni shpesh në Arkivat e Vatikanit, e sot, që po flasim jeni aty. Përveç dokumenteve në latinisht, që lidhen me historinë tonë, Ju nuk reshtni së reklamuari zbulimet e dhjetëra dokumenteve të shkruara në gjuhën shqipe përgjatë shekujve, nga 1500-a deri në fundin e 1800-s.

Çfarë rëndësie historike kanë dokumentet e zbuluar???

About Post Author