Arqile V Gjata:Të bijtë e Shekullit të Ri!!!


Të Bijte e Shekullit te Ri!!!

Arqile. V. Gjata…

E MBANI MËND MIGJENIN!??

Na të birtë e shekullit të ri, që plakun e lamë në “shejtnin” e tij e Çuem grushtin për me luftue ndër lufta të reja dhe me fitue…

Na te birtë e shekullit të ri, filizat e një toke se rimun me lot, ku djersë e ballit u dikonte kot se dheu ynë, qe kafshate e huej dhe në marrzi duhej shumë shtrejtë t’u paguhej. Na të birtë e shekullit të ri, vllazën të lindun e të rritun në zi, kur tinglloi çast’ i ynë i mbrame edhe fatlume ditëm me thanë :

S’duem me humbë

në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo!

S’i duem humbjet prore, duem ngadhnim!

Ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi tË lirë!

S’duem, për hirë

të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit, që të vajtojmë prap këngën e trishtimit, këngën monotone, pa shpirt, të sklavnis të jem’ një thumb i ngulun nder trute e njerzis.

Na te birte e shekullit të ri, me hovin ton e të ndezun peshë, ndër lufta të reja kemi m’u ndeshe dhe për fitore kem’ me ra fli.

Kanga e Rinisë!

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate, që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…

Mos e freno këngën!

Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu…

Të rroki, të puthi kënga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kënga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit të përplaset për qielle dhe te ktheje prap te na, se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini!

Thueja kangës gëzimplotë!

Qeshu, rini! Qeshu!

Bota është e jote.

Poema e Mjerimit!!!

Kafshatë, që s’kapërdihet është, or vlla, mjerimi, kafshatë, që të mbete në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta, që të shikojnë si hije dhe shtrijne duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa te vdesin.

E mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellen kryqat e minaret e ngurta, profetent dhe shejtent në fushqeta të shumëngjyrta shkëlqejnë.

E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;

Është e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli, që e ka syt, që e shprehin, buzët, që me kot mundohen ta mshefin janë femitë e padijes e flite e perbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s’ka fat.

Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e një shprese te shkyme dhe te coptuem me të dalun besë.

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.

Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhange;

Të verdhë e pisa;

KapËrthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.

Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat, që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit të kërthini dridhet posi flaka e mekun qirini nën tavan të tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq tu’ nduke gjitë e shterruna të së zezës ame, e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.

Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s’e don, por vetëm mallkon.

Vall sa i trishtueshem është djepi i skamit ku foshnjen përkundin lott edhe të fshamit!

Mjerimi rrit femin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretent e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet; don ta msoje t’i iki grushtit q’i kërcnohet, atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapite e etheve prej unit dhe fytyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.

Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe femia ne bark te dheut mbaron. Mjerimi punon, punon ditë e natë tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri në gjujë në baltë e prap zorret nga uja i bahen palë-palë.

Shpërblim qesharak!

Për qindenje afsh në ditë vetëm: Lekë tre-katër dhe “marsh!”. Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin përmendore e një tregtis se ndytë, që është i gjikuem të bije në shtrat të vet i dytë;

dhe për at shërbim ka për të marrë do franga nder çarçafë, ndër fetyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbe, mund, që të len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz’ i shtepis u shëmb edhe ra nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan’ i njeriut, që vdiste nën tra. Kështu nën kambe të randë të zotit t’egersuem thotë prifti vdes ai, qe çon jetë të dhunuem. Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash mbushet got’ e helmit ne trashigim brezninash.

Mjerimi ka motër ngushulluese goten. Në pijetore te qelbta, pranë tryezes plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën në fyt për me harrue nandhetenand’ halle. E gota e turbull, gota satanike tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryeze qan-qeshet në formë tragjikomike.

Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s’ka gezim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese, që të bajne të cmendesh, që t’apin litarin të shkojsh fill’ e te varësh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm te drejt! Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake, të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodertinës me ndjejt dhelparak tu’ ia leshue lypsiti një grosh të holl’ në shplake.

Mjerimi është një njollë e pashlyeme në ballë të njerzimit, që kalon nëpër shekuj. Dhe ket njolle kurr nuk është e mundshme ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.

Lutje!!!

Të lutem, o perendi, për një simfoni me tinguj t’argjante e akorde t’arte.

Të lutem, o perendi, për një simfoni plot dashuni te nxehte si te vasha gjitë kur vlojnë ndijesitë.

Të lutem, o perendi për një simfoni të dëfrej në lumni t’u u përkunde n’ani teëbukur t’andrrimeve të kaltër, ku të fantazmeve buzët me tërheqin zjarrte e më digjen syt e flaktë.

Të lutem, o perendi, për një simfoni e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.

Zgjimi!!!

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të celikta të shekujve të kaluem!

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve, të tërbuem!

Të cilët n’udhe për në theqafje këtejpari i ranë dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…

O vullnete të ndrydhura!

O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta! E me brime ngadhnyese, me hove viganash, deshirash flatruese, turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhe zbritni – ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni, që Illyri e vjetër nder kremtime këndonte, ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Tash shegjetat e flakta të shprehjes suej zharitse drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit, i cili fatin tonë mbytte në mnije të vet përpise.

– Ta dije se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.

Pesha e fatit!!

Na shtypi fati e na bani krymba në kensit dykambësh, që zbuluem hy’n edhe aq më tepër e ngatërruem ny’n… shpirtent tonë skyfera deshën të bahen pëllumba.

(Rrini, mos skyfera!

Pse te baheni pellumba? Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit kane me iu merzitun — dhe mandej prej zorit do te pelcisni… Prandej: pse te baheni pellumba.)

Fat i ynë mizor — shpatë e Damokleut Si vall!

Të gjitha përpjekjet na dështuen në terr?

E jeta na bahet ma zi se sketerrë.

Të vërtetat, as rrenat, s’i ndihmuen Dheut.

Të vërtetat dhe rrenat? — Xhevahiret e cmuem…

Me ta kur të duesh e shet dhe e blen botën.

Por mos mendo se me ta do t’ia ndreqish rrotën…

Jo se i pëlqen jetecale me shkuem.

Me calue n’anë të djathtë, me calue n’anë të majte…

Si paljaco i gjore, qe kah t’ia mbaje s’di, mbasi kambën e theu në akrobaci — jet’ e tij asht helm me asnjë pikë mjalte

About Post Author