Arrati…Donike Rrethej


ARRATI….

– E bane zemrën teme krejt rrëmujë,
e shpirtit mi dhe arratinë,
t’tprita n’netët e g’jata nëpër andrra,
se ( Ëngjëjt ), nëpër andrra vijnë.

– Erdhe n’netët q’i gjumi m’kishte ikë,
e m’preke kahdalë , me prekjen e nji puthje,
zemrën ma mbushe me dashni e frigë,
e shpirtin lot e mall ma mbushe.

– E bane synin tem nji ujëvarë,
trupin ma bane skllave t’natës q’i rrin tuj pritë,
zemrës mi dhe aritminë q’i desht m’vrau,
po shpirtin ma mbushe me dritë.

– Po këtu n’kët jet pa ty ku jam kanjiher ndihem krejt n’terr,
( hajde pak ,vetëm pak n’andrrat e mija e prej territ m’nxjerr ).

– N’kujtimin tand KEVIN –
( BIRIT )