Arratisje-Ildije Xhemali


Shpesh arratin mendoj,

t’i kyç hallet, brengat

larg, tutje

fluturoj.

Po a ndahesh dot nga zemra,

a braktisen dhimbjet,

a fshihen kujtimet,

të mirat, të ligat?!

A është e lehtë:

gishtat ku ishte thembra?

S’shpëtoj,

nga ç’më fali jeta

gëzime,

a shpërthime në vaj.

Herë lirshëm, herë ngushtë,

pranova stilimin e saj.