“-Arti…” , startoi ai dhe ndali një çast…


Ylli Lalo

“-Arti…” , startoi ai dhe ndali nje cast.

E dija se mbas pauzës do të shfaqej nje parantese prej tij perpara se te vazhdonte ligjerimin, te shtjellonte apo tregonte dicka, qe si zakonisht do te kishte brenda nje mesazh, ashtu…edhe pak të sofistikuar.

Art është edhe dish të sofistikosh.

Gjithnje, ndersa niste te fliste, artikulonte fjalen e pare,

madje dhe rrokjen e pare e mandeje vertitej ne kapje dhe lenie rrugesh te parantesave qe aludonin me kontekstin,

e shpesh here pa i perfunduar ato,

apo duke i braktisur derisa gjente “rrugekalimin e kerkuar prej tij per te sjell ligjerimin.

E…, kjo mua me merziste!

Ku ta dija une se cfare ai kishte per te thene,

kur sa niste te artikulonte të paren fjale, në çast e linte ate pezull dhe bridhte neper fjale

e fjali te tjera,

qe ndonse per ate kishin kuptim,

perderisa ishin te lidhura, te referuara me paramendimin e tij, une hapja syte dhe vrisja mendjen te kapja fillin e asaj qe prisja, te asaj qe mendoja se do te thoshte ai referuar kryes së ligjëratës.

I ngjante atij piktorit, qe nis portretin nga fundi,

e ndersa une pres te shoh syte, buzet, ballin…

nuk e gjeje kerkund dhe ndjehem i torturuar prej te pakuptimtes “zhgarravine,

derisa se fundi e shoh portretin te perfunduar! Interesant!!!

“-…, Arti…eshte nje bote me vete, – vazhdoi ai. Eshte pothuaj pa limite. E duan keshtu apo s`e duan….!

Eh, tek e fundit eshte nje bote, qe natyrisht kushdo deshiron

mund ta veshtroje ate nga jashte dhe nga brenda.

Dhe gjithesesi, me e pakta,

per ta veshtruar ate nuk te pengon kush.

Eshte si kanalet televizive. Mund te shohesh ne kanalin qe perzgjedh.

Keshtu arsyetohet sot. Problemin nuk e ka kanali,

pra nuk e ka arti. Problemi eshte brenda teleshikuesit ;

nuk te pelqen, e mbyll, hap nje tjeter….”

“Mbetet larva“, lexova. Lexova edhe “thelbi njerezor“…, ne faqen 21 te romanit “Paresit e Endrrave“ te Remo Kociut.

Nuk e di se cfare ndodhi ne te qindat e sekondes,

tek sa “larva“,

“thelbi njerezor“ ne imazhin tim,

“njeriu“ kaluan para meje te tria ne nje drejtez

dhe vetem ne nje.

Ne fakt ishte gjysemdrejtez…,

dhe poshte, atje ne fund te gjysme drejtezes me lindi pyetja:

-Valle kemi qene larve?!

Ka qene njeriu fillimisht larve?!

-Po pse pyet, nderhyri dikush nga brenda meje,

kaq e rendesishme eshte?!

-Ndoshta. Ka gjera qe edhe pse mund te na duken te shpifura sot, mund te kene qene jetike per neve dje,

pavaresisht kostos rrethanore qe eshte paguar.

Por gjithesesi, duhet ta dime se vertete fillimisht

mund te kemi qene larve.

E natyrisht, nese,

ajo ende eshte brenda nesh,

fare riprodhimi.

Edhe kete mbase duhet ta dime….!

E c`nuk mund te beje larva, me ato qe ka pare dhe reaguar

qe nga shfaqja e saj

dhe deri tek Njeriu,

nderkohe qe ende mund te jete tek Njeriu!!!!” Y.L

About Post Author