Arti i bukur është art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulla”. -Imannuel Kant
ARTISTI GJENIAL
Arti dhe artisti janë “mish e thua”,
Që skalit mjeshtërisht të bukuren vepër,
Ka rrjedhën e përherëshme si një krua,
Shprehur në gurë, dru, pëlhurë, letër…
Imagjinata është nisma e krijimit,
Që vjen papandehur nga artisti,
Me mjete artistike të mbarështimit,
Me pikëpamjet e tij prej një idealisti.
Ka një forcë nga brenda, një energji,
Ka shprehje, ka vullnet, ka dëshirë,
Ka prirje, ka talent, ka aftësi…
Ka ndikim për një botë më të mirë.
Autori: Aziz I. Ahmeti