As një përmendore për këtë njeri pse ku qëndron shkaku?Feri Arifi


JA KUSHTOJ ANTARIT TË NDSH-së XHEMAIL KOSUM FERES, NGA BLLACA I CILI U DENUA NË MAQEDONI MË 20 VITE BURG : Nga regjimi sllav dhe kurë i thanë të ankohet për zvoglimin e burgut tha: Unë me vetëdije të plot jam në këtë burg dhe isha antar i NDSH-së, por deri me sot as kush nukë u interesua për të deri në vdekje.

DOKUMENTE DHE DËSHMI PËR KQ-NDSH-së

Marrje në pyetje.

Xhemail Fazli Kasim, milic, i lindur në vitin 1918 në fshatin Bllacë, rrethi i Gjorçe Petrovit, Hanrieves shqiptar, përkrahës i Jugosllavisë, feja Muhamedane, nga babai Fazli dhe nëna Mereme, i pamartuar, jeton në fshatin Bllacë.

Në vitin 1945 në muajin qershor shkuam me Rexhepin te Mexhiti në Han dhe shpesh mblidheshim te ai. Një ditë kur shkuam në Hanin të Mexhitit më pyeti: a ke besë, i thash: po. Nëse ai ka besë pse të mos kem edhe unë. Ai atëherë filloi të më tregoj se si tani ka filluar të formohet një organizatë shqiptare, e cila ka për qëllim të luftojë kundër pushtetit aktual, të organizojë komitete nëpër fshatra dhe qytete dhe duhet të hysh edhe ti të më ndihmosh në këtë organizatë që të çlirohemi. Në Shkup kemi komitet, i cili disponon me 12000 vetë vetëm në Shkup, ndërsa në rrethinë kemi mjaft të armatosur, që nga Velesi e deri në Preshevë. E gjithë shqiptaria është organizuar në atë organizatë. Atëherë, e pyeta, se kush janë ata njerëz. Atëherë më mori Rexhepi dhe më njoftoi në dyqan me Mexhitin. Atëherë Mexhit filloi të më tregojë se si e kanë një organizatë e cila do të luftojë kundër pushtetit aktual dhe se kemi shumë njerëz që janë të organizuar.

Organizata jonë i përfshin nga Velesi e deri në Preshevë deri sa të ketë shqiptarë. Atëherë i thashë se do të hy në atë organizatë. Mexhiti më tha: do të thërras edhe njëherë të bisedojmë për gjithçka se si është dhe si duhet të bëhet. Unë dola ndërsa Rexhepi mbeti në dyqanin e Mexhitit dhe unë shkova drejt në fshat. Gjatë shqyrtimit me Mexhitin, ai më tha: çdo herë që do të shkosh në Shkup të paraqitesh tek unë. Kur Rexhepi u nis pas tri ditësh nga Shkupi dhe nëpër Kuçevishtë për në fshatin Tanushë. Sapo arrin në Tanushë ma dërgon një letër nëpërmjet milicit Zenullait që t’i mbledh të gjithë milicët dhe të shkoj tek ai në fshat. Unë i mblodha rreth dhjetë milicë, të cilët i kisha në numër dhe u nisa për në Tanushë. Sapo arritëm atje e gjeta Rexhepin me milicët e vet, i cili kërkonte armë dhe në atë moment e kishin gjetur një mitraloz të cilin e mbanin.

Pastaj e pyeta Rexhepin se çka u bë puna në Shkup me atë punën. Rexhepi më tha: Do të shkojmë në Shkup këto ditë, do të lajmëroj, ndoshta do të kaloj nga fshati yt dhe bashkë do të shkojmë te Mexhiti. Unë me milicët e mi u ktheva në fshat. Pas disa ditëve Rexhepi erdhi në fshatin tim dhe më thirri të shkojmë në Shkup. Unë u bëra gati dhe shkuam. Sapo arritëm në Shkup shkuam në hanin e Mexhitit. Më herët Rexhepi më tha se do të shkojë te Brankoja në MP dhe shkoi. Pas një gjysmë ore erdhën tre ushtarë në han dhe e kërkuan Rexhepin. Unë ju thash se Rexhepi nuk është këtu dhe se ka dal në çarshi. Ushtarët më pyetën se a do të kthehet, dhe unë ju thash: do të kthehet, nuk do të vonohet.

Pas dy orësh Rexhepi u kthye dhe ushtarët e morën, thanë: të thërret komandanti i milicisë për të marrë kostum. Rexhepi më tha: eja edhe ti me mua të mos kthehem vetë. Unë u ngrita dhe shkuam së bashku. Në gjysmë të rrugës ushtarët më thanë të mos shkoj edhe unë, të kthehem dhe unë u ktheva. Dhe nuk e dij se çka u bë me tej, unë shkova drejt në fshat. Kur u ktheva prej Rexhepit shkova drejt e te Mexhiti dhe i thashë: erdhën tre ushtarë dhe e kapën Rexhepin. Mexhiti më tha: kur të shkosh në fshat mos u trego se Rexhepin e kanë kapur sepse do të frikësohen. Para se Rexhepi të kapet Mexhiti kishte çuar haber nëpërmjet një katundari, Zimria nga Tanusha, të shkoj tek ai në Shkup.

Të nesërmen menjëherë shkova në Shkup te Mexhiti, ai më tha se duam të shkojmë në f. Tanushë të takohemi me Din Hoxhën, Ajriz Kornal Kajolli dhe një nga partia e Sulës dhe të tjerë, ndërsa ti do të na dërgosh atje të mos na kape dikush, ndërsa në fshat për Kemalin do të themi se është xharrah, që të mos ju kujtohet katundarëve. E sollën një pajton ku brenda ishte Kemali dhe pastaj hipëm unë dhe Mexhiti. U nisëm nga Shkupi nëpërmjet fshatit Bllacë. Në Bllacë bujtëm te Jusufi. Kamil, i cili e dinte pse po shkojmë dhe Mexhitin e Kemalin i njihte se çfarë njerëz janë dhe të cilit i thanë se do të takohen në Tanushë me Din Hoxhën dhe do të mbajnë konferencë te Zilbehari. Të nesërmen u nisëm për Tanushë. Në Tanushë, kur arritëm drekuam te Limani, edhe atë natë fjetëm te ai, ndërsa Mexhiti e pyeti se ku mund të takohemi me Din Hoxhën dhe të tjerët. Liman Bekiri tha: Rexhepi i ka rregulluar ato punë dhe do të takoheni te Zilbehari. Në mbrëmje shkuam afër komunës te Zilbehari, ndërsa më herët Rexhepi tha se ai nuk mund të vijë dhe në vend të tij do të vijnë Esati dhe Shaipi dhe ata do t’ju dërgojnë atje.

U ulëm në një livadh dhe sa filloi të errësohet erdhën Esati dhe Shaipi dhe na çuan atje. Kur shkuam te Zilbehari nuk ishte askush përveç Zilbës, hëngrëm darkë dhe pas pak erdhi Din Hoxha, Ajriz Kornala Kajolli dhe një nga njerëzit e Sulës se bashku me te të cilëve

Fakasimil i procesverbalit të marrjes në pyetje të Xhemajl Ferës

Paraprakisht Esati dhe Shaipi u kishin thënë të presin dhe kur të vijë Esati do t’ i marrë. Rreth orës nëntë të gjithë u mblodhën në një dhomë, Din Hoxha, dhe shum te tjer qe si dij emrat Ajriz Kernala Kajolli dhe një nga partia e Sulës, Zilberi, Mexhiti dhe Kemali, Esati, Shaipi, Shabi Rafizi, nga fshati Brezë dhe unë. Din Hoxha filloi t’i pyesë Mexhitin dhe Kemalin se çka ka të re në Shkup dhe si shkon puna. Mexhiti dhe Kemali filluan të tregojnë se si edhe këtë muaj do të durojnë pak dhe sigurisht do të ndodh diçka dhe ashtu do të kthehen në shtëpitë e veta.

Në Shkup organizata jonë punonte dhe të gjithë shqiptarët janë të organizuar, të gjithë janë me neve, komunistët shumë shpejt do të bien. Pas pak Din Hoxha më tha mua, Esatit dhe Shaipit të dalim jashtë dhomës. Pas gjysmë ore prapë na thirrën dhe na thanë se na nxjerrën nga dhoma për shkak të Esatit sepse është i ri. Filluam të flasim më tej dhe na thanë se në momentit e dhënë do t’iu lajmërojmë kur do të bëhen ndryshime dhe ne të ndihmojmë në luftë. Kemali dhe Mexhiti thanë: kur do të kemi nevojë menjëherë do të ju lajmërojmë të shkoni në Shkup. Këtu u bisedua se a do te ndihmojnë fshatarët me ushqim ose të ngjashme. Prej këtu dolëm dhe u ulëm te lama. Pas pak kthehet Din Hoxha dhe të tjerët shkuan në mal dhe na fjetëm në lamë.

Të nesërmen unë, Mexhiti dhe Kemali u kthyem në Shkup. Rrugës bisedonin se si do të bëhet kjo punë. Gjithashtu e përmendi Kemali se i ka thënë Rexhepi se ka një depo me armë, i cili është mes fshatit Bllacë dhe Dimce dhe Hant të Elezit.Për këto armë më tregoi Esati nga fshati Tanushë dhe Shaipi, vëllai i Zilbeharit, gjithashtu nga fshati Tanushë. Ata erdhën tek në fshatin Bllacë ta kërkojnë Rexhepin dhe shkuan t’i kërkojnë këto armë. Unë e pyeta Rexhepin, kush i ka thënë, ai më tha se i ka thënë Sherif Ibraimi nga fshati Bllacë. Pastaj unë shkova te Sherif Ibraim që të më tregojë, por ai më tha se nuk ka folur me askënd për atë punë.

Esati, Shaipi dhe Rexhepi më kanë treguar se ka depo me armë mes fshatit Bllacë dhe Domce, por nuk më treguan ku është. Në të njëjtin ,muaj vitin e kaluar kishte kërkime nëpër ato vende se ku gjenden ato armë. Pas dy javësh përsëri shkova te Mexhiti në dyqan dhe më pyeti se çka u bë me fshatin, a u mbajt ndonjë konferencë dhe a ke biseduar me ndonjë fshatar për organizatën tonë.

I thashë se nuk kam folur për atë punë. Unë fola me Jusufin, por nuk u bashkua prandaj i tregova Mexhitit. Mexhiti më herët më patë thënë të gjej njerëz për organizatën shqiptare dhe ata njerëz t’ia paraqes atyre. Kur u ndamë me Mexhitin më tha: kur të vish në Shkup të më paraqitesh. Një ditë, nuk më kujtohet kur, i thashë Kemalit dhe Mexhitit se e kam fshehur një mitraloz të rëndë italian “Berda” në një shkëmb afër fshatit Bllacë dhe municion, ndërsa në vende tjera të posaçme, kam fshehur municion afër 500 metra nga shtëpia ime. Atëherë Kemali dhe Mexhiti më thanë që ta ruaj atë mitraloz se do të na duhet për organizatën tonë. Më tutje filluan të më pyesin të tjerët a kanë ndonjë armë, unë thash se mes fshatarëve ka të tillë që sigurisht i di rreth 16 pushka, edhe atë:

1. Kamber Jakup – 1 pushkë

2. Merxhan Aliov – 1 pushkë

3. Kamber Ramadan – 1 pushkë

4. Aljush Selim – 1 pushkë

5. Sulejman Mexhit – 1 pushkë

6. Alit Isein – 1 pushkë

7. Amdi Avdil – 1 pushkë

8. Fejza Kurtish – 1 pushkë

Ndërsa për këto nuk jam i sigurt, por besoj se kanë: sepse ishin polic të kuvendit po

Rexhep Azis – 1 pushkë

Musli Mamut – 1 pushkë

Jashar Sait – 1 pushkë

Ismija Zenil – 1 pushkë

Pajazit Ismail – 1 pushkë

Rufat Zabi – 1 pushkë

Të gjithë të lartpërmendurit janë nga fshati Bllacë dhe janë polic të pushtetit popullor.

Nënshkrimi: d.v.

(Dokumenti u përkthye nga origjinali maqedonisht në shqip).F. Arifi