‘ ..As turp, as nderë s’keni ”…!
Poemth !
Pamflet poetik !
Or ti i pa udhë, kryeministër i vendit tim
Që gajasesh përpara një populli ‘trim’..
Meri or ti, të gjithë ata që kanë mbetur,
Përvjelë si delet, me dhjamin e tretur !
Sa të marrë si ti e kan shurrosur këtë vend,
Kryeministra, ministra, deputet, këshilltar e president,
Kan ardhur brekëgrisur e kan ikur milionera ,
Qelbur si ti me para e të vjella !..
Të shitur kok e bythë te hasmi gjithmonë shkoni,
Se atje është parajsa e ‘dashurisë’ që shijoni,
E nënshtruat këtë popull, dhe prap e lat të mjerë
Ju sharlatanë të trojkës Sorrosiane, qelbur plot erë !
Ky popull e ‘pëlqen’ zgjedhën e mjerimit tuaj ,
Mbërthyer kurrizit të tijë, si në gomar e kuaj,
Me drithërimat e shpirtit nuk ju bën dot derman ..
Juve, tufë djajësh përtej lakmisë tuaj , sharlatan !
O ti i pari i pushtetit ogurzi, që shkonë kalëruar..
Mbi fatet e kurriz-dalëve që luten duk u përgjëruar,
”Shfaroseni ” këtë kombë, të mos duket më fare
Pastaj ftoni Serb e Sllav, me ju të hedhin valle !
Shiteni këtë vendë o të marrë, e mos i lini nishan,
Pas jushë vijnë ‘delet’ të hallakatura, pa çoban,
‘Uji i gamiles’ tyre ka shekuj që po vlonë shteruar ..
Si një oaz i tharë, me lotë nënash përvëluar !
Veç një grusht ” jezitësh”, kan mbetur këtu
E Ti hedh valle me Serbë e sllavë i përqafuar ,
E përzure kët popull përtej botës, hu më hu ,
Si një ‘kalorës i krishtërimit’ të ‘globalizuar ‘ !.
Ju o qyqarë të amanetit Bolshevik të vdekur ,
Që i shkoni pasë kësaj marrie të njerëzve të shitur,
Harruat nderin dhe lavdin e Shqiptarëve të tretur ..
Që e deshën kët vendë më shum se jetën dhe dritën !
Ti o kryeministër i ‘tabusë’ kalorsiake pa dinjitet,
Në dar të gijotinës sllave ke futur lakmin e tërbuar,
Ata që janë reth teje hungërijnë: ”po bëjmë shtet ” !
Duke përmjerë mbi parat, pa e ditur se u shpopulluan !
Mallkuar o njerëz që vraponi pas tyre për para ,
I harruat ‘ Templarët ‘ e rinjë pritave, që 200 vjetë
Ç’far do u lini brezave nga amanetet e mëdha ..
Që na lan të parët :
Kujdes, hafijet do ti keni pasë përjet !
As turp, as nderë s’kini !..
Do të shkruante Konica përsëri tani ,
Vaso Pasha do të bërtiste :
‘O moj e mjera Shqypni !..
Të tjerë rilindas, të gërmave Shqipe,
Frashëllinj që mëndjen i dhuruan atdheut,
Sot kanë mbetur si të vjetrat ‘ relike ‘ ,
Mbuluar me zjarrin e t’merrshëm, të këtij ” Prometeu ”..!
..,Se koha e djajve hapi siparin në kët vënd,
Nën hungërimat e ” profetit ”..për ‘liri-n’ demoniane,
Në pentagramin e kohës kompozohen të tjera këng ..
Për suitat e pushtetit,
mbytur në lojën Sorrosiane !
As turp, as nderë s’kini !..
Do të shkruante Konica përsëri tani ,
Vaso Pasha do të bërtiste :
” Në kthetrat e kujt ke rënë ..O moj e mjera Shqypni ” !..
As turp,as nderë s’kini…!Tomi Buzi
