AS VDEKJA NUK KA MË MISTER


Ladi Cipa

Kur dallga puth bregun në mbrëmje
Dhe dielli perëndon dalëngadalë
Qytetit të “Bregut” me ëndje
Vij, me zjarr e me mall!

Shpeshherë kam nevojë të të flas
Po vij drejt teje, i heshtur
Çfarë ndiej, që zemra nuk thotë
Ç’kam hequr dhe ç’pres nga ky shekull.

Gjithçka brenda meje thotë: shpreso!
Në një të ardhme…pa ngjyrë, pa mister
Kjo botë që erdhi, më bën të bërtas:
I pafat brezi im, mërgimtar i pavlerë!

Dhe kështu..,i trishtuar monoton
Q’asgjë s’po ndryshon, o vendi im!
Kjo rreze e fundit e verës që shkon
Rrudh’ dhe më shumë ballin tim.

Ca njerëzit, ca hallet, ca koha
Mungesa, ah, zemrën e ther…
A s’sheh, sa ndryshe sot bota?
As vdekja nuk ka më mister!

Se dallga puth bregun në mbrëmje
Kur dielli perëndon dalëngadalë
Kujtimet që vitet i zbehin
Filtrohen mbi rërën e bardhë. 

About Post Author