Kur ajo m’vështron me mall,
shpirti im merr hov si valë…
Për të zemra mu ka ndalë,
kur m’është pranë s’gjej dot fjalë…
Ajo ndrin si yjet e qiellit,
timen udhë çdo ditë ndriçon…
Dhe në vështirësi kur gjendem,
me të pranë cdo gjë m’kalon…
Kaq e ëmbël m’është ajo,
ndaj me ëndje e vështroj…
Si vegim më vjen në ëndërr,
bashkë me të sikur lodroj…
Thellë në shpirt m’fle ajo,
ndaj kjo zemër e do shumë…
Nëse ndodh të më mungoj,
me dëshpërim mbulohem unë…
