Asaj-Fahri Musliu


Nga facebooku i Fahri Musliu dy poezi.

Prapë dy poezi të miat për ta thyer monotinë e kritikave të “kota”

ASAJ

Sytë më janë bërë si lule pa ujë në këtë ditë, kur atë e shoh të mjerë. Goja s’ më shkon me i folur e me e përsëritur, këngën e vjetër n’ atë derë.

Asaj ia fala dashurinë e parë të pranverave të mia, nën hijen e zbehtë të perëndeshës së natës. Dhe puthjet e para të ditëve të rinisë time.

Valët e jetës vazhdojnë këngën n’amnezisë në det, mua më dhemb zemra për te. Se ëndrra dhe jeta pa gëzim kanë me i mbetur. O, por prapë më dhimbset se pa fat paska le.

Të kujtohet mbrëmja kur besën ma dhe, dhe fjalët më të bukura të dashnisë mi the. Por shpejtë më harrove, kinse kurrgja nuk qe, dhe nga fjalët tua bota çuditet me ne.

Dy herë të kam shtrënguar e di, veç se këngën dhe puthjen më s’ta due. Të uroj jetë e gëzime por nuk ki. O jeta jote me kaq paska deshtue. E A S A J …?

(Zapllugje, shkurt 1968)

KTHEHU

Ktheu në kopshtin e ëndrrave të mia, dhe falma dashurinë e parë. Ashtu si kthehen zogjtë nga largësia dhe çerdhet e tyre i kërkojnë me mall.

Ktheu në këtë ditë pranvere, kur çdo gjë pamjen e ndryshon. Falma dashurinë si lulja me erë, që zemrën në këtë ditë të mërzitshme të ma pushton.

Të lutëm pa masë që të kthehesh edhe një herë në gjiun e ëndrrave të mia dhe nga valët e jetës të dehëm në pranverë në momentin e jetës kur më ka kap mërzia.

(Zapllugje, shkurt 1968)