Asgjë si dikur-Zymer H.Haliti


Një copë akulli po shkrihet në det

e tornado e fortë bregun e godet

është kjo stuhi dallgësh djallëzore

e në shpirtin tim s’gjen strehimore.

Kot përplasesh shkëmbinjve akull

e as errësira s’do të mbështjellë…

nga vullkanet që nxjerrin si avull !

mund të shfaqet zjarri që të djeg.

Asgje si dikur s’më kujton ritmin

e vallës së luajtur nëpër këto vite

është diçka që më djeg shpirtin

e asesi t’i gjej notat e një melodie.

Akulli do të shkrihet një ditë besoj

dhe tornado s’do të ket këtë herë.!

ato stuhi do pushojnë,po shpresoj

se pas dimrit do vjen një pranverë.

Zymer H.Haliti