Asgjë s’vlen sa dashuria:Ardi Omeri


Prej 31 Marsit ne 23 Prill tek qendra tregtare Toptani mund te blini libra me 40% zbritje. Madje edhe librat e mi po ashtu

Nxitoni se nuk kam shume kopie. Miqte dhe dashamiresit i kane blere.

Jeni te mrekullueshem, Ju dua shume.

ASGJË S’VLEN SA DASHURIA

Nuk vjen asgjë, yjet duke numëruar,

pa zemër s’realizohet asnjë dëshirë.

Ndaj kurrë mos merr ndjenjë të dhuruar,

veç në qofsh bërë për mëshirë.

Një dashuri, kërkon zemër të flaktë,

Kurrë s’gjen strehë në shpirtra pa jetë.

Çdo ndjenjë kërkon zemër të artë,

por që ta kërkosh, duhet ta kesh…

Falju vetëm për kë të rreh zemra,

Është domosdoshmëri!

Në këtë botë me turlilloj emra,

Vetëm dashuria ka rëndësi.

Ardi Omeri