Sa herë dëshira kisha në jetë.
Sa herë gëzohesha kur thurja ëndrra.
Unë fluturoja, krahët përpjetë.
Gjithmonë aty më gjendej Nëna.
Sa herë në jetë ndjej vështirësi.
Kur më zien koka a më dhemb këmba.
Dhimbja më ikën si me magji.
Gjendet aty si gjithmonë Nëna.
Sa herë guxoj të bëj dicka.
Të jem dikush si ma ka ënda.
Prap si gjithmonë gjendet në krah.
Patjetër Nëna.
Dhe kur jam larg, më pushton malli.
Një zbrazëti me mbushet zëmra.
Me ndizet shpitrti e digjet balli.
Sepse aty më mungon Nëna.
C’nuk kemi bërë në këtë botë.
Gjëra të thëna e të pathëna.
Askush për ne nuk derdhi lot.
Ashtu si Nëna.
Shumë u betuan në rrugën tonë.
Po vec fjal boshe e të paqëna.
I vetmi shpirt që s’të tradhëton.
Është vetëm Nëna.
