Asja Mulgeci-Ajo asht palcë e shpirtit


Asja Mulgeci

AJO ASHT PALCË E SHPIRTIT

Aty thellë afshit t’duhams tëme
Asht dicka , frymen ma mbush me frymë
Asht palce e shpirtit ,shpirtin përtrinë

Si vese e bardhë ftoh buzësh, pritjes ngrinē
Puthjesh t’nxehta shkrinë nadjesh, si e bardha brymë para diellit shkrinë

Gijotins t’synit mbi qepallë rrin palue
N’ajri pranverash me çilë,me u njomë N’rreknimë lotesh,kthjellët, si uji n’krue

Ani se rrahjet kam mshelë krahnorit,
Tue gugat si pllumbat kafazit ngujue
N’za bylbyli e krahë shqipesh,nis dashni e mallë

E rralla ndjenjë…
Urëlidhëse mes botësh,
N’ njelmtësi lotësh, shton nurë
Si perlat vargnue rreth qafës
Fjollë dashnie, n’ndrrim motesh,
Si lulja nxjerr krye, mbi gurë!

✍ASJA MULGECI

About Post Author