Asja Mulgeci-Amanet o hanë


Një ndër poezitë që dua ma se shumtii
Ju pershendes miq!

AMANET O HANË

Mesnatës së errët,
ndër drita yjesh m’u duk se t’pashë,
Se malli për ty, krejt m’ka hutue,
Ngjitun shpirtit më asht si mishi n’asht

E kur ty s’të kam ngat,
Edhe sytë përtojnë me u çelë,
Oh ,ç’ndjenjë sfilitëse,
Trupin ta shkërmoq,,ta velë

Nga skenë e trishtë,
Sikur u drodh dhe hanë e bukur,
E si për t’më ngushllue
M’xixoj trupit, mijëra drita
gjith hijeshi,
Tuj m’kqyrë amel n’sy,thellë tyne
sikur m’lexoj mallin për ty

Oh,e bekumja e qiellit
Kam një amanet;
Ti, që shëtit globit e boten ndrinë
pa hile,
Prehju trupit paqshëm si perendi,
Banju shpirt, shpirtit t’tij

Përkëdhele ballit, si me doren tëme,
Që dhimbjen e mungesës,
ta mbaj larg ,
E dashninë ngat zëmre!

ASJA MULGECI

About Post Author