Asja Mulgeci
Janë do netë
Seç jan do netë, pa hanë, pa yje
Qiells fill i akullt, shpirtnat lidh nyje
Matanë botes dikund nji cep
Dhimbshem shtrengon trupin, shikimet tretë
Vedin mbrenda vedit, paguximit ‘vret.
Tue ndrydh pamshirë, damart ngat zemre
Dashnitë, njisoj dashurojnē
Edhe njateherë kur s’mundesh m’e prek.
Eh, seç janë do mbramje t’hirta, t’mugëta
pa mbarim.
Si udhtari trembun mer udhet pa kthim
Ombrellë errët krye teje rrinë!
Jane do netë, si vet ngjyra e saj
Si i pafundmii det
T’përpijnë zgurit t’vet
Kapërthurun mbetesh, si peshku n’rrjetë.
Lotët pluskojnë ujnash tyne
As mundesh me qesh, as me kja
As vaji vaj ,nuk ka ma!
E murosun trupit tand
Pëshperit buzë-etun,pa bza
Oh e mjera,sa kohe m’ke ik syshë
Sytë harruen gazmendun me u çelë
Sa koh u ban s’të kam pa
Sa?!
