Asnjë helm nuk më zë, jam prej ajri-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Mbrëmë në ëndërr kam kaluar, egërsisht,

përmbi kufomat me gjarpërinjtë e ngordhur,

në një tokë të tharë nga uji, krejt e kafenjtë

një hënë e prerë e shtrirë në një fushë betejë.

2.

Nuk më lenë rehat mitet , nga çdo gurë,

gjarpërinjtë dhe ugar i çarë i pjellë me dhimbje,

helmi, në shpirt i pa tretur nga shiu mbi gjethe,

por mua asnjë helm nuk më zë, jam prej ajri.

3.

-O toka ime. sa shumë i rrit zvarranikët!

Statuja të gryera , plehërishte harruar nga vjeshta,

ç’është për ta legjenda me gjarpërinjtë në shishe ,

këmbët e mia, që shkelin përmbi varreza.

4.

Mbrëmë në ëndërr kam kaluar egërsisht,

në fushnajë, nën këmbët e mia kërcisnin eshtrat,

aso kohe zhuritur për ujë, toka rriste gjarpërinjtë,

magjia e ëndrrave të prishura në toka të kafenjta.