Asnjëherë-Fatbardha Budini


Asnjëherë.

Asnjëherë nuk duhet të lejojmë, që dita të na kaloj pa një buzëqeshje,

pa qënë të lumtur dhe pa shtuar ëndrrat e kësaj jetë.

Asnjëherë nuk duhet të mposhtemi prej hidhërimit,

dhe të qëndrojmë të heshtur, prej trishtimit.

Asnjëherë nuk duhet të lejojmë, të na e heqin të drejtën,për tu shprehur,

Duhet të flasim,kur kemi të drejtë dhe jo të qëndrojmë në heshtur.

Jeta e njerëzve është si uji në një shkretëtirë,

të ndalon,të dëmton dhe të mëson,që jetë e fortë dhe më të mirë.

Asnjëherë nuk duhet të biem në grackën e punëve të liga,

Shumë njerëz gjërat i kalojnë,në heshtje nga frika.

Asnjëherë nuk duhet të lejojmë, që paniku të na kaploj,

jetën tonë frika mund të na e shkatërroj.

Drita e sotme jemi ne poetët mendjendritur dhe penëartë,

mos lejoni, që jeta t’ju kaloj pa krijuar një varg.

Le ta jetojmë këtë jetë krenarë dhe pa frikë,

të flasim,të punojmë drejtë dhe me mirësi në shpirt.