Asnjëherë s’kam qënë shqiponjë…Leonard Pipa


Asnjëherë s’kam qënë shqiponjë,
Asnjë pëndë nuk kam në krahë,
Tek foleja në buronjë,
Vezë për të rilindur s’ka !

S’ka as krahë mënjarashi,
Pyeta skifterin nevrik,
Me një pëndë mbetur larashi,
Veç në sqep një qukapik.

Pakur, plakur shpezëria,
Për zbaticë dridhet femra,
Nëpër ëndrra të këqija,
Pi shtatë detet nëpër zemra.

Zemër thyer një të dielë,
E ndava të bëhem gjel,
E gjeta vezën me vulë,
Po kam frikë se… më del pulë!