Asnjëherë…
Të më harrosh ,nuk mundesh kurrë,
se kurrë nuk fshihet tatuazhi,
e fshin ndoshta, koha mbi gurë,
dhe ndoshta ,mbi një rërë plazhi.
Tek zemra jote asnjëherë,
se kurrë ndonjëherë, një përqafim ,
nuk t’a kam dhënë ashtu si erë,
por të kam puthur me tërbim.
Dhe një tërbim, është marrëzi,
ku ligjin e bëjnë, buzët ,goja,
ku shpirti mbushet poezi,
dhe sytë që flasin, s’ bëjnë gjoja…
Kur ti më puthje ,puthje fort,
si unë s’ke puthur kurrë të tjera,
– the kam diçka , që s’të lë dot,
je lulja e parë që çel pranvera. ..
Të më harrosh nuk munde kurrë…
valon si uji në ibrik.
se malli është temperaturë,
veç puthja ime mund t’a fik…
Të më harrosh s’do mundesh kurrë…
