Astrit Tota:Një Studim pёr jetёn e kulturuar tё Emigrantёve Shqiptarё nё Amerikё


Nje Studim pёr jetёn e kulturuar tё Emigrantёve Shqiptarё nё Amerikё.

Shqiptarёt kanё lёvizur nga trojet e tyre nё tё gjitha kohrat, nёpёr Ballkan, nё shtete tё kontinentit Evropian, si dhe nё disa shtete pranё Evropёs juglindore, nё Azi dhe Afrikё. Mbas mesit tё shekullit tё19-tё, disa u larguan nё grupe mё tej, gjer nё Australinё e largёt, dhe grupe tё tjerё guxuan e preferuan udhёtimin e mundimshёm e tё gjatё, duke lundruar nga Deti Adriatik e Jon nё Detin Mesdhe e pёrmes Oqeanit Antllantik, nё kontinentin e ri Amerikan. Kёta emigrantё u vendosёn kryesisht nё shtetet e ashtuquajtura New England; nё Massachusettes, Main, New Hampshire, Connecticut, New York e mё pas nё Pensilvenia, Micigan, Ilinois etj. Gjatё kёtij shekulli e sidomos nё dekadat e fundit, shifrat e emigrantёve Shqiptarё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs janё shtuar shumё. Ata kanё ikur dhe ikin nga vёndlindja vetёm pёr tё jetuar tё lirё dhe pёr tu bёrё pak mё tё kambur, me dёshirё pёr tё patur dicka nё xhep edhe pёr shkollimin e fёmijёve dhe tё rinjёve tё tyre qё nё pёrgjithёsi janё tё etur pёr tё pёrvetsuar dije. Sё bashku qёndrojnё me mall e ngazёllim pёr tu kthyer pёrsёri pranё tё afёrmёve tё zemrёs, qё i lanё nё trojet mbarёShqiptare. Kjo ndarje ka qenё dhe mbetet e dhimbshme pёr tё dy palёt, dhe kurdoherё ёshtё shoqёruar me njё si ngerç tё thellё e tё dhimbshёm shpirtёror.Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs kanё njё ekonomi dhe industri tё zhvilluar me standarte tё larta jetese e kulture pёr tё gjithё shtetasit. Emigrantёt tonё janё pёpjekur e lodhur me orё tё tёra duke punuar e pёrvehtёsuar zanate tё reja. Para njё shekulli, grupe emigrantёsh Shqiptarё qё jetonin pёrreth Bostonit, u mblodhёn nё fillim nёpёr klube e shoqata me ideale patriotike dhe me plot optimizёm e disi tё emancipuar, gradualisht apo sic thuhet njё fjalё e urtё nё vendin tonё,“duke parё e duke bёrё”, formuan Lidhje mbas Lidhjesh dhe sё toku formuan Federatёn Panshqiptare tё Amerikёs “Vatra” (28-Prill-1912), e cila jo vetёm i afroi por me donacionet e saja qё mblodhi, kreu nёpёr Botё, punёra tё dobishme e me vlera tё mёdha Atdhetarie. Vatra mbetet mё e madhja Koloni Shqiptare jashtё trojeve tё veta. Ky bashkёveprim u arrit nga njё udhёheqje e fuqishme patriotike, e kulturuar dhe largpamёse, me nё krye Fan S. Nolin, Sotir Pecin, Faik Konicёn etj. Emigrantёt tonё mbartёn me vehte zakonet, rritet dhe doket e ka herёshme tё jetёs sonё. Ato pak bagazhe qё sollёn u hapёn dhe vazhdojnё tё hapen nё ditё festash e gёzimesh, prej tё cilave ndritin stolitё me vlerё dhe kostumet tona popullore nё plot larmi ngjyrash e linjash. Shpesh herё ata shpalosin me dashuri Flamurin e Kuq me Shqiponjёn dy krenare, prekin nё perkёdheli ndonjё relike, fotografi, gazetё, revistё apo libёr me botim kohor tё vjetёr nё gjuhёn Shqipe, punim artistik me distinacion zbukurimi apo shёrbimi utilitar e ndoshta gjithcka me vlera tё pa çmuara. Brёnda njё kohe tё shkurtёr rreth “Vatrёs”, patёn jehonё dhe u bёnё masive festat tona tradicionale e ato Amerikane si dhe gёzimet familjare e ceremonitё fetare. Piknikёt pranverorё vazhdojnё tё bёhen edhe sot me udhёtime komode e tё organizuara nё periferira tё qyteteve tё mёdha Amerikane, nё lёndinat e gjelbёruara, larg zhurmave e tymrave tё fabrikave e makinave, me tё ngrёna e tё pira nga njё guzhinё e pasur me ushqime tradicionale, rreth bisedash e gёzimesh tё ngrohta bashkёatdhetarёsh. Marja e kёngёs ёshtё shoqёruar edhe kёtu nga solistёt dhe instrumentistёt tonё popullorё. Ky aktivitet zgjerohet e gjallёrohet mё shumё tek hidhen vallet me pjesmarje masive tё krahinave tona dhe nga tё rinjtё qё luajnё lojёra dhe zhvillojnё gara e ndeshje sportive. Mirёqenia e jetёs sё kёtueshme, i çoi tё gjithё tё vishen me rroba moderne e tё larmishme qytetare Amerikane dhe njё pjesё e konsiderueshme, vishet edhe sot me kostumet tona Kombёtare. Ndёrsa nё sallat e restoranteve me plot shkёlqim hapen pёrrreth tavolinat, ku sejcila zbukurohet me njё vazo lulesh tё freskёta. Vendosen pije dhe pjatanca tё ndryshme e tё bollshme me ushqime, ёmbёlsira e fruta tё freskёta. Nё sallё evidentohen edhe vёndet pёr oratorёt e tubimeve, pёr solistёt, orkestrantёt, e nё mes lihet hapsirё pёr vallёzuesit. Ballina e sallёs dekorohet apo sikur vetkrenohet me dy flamurёt e Shteteve tё Bashkuara Amerikane dhe ai Shqiptar. Nё mes tyre ndriçohen portreti i udhёheqёsit George Washinton apo tё Presidentёve aktualё; i Shteteve tё Baskuara tё Amerikёs, i Shqipёrisё dhe Kosovёs; Portreti i heroit tonё legjendar Gjergj Kastrioti – Skёnderbeu -, portreti i Shenjtores Nanё Tereza, Ismail Qemali, Dedё Gjon Luli, Shote e Azem Galica, Adem Jashari, e tё tjera portrete tё rёndёsishme tё vendosura sё bashku apo veçmas sipas ceremonive festive, stenda me fotoportrete tё Rilindasve tonё, si dhe pamje nga aktivitetet lokale. Sallat gjallёrohet me njerёzit e gёzuar tek pёrshёndeten e mirshikohen buzagaz me njeritjetrin. Hapja e çdo aktiviteti fillon me ngritjen nё kёmbё tё pjesmarёsve, nё ceremonialin e ndigjimit tё Himneve Kombёtare tё dy Shteteve tona. Fjalimet e oratorёve ndёrpriten herё pas here nga duartrokitjet e sallёs, ndёrsa solistёt me pasionin dhe mjeshtёrinё e zёrit melodioz e tё vecantё qё kanё, ja marin kёngёve me pjesё nga muzika jonё e lehtё dhe popullore. Aktorёt e ftuar recitojnё poezi, bёjnё humor e lёshojnё batuta me thumba. Ngrihen dollira e tё gjithё kёndojnё herё pas here tё gёzuar si nё korr. Qёndra e sallёs mbushet shpesh plot e pёrplot me vallxuesit. Mes pjesёmarёsve tё ndryshёm nё moshё, veçohen kur kёrcejnё udhёheqёsit e valleve dhe tё rinjtё plot shёndet, tё skuqur e tё djersitur por qё fluturojnё me plot zhdёrvjelltёsi sё bashku me shamitё qё mbajnё e tundin nёpёr duar, buzagaz e pёr shtatёpalё qejfe. Vetёkrijohet kёshtu njё atmosferё e gёzueshme, festive dhe optimiste, me bukuri rinore, madhёshtore dhe mёse origjinale, si çfaqje e vёrtetё, me skenografi nёpёr eksteriere apo interiere tepёr tё admirueshme, skenografi e cila ta kujton disi Shqipёrinё e largёt e shumё tё dashur! Sot, gёzimet e kёsaj natyre janё mё tё shpeshta dhe tё ndёrthurura me jetёn djaloshare, me kulturёn tonё tradicionale dhe me rritmet e muzikёs sё sotme moderne Amerikane, nё skena e ambjente tё komoduara e tё ndriçuara enkas, nё tubime masive e popullore, tё lakmueshme pёr origjinalitetin e tyre.Shqiptarёt e Amerikёs e kanё njohur shumё shpejt jetёn dhe veprёn e Nobelistes Agnez Gonxhe Bojaxhiu apo siç e quajnё dhe e çmojnё sot me krenari tё gjithё njerёzit e botёs: “Shёnjtorja e re Nanё Tereza”. Ajo ёshtё njё nga mё tё vlerёsuarat e pakta nё numёr nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs me titullin “Qytetare Nderi”. Gonxhja e jonё, u largua nё moshё tё re nga atdheu duke u ndarё me nёnёn, vёllanё, motrёn e tё afёrmit e saj, me njё ideal e vendim tё bukur njerёzor. Nanё Tereza e veshi trupin e saj me napёn dhe roben e pastёrt si bora, tё dekoruar me kordonet nё ngjyrё tё kaltёrt; mbathi sandalet me ripa e gome poshtё duke pёrshkruar kryq e tёrthor rrugёt e Botёs edhe kёtu nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, pёr tё gjetur e pёr tu gjёndur pranё skamorёve dhe t’sёmurёve tё braktisur. Nanё Tereza sё bashku me motrat e saja punuan pa u lodhur ditё e natё pёr kёta njerёz tё uritur, tё sёmurё, tё braktisur apo tё haruar, duke i vlerёsuar njёsoj, si vёllezёrit e sajё Shqiptarё, ashtu edhe tё gjithё njerzit e botёs. Ajo punoi gjithё jetёn me njё pёrkushtim tё madh pёr bashkimin e shumё shpirtrave tё rruzullit tokёsor, me simbolin e Krishtit tё kryqёzuar, tё kapur mbi petkun pranё zemrёs sё saj, duke u pёrulur e lutur me dhimbje kudo e çdo çast te Zoti i madh, qё tё gjithё njerёzit tё jenё pranё njёritjetrit e kurdoherё ngadhnjimtarё. Sikurse tё gjithё Shqiptarёt edhe Shqiptarёt e ardhur nё Amerikё, e kanё vlerёsuar dhe e kujtojnё kurdoherё shёmbullin e rallё e tё bukur patriotik tё Rilindasve tonё. Veprat e kёtyre Atdhetarёve tё mёdhenj ishin tё frymёzuara nga besa besёn pёr tё rilindur truallin e lashtё Ilir. Ata u pёrpoqёn, luftuan, mbrojtёn, forcuan dhe domosdo e rilindёn me fanatizёm, me zjarrin e zemrёs sё tyre tё pёrvёluar, Atdheun tonё tё mrekullueshёm e tё shtrejtё, Shqipёrinё. Rilindasit punuan me zgjuarёsi nё trimёrira tё pa shoqe, pa u lodhur edhe nё arenёn ndёrkombёtare, pёr njohjen e rimёkёmbjen e jetёs dhe Kombit tonё, duke u lidhur e bashkёpunuar edhe me vёllezёrit e tyre nё Amerikё e kudo nёpёr botё. Nga tribuna e “Vatrёs”, gjёmonin si kushtrim fjalёt e Fan S. Nolit; “Rron or rron e nuk vdes Shqiptari”. Nё trojet tona para njёqind viteve sikurse edhe para pak vitesh, kur bijtё e Shqipes fluturuan nga Amerika pёr tё çliruar Kosovёn e martirizuar sё bashku me vёllezёrit e atyshёm, ndigjohesh pёrsёri thirja e largёt e pёrtej ujrave tё oqeanit Atllantik; “Mbahu, nёno, mos kij frikё, se ke djemtё n’Amerikё”. Shqiptarёt kanё luftuar si luanё, pa kursyer as jetёn pёr mbrojtjen e trojeve tё veta nga lakmitё e Sllavёve tё Serbisё nё verilindje, tё Grekёrve nё juglindje dhe tё Italianёve t’pёrtej detit Adriatik. Pushtimet barbare shekullore Otomane Turke sё bashku me sulmet, vrasjet, djegiet dhe grabitjet e kёtyre armiqve, kanё varfёruar thellё jetёn e Shqiptareve, ku padrejtёsisht e nё heshtje shkuleshin, rrёmbeheshin, largoheshin, apo humbisnin nga toka mёmё edhe ato pak objekte arkeologjike tё mbetura aty kёtu, (tё paktёn si dёshmi fizike), pёr tё na haruar nё histori, apo pёr tё na ndarё nga jeta e kultura jonё e vjetёr dhe e lulёzuar Ilire, nё qёndёr tё Evropёs.Nё Boston, ku ngrohte shpirtrat Shqiptare “Vatra”, jeta e emigrantёve ёshtё pasqyruar me shumё artikuj nё shtypin e asaj kohe, tё shoqёruara ndonjёherё edhe me foto e harta tё trojeve tona etnike, apo me ilustrime tё ndryshme, ku vlen tё pёrmёndet njё grafikё artistike pёr Bashkimin tonё Kombёtar: Shqiponja dhe portreti i Skёnderbeut nё mes e dy luftёtarё anash, Gegё e Toskё tё veshur me Kostumet popullore tё krahinave pёrkatёse dhe sipёr nё hark ylberi shkruhej; “Gegёri e Toskёri, bashkuar si nё kohёn e lavdishme, me Prijёs Skёnderbeun”. Sikurse tё gjithё bashkёkombёsit Shqiptarё edhe emigrantёt gjithёShqiptarё nё Kontinentin Amerikan u falen Zotit kudoherё nё tempuj e tyre fetarё dhe nё gjuhёn Shqipe. Tё Krishterёt Orthodoskё me qendёr nё Boston, u udhёhoqёn nga Imzot Fan S. Noli dhe sot nga At Arthur Liolini. Besimtarёt Katolikё nё New York e Micigan u udhёhoqёn nga i pёrndershmi Andrea Nargaj, Imzot Rrok Mirdita, Dom Jozef Mirdita, Dom Pjetёr Popaj, Dom Anton Kçira, dhe tashti nё vitet e fundit Dom. Nikolin Pёrgjini etj. Edhe Muhamedanёt e Bektashjanёt u udhёhoqёn nga Baba Rexhepi, Iman Salih Myftia, Vehbi Ismaili, Iman Isa Hoxha, Iman Iljaz Fetahu etj.Kohёn tepёr tё tensionuar mbarё Shqiptare, e pёrkrahёn pa rezerva shumё burra shtetesh nёpёr botё edhe drejtuesit e shquar tё Qeverisё Amerikane, duke e pasqyruar herё pas here nё shtypin e tyre tё bollshёm e tё rёndёsishёm. Shqiptarёt nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, vazhdojnё tё regullojnё ekonominё e tyre me vend banime nё ndёrtesa lluksoze, tё kompletuara me orendira e paisje tё reja e komode; mbajnё vepra arti, figurina e skulptura, piktura tё porositura me pamje edhe nga trojet Shqiptare, portretin e Skёnderbeut, punime me ide e figura fetare, portretin e Shenjtores Nanё Tereza, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Dedё Gjon Lulin, Isa Buletinin, Vёllezёrit Frashёri, Vёllezёrit Bajo e Cerciz Topulli, portretin e Heroit Adem Jashari, tё Presidentёve e tё tjera figura. Shqiponjёn e qёndisur nё Flamurin e kuq e foto artistike. Shumё prej tyre kanё gjithashtu relike tё sjellura nga krahinat e veta. Njё pjesё ruajnё libra, koleksione revistash e gazetash tё botuara para shumё vitesh, letrakёmbime tё vjetra e sende me vlera Kombёtare. Ndoshta dikush do tё hapё e pasurojё nё tё arthmen njё bibliotekё, galeri apo muze, qё do ta kishin zili edhe simotrat e trojeve Shqiptare! Pale kur ti bashkangjiten arkivat e bibliotekat e Vatrёs, tё dijetarёve Fan S. Noli e Faik Konica me shokё, tё Nobelistёve Nanё Tereza e Ferid Murat, tё shkenctarit e artistit fotograf me famё botёrore Gjon Mili, kineastit Sten Dragoti, tё studiuesve dhe autorёve tё disa librave me vlera tё vecanta, Prof. Petёr Prifti e Xhevat Kallajxhiu, Prof. Nikolla Cako, Prof. Isuf Luzaj, Prof. Rexhep Krasniqi, studiuesit e arkivistit tё apasionuar Idriz Lamaj, koleksionistet Bekim Lajci e Sait Kryeziu, Nexhat Peshkopia, Hasan Dosti, Qerim Panariti, Gaqo Goga, Halim Begeja, Shaqir Gjoka; Dr. Nuci Kotta, Tonin Mirakaj dhe nga shumё Patriotё tё tjerё, tё Bisnesmenёve Bujarё e Atdhetarё tё kahershёm e gjer te mё i riu Richard Lukaj; vёllezёrit Bitici, studio “Iliria”, tё shoqatave, institucioneve e individёve tё shumtё. Gjithçka do tё jetё e vlefshme dhe nё pёrkushtim tё rritjes shpirtёrore, krenarisё e identitetit tё gjithё popullit e Kombit Shqiptar.Pёr emigracionin tonё sukses i pa diskutushёm ka qenё dhe ёshtё vrojtimi e kёndvёshtrimi gjithmonё e mё i ri, nё pёrvetsimin e pёrvojёs dhe pёrparimin tё jetёs, dijes shkencore e kulturёs sё re moderne Amerikane. Garanci janё rezultatet e larta tё brezit tё ri, tё mijёrave nxёnёsve e studentёve tonё tё cilёt rriten mirё fizikisht, studjojnё, edukohen dhe marin vlerёsime tё admirueshme nёpёr Shkollat e Kolegjet e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs. Eshtё rritja e numёrit tё specialistёve tonё nёpёr fusha tё ndryshme qё punuan e punojnё me suksese nё institucionet e larta Shkencore tё kёtij vёndi tё bekuar; Sikurse i lauruari me cmimin Nobel Dr. Ferid Murad, Astronauti me origjinё nga Korça Kol. Lejtnant William G. Gregoryn; bisnesmenё tё shumtё e tё suksesshёm si Bardhyl Quku nёn/kryetar pёr investime nё Kompaninё “Dean Witter Discover”; pronari i disa restoranteve tё mёdha Anthony Athanas, pronarёt e shumtё tё ndёrtesave dhe restoranteve tё mёdha, specialistё e Mjekё me pёrvojё si; Dr. Faton Gashi, Dr. Agim Leka (Laureat nga Kongresi Amerikan ne fushёn e Mjeksisё), Dr. Vasil Popa, Dr. Anna Kohen, Dr. Prof. Skёnder Kodra Ph. D., Dr. Sami Qazimi etj. deri tek mё tё rinjtё e talentuar e me perspektivё: Dr. Rozafa (Luca) Pali, Dr. Lindita Coku, Dr. Rifat Latifi, Dr. Daut Gjoni, Dr. Lela Tukiçi, Dr. Kujtim Balidema, Dr. Leka Pali, Dr. Adrian Tapija, Dr. Zife Krosi, Dr. Ndoci Dedi, Dr. Ali Islami, Dr. Dila Vuksanaj, Dr. George Ujkaj, Dr. Ramadan Gashi, Dr. Sedat Shabani etj. Tё suksesshmit nё Program Shkencё Kompjuter- Loreta Stamo, Astrit Mehmeti, Viktor Pali, Ermal Turkeshi etj. Shpresa Pёrlleshi me pronёsinё e sigurtё nё dy klube tё gjimnastikёs pёr rёnien e peshёs dheforcimin e shёndetit tek femrat, sukseset nё ndeshje nga boksjeri Elviri Muriqi drejt titullit “Kampion Bote”, sukseset e Bankierit Turhan Tirana, tё Juristёve me pёrvojё Robert dhe i biri James Christo, Steve Dune, Martin Vulaj, Rudolf Vulpe, Gani Toptani, vёllezёrit Jusuf e Alush Kola, Sabri Gjoni, Julia Blacke, Hamdi Dega e Luz Thaçi etj. Janё sukseset e tё rinjёve Shqiptarё nёpёr aktivitete tё shumta kulturore e artistike, nё tubimet patriotike, nё kokurset dhe nё botimet e librave, hapje tё ekspozitave, koncertet, festivalet, çfaqjet teatrale e muzikore etj. Do tё jetё kontributi i ri dhe i frutshёm i Shqiptarёve tё Amerikёs te “Lidhja Shqiptare nё Botё”, me President tё sotёm Simon Kuzhnini. Garanci jemi ne, tё gjithё Shqiptarёt qё çdo ditё po qartёsohemi nё tё mirat e jetёs, duke lehtёsuar lёngimet e thella tё mara nёpёr shekuj si dhe nga shtypja e tiranisё komuniste nё gjysmёm shekullin e kaluar. Jemi Shqiptarё tё njё gjaku, prandaj tё jemi sё bashku dhe sё bashku tё kontribuojmё nё ecurinё e pёrgjthёshme tё Shqiptarёve nё trojet tona Kombёtare, si dhe nё evidentimin pёr ç’bllokimin e veprimeve tё dёmshme tё pushtetarёve dhe politikanёve tё sotёm qё vetёfrenojnё ardhjen e demokracisё sё vёrtetё. Nё tokёn Shqiptare duhet tё jenё pronarё, Autoktonёt, vetёm ata pronarё Shqiptarё qё kanё pronat apo truallet e trashёguara nga tё parёt e tyre, tё cilat u tjetёrsuan pёr 50 vite dhe fatkeqsisht pushtetarёt e sotёm po ngatrojnё Autoktonёt, e domosdo po vonojnё kthimin real tё pronave tё shenjta. Amerika ёshtё mburoja mё e fortё e lirive dhe tё drejtave pёr tё gjithё popujt e botёs, ndёrsa pёr ne, kam mendimin dhe bindjen e plotё se duhet tё veprojmё shpejt, pa hezitim nё ndjekjen e shёmbullit tё jetёs dhe pёrvojёs sё ligjeve Amerikane pёr ta kthyer nё lulёzim tё sigurtё edhe jetёn e tё gjithё Shqiptarёve nё trojet e veta mbarё Kombёtare.Emigrantёt Shqiptarё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, janё mirёnjohtёs popullit dhe shtetit Amerikan tё cilёt kanё pёrkrahur dhe vlerёsuar nё vite ecurinё e jetёs Shqiptare, krijimtarinё me vlera tё mёdha letrare e artistike, tё Fan S. Noli e Faik Konica. Interpretimet e bujёshme tё roleve kryesore nga aktori Shqiptar me famё botёrore Aleksandёr Moisiu nёpёrmjet çfaqjeve tё Teatrit Gjerman nё disa qytete tё mёdha Amerikane, shpikjen e bujshme tё blicit dhe artin e ri tё fotografuarit nga artisti e mjeshtri i shquar Gjon Mili sё bashku me fotografin e kineastin Dhimitёr Mborja, interpretimet nё rolet e shumta operistike tё baritonit Nick Kreshpani, koncertet e sopranos Inva Mula nё “Metropolitan Opera” nё qytetin e New Yorkut, interpretimet e admirueshme tё vёllezёrve artistё nё filmat e Hollivudit nga John e James Belushi, duartrokitjet e muzikantёve tё qytetit tё New Yorkut nё sallёn e koncerteve nё Carnegie Hall pёr sopranon Lindita Lole (Mezini) dhe Pianistin e ri Fatrin Krajka, aktivitetin e gjёrё e tё mirёpritur tё kineastit Sten Dragoti, piktorit tё reklamacionit Arthur Lika, tё arkitektёve Kemal Butka, Skёnder Xhilaga etj. Ky art po vazhdon dhe ndiqet nё masivitet tё pa imagjinuar, me pjesmarjen e suksesshme ne ekspozitat botёrore nё Manhatten me skulptura nё materialin e ri “Akrilik” nga skulptori Kujtim Qama, nё ekspozitat vetjake me skulptura nga Kreshnik Xhiku dhe me pikturat e Zoiss Shuttie, Gjergj Pali, Bashkim Ahmeti. Kadri Ramushi, Sotir Capo, Mariana Eski, Dhimitraq Trebicka, Ramiz Llapatinca, Fatmir Thaçi, Emil Bakalli, Ylli Haruni, Aljosha Bixha, Gjon Gojçaj, Pandi Mele, Leka Doko, Astrit Vatoci, Andi Kavaja, Meli e Luan Zenki, Ali Oseku, Rudi Erebara, Ervin Blloshmi, Vlash Dobroniku, Engjell Telegrafi, Nexhat Imeri, Fejzo Lala, etj. Ekspozita me tabllora vaji tё mirёpritura nga artdashёsit e pikturёs nё disa kryeqytete tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs nga piktori i kёrkuar nёpёr botё Alush Shima. Fotografitё me nivele tё larta artistike tё mjeshtrit tё madh Fadil Berisha, koncerte dhe interpretime tё pianistes sё afirmuar Hermira Gjoni, tё violinistit Arenc Leka, koncertet e pedagoges Pranvera Ahmeti nё Violinё, Violё e Piano sё bashku me mbi dyzet nxanёsit e saj, sukseset e pianistes sё Operas dhe Baletit tё Tiranёs Nermin (Daja) Zhabjaku, tё violinistes Ami Krajka sё bashku me nxёnёsit e saj, tё violincelistit Muharem Denizi, tё mёsueses sё pianos Nermin Asllani (Martiri) nё shkollat e muzikёs nё New York, tё violinistёve Entela Barçi, Gert Kumi etj. Tё instrumentistёve Maksim Vathi nё flaut, klarinetё e saksofon, Sokol Asllani nё klarinetё e saksofon, Zini Borova e Tom Lleshaj, Artan Kushi e Sevim Umer me instrumentet pёrkatёse kitarё bass, mandolinё, lahutё, çifteli, daulle, dajre etj. Sukseset e mjeshtri Edmond Xhani nё kitarё, fizarmonikё, çifteli etj. Krijimtaria e gjёrё muzikore dhe interpretimet virtuoze nё fizarmonikё nga Agim Krajka dhe mё i riu nё moshё Raif Hyseni. Interpretimet e bukura nga zёrat e kёngёtarёve Xhonni Athanas, Fitore Mamaqi, Kujtim Nela,Paulin Treshi, Drita Makashi, Kreshnik Zhabjaku, Raimonda Dabulla, Selvie Mehmeti, Eli Fara e Aurela Gaçe, Gёzim Nika, Ermira Baballiu, Parashqevi Simaku, Elton Deda, Sidola (Vata) Preçi, Aida Ndoci, Sabahete Berjaholli, Demir Zena, Aben Krasniqi, Gёzim Cela, e pa haruara Anita Bitri, Kino Gara e Vjollca Lula, Lush Kaçaj, Ludvig Chotaj, Haxhi Maqellara, Rexhep Azari, Shqipe Kastrati, Agim Gerbeshi, Emine Hasimi, Suzana Kida, Adriana Mrijaj, Lisa Shala e shumё tё tjerё. Eshtё vlerёsimi i mirё pёr interpretimin e kёngёs popullore gjatё viteve tё para nё komunitetin tonё pёr Dile Gecaj. Janё sukseset e artistёve dhe kёngёtarёve profesionistё Justina Aliaj e Frederik Ndoci; dirigjimet e orkestrave tё mirёpritura nga Edmond Xhani, Ismail Mehmeti e Agim Kola, si dhe shumё merita nga mjeshtra instrumentash; nё piano, violine, flaut, klarinetё, kitarё, fizarmonikё, xhazz dhe nё instrumenta popullorё: lahutё, çifteli, fyell, dajre, daulle, gajde etj. Mirёpritja e premierёs teatrore “Anatema”, vepёr krijuese nga Artisti Xhevat Limani (dramaturgu, regjizori, pedagogu dhe aktori me krijimtari tё pasur e tё suksesёshme). Veprimtari artistike dhe shkrime e libra tё botuara nga Pёllumb Kulla, interpretime nga aktorёt Xhuljeta Kulla, Veronika Papa, Pandi Siku, Pajazit Murtishi, Jonela Ruka, Eliza Dushku, Luan Bexheti, Astrit Sula, Mirela Miraj, Xhevair Zeneli, tё aktorit tё ri Mario Malota, tё mirёseardhurve Agron Llakaj, Koço Devole, Neptun Bajko, krijimtari e veçantё nga Leka Bunga, interpretimet e mrekullueshme nga katёr humoristёt e Vlorёs, si dhe artistё tё tjerё nga Shqipёria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia sё bashku me artistёt tonё mё nё zё nga Franca, Italia, Gjermania etj. Shquhen pёr nga niveli profesional dhe mirёpritja nё Koncertet e sukseshme tё çiftit Merita Halili e Raif Hyseni nёpёr shtete tё kontinentit Amerikan, nё trojet e Atdheut tonё dhe nёpёr qytete tё shteteve anekёnd botёs. Eshtё dёshira e madhe e dashamirёsve dhe simpatizantёve tё artit, pёr aktivizimin e mundshёm tё “Artistёve tё Popullit’’ tё ndodhur nё Sh. B. A. –Kristaq Dhamo, (Regjisori dhe Pedagogu i parё i filmit Shqiptar; Fituesi i kupёs sё karierёs nё kinematografi), Piro Mani, (Pedagogu dhe Regjisori i suksesshёm nё Teatrin Kombёtar tё Tiranёs) dhe Zoica Harxho (Balerina e madhe e Operas dhe Baletit tё Tiranёs). Viteve tё fundit janё mirёpritur e vlerёsuar çfaqjet e artistёve amatorё tё “Ansamblit Bashkimi Kombёtar” me kryetar Bisnesmenin Gjergj Dedvukaj; “Grupi i Valleve tё Bostonit” me koreograf baletmaestrin e minjohur Bashkim Braho dhe çfaqje tё tjera nga grupe artistike nёpёr qytete tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs. Ambientet e disa pronarёve Atdhetarё e Bujarё, janё kthyer shpesh herё nё sofra, pёr mbledhje e tubime Atdhetarie, nё salla koncertesh, hapje ekspozitash e promovime librash, nё ambjentet e Studios sё Fotografit Fadil Berisha, nё sallёn e banesёs shumёkatёshe tё vёllezёrve Vataj, nё restorantet me pronarё qё nga, Tasi Grameno, Vani Spiro, Nick Pottse e Zhemal Hassan, Nisi Ekonomi e Mihal Aristidhi, Nic Dishnica e Kr. Kachauni, George Athanasi, Sotir Stambolla, kafenetё e Spiro Konduri e Goni Katundi, restorantet e Bruno Selimaj, Palokё Vulaj, Demё Bali Demaj, Shaqir Gashi, Azem Hasangjekaj, vёllezёrit Bitici, Adem Cukaj, Milaim Bauta, Gjergj Dedvukaj, Bashkim Ismaili, Nehat Ahmeti, Halit Shpuza etj. Janё vёllezёrit bujarё Leka e Pashko Gojçaj dhe shumё bisnesmenё tё tjerё qё financojnё pёr shkollimin e tё rinjёve, pёr shёrimin e tё sёmurёve, pёr shtypjen e librave, pёr kulturёn e artin dhe lartёsojnё me monumente figura tё ndritura Shqiptare, sikurse monumentet e Shenjtores se re Nanё Tereza, tё ngritura nё Tuz, New York, Detroit, Prishtinё, Strugё, Mitrovicё dhe me dёshira apo projekte tё reja pёr tё ardhmen. Janё tё pa çmueshme pёr Shqiptarёt, sensibilizimi dhe pёrkrahja njerёzore sёbashku me atё fizike Botёrore, nё luftёn pёr çlirimin dhe pamvarsinё e (Dardanisё) Kosovёs sё martirizuar, nёpёrmjet gjykimit e veprimit tё dashamirёsve dhe nё veçanti ajo e udhёheqёsve tё Qeverisё sё Shteteve Amerikane, tё cilёt janё mburoja mё e fortё e lirive dhe e tё drejtave pёr tё gjithё popujt e shtypur tё botёs, me nё krye ish Presidentin Amerikan Bill Klinton sё bashku me Kryeministrin e Anglisё Toni Bler, forcat e Natos etj. si dhe atributet e veçanta me studime e udhёzime nga personalitetet Amerikane: Ish Kryeministёr-ja e Shteteve te Bashkuara tё Amerikёs Zonja Madelin Allbraj, General Wesley K. Clark, Ambassador [ret] William Walker, U.S. Congressman [ret] William Broomfield dhe David Bonior, U.S. Congressman Eliot Engel dhe Tom Lantos, Former U.S. Ambassador to Albania William Ryerson, President Albanian American Civic League Hon. Joseph J. Dioguardi, Balkan Affairs Adviser Shirley Cloyes Dioguardi, Professor Emeritus Nicholas Pano, Specialist in Albanian studies Petёr Prifti, Honorary Consul of Albania Anthony Athanas, Personalitete nga Kёshilli Kombёtar Shqiptaro-Amerikan, etj.. Kurdoherё janё vlerёsuar redaksitё dhe autorёt e shkrimeve nё gazetat “Dielli”, “Illyria”, “Bota sot”; “Tema”, nё revistat “Dituria”, “Trojet Tona”, “Jeta Katolike”, “Shpresa”, “Pena”, “Kuvendi”, “Kultura dhe jeta”, “Teuta”etj. Janё mirёpritur librat dhe studimet me vlera tё veçanta nga autorёt: Nexhip P. Alpan, Prof. Sami Repishti, Prof. Arshi Pipa, Prof. Xhevat Kallajxhi e Nexhmije Zaimi, Prof. Selahedin Velaj, Dr. Prof. Genc Korça (President i Akademisё Amerikane tё Higjenёs), Stavro Skendi, Pr.Dr. Skёnder Kodra Ph.D. themelues dhe Kryetar i Akademisё sё Shkencave Shqiptaro-Amerikane me qendёr nё New York, Prof. DR. Dhorka Dhamo, Prof. Dr. Agron Fico, Publicisti e sociologu Dr. Andon Dede, studiuesi Idriz Lamaj, studiuesi Engjell Sedaj, Prof. Assoc. Dr. Beqir Meta, Dr. Namik Shehu e Dr. Adem Harxhi. Shkrime nga kryetari “Vatres” Inxh. Agim Karagjozi dhe N/kr. Dr. Gjon Bruçaj, nga Presidentja e AAWO “Motrat Qiriazi” Dr. Anna Kohen, Prof. Agron Alibali, Mёrgim Korça, Niko Tirka, Thanas Gjika, Mark Shkreli etj. Janё shkrimet dhe botimet e librave tё bollshme e tё suksesёshme nё shumё fusha letrare e artistike nga pena e ndritur e shkrimtarit Naum Prifti, publicistika dhe shkrimet e shumta letrare e tё bukura nga gazetarёt me pёrvojё profesionale Vehbi Bajrami (autor i librit tё vlerёsuar e voluminoz “Shqiptarёt e Amerikёs”) dhe Dalip Greca. Botime nga poetё e shkrimtarё Zeqir Gёrvalla, Anton Cefa, Gjekё Marinaj, Kolec Traboini, Luigj Cekaj, Ramiz Gjini, Janko Ll. Pali e Petraq J. Pali, Mehill Velaj, Adnan Mehmeti, Genc Leka (me projekte studimesh nё fushёn e historisё Pellazgjiko-Ilire dhe autor i librit Agnez Gonxhe Bojaxhiu, “Nanё Tereza”), libra tё botuara e tё mirpritura nga autorёt; Rozi Theohari, Makensen Bungo. Skifter Kёlliçi, Roland Gjoza, Andon Kote, Spiro Gjikondi, Petraq Risto dhe Sidorela Risto, Kozeta Zylo, Albana (Melyshi) Lifschin, Shqipe Malushi etj. Madje libri gjysёm vjersha e njё pjesё fotografi , sёbashku me fotoekspozitё nga Maksim Zoto, xhirime e çfaqjet televizive nga kameramanёt; Skёnder Pali, Gani Blakaj, Ilir Kasneci, Agim Zibra etj. Programe televizive te “Kultura Shqiptare” nё New York nga Adem Belliu, Programe nё radio “Alba” dhe “Zёri i Shqiponjave” nё Michigan, radio “Melosi”nё Bronx New York e tё tjerё nё qytete tё Sh. B. A. Shkrime, botime e pёrkthime nga Qezar Kurti, Skёnder Shkupi, Luljeta Andoni, Sokol Rama etj. Seritё e botimeve Albanian Yellow Pages & White Pages kryesuar nga Ismer Mjeku. Libra e shkrime tё botuara nga Rose Dosti gazetare dhe autore e librave nё Angisht, nga Ekrem Bardha, Tom Mrijaj, Klajd Kapinova, Gani Perolli, Neim Balidema, Tom Paloka, Muhamet Mjeku, Zijadin Qira, Ilir Demalia, Ismet Berisha, Adelina Gina, Uran Kostreci, Viktor Martini, Agim Bacelli, Ndue Hila, Sami Milloshi, Gjeto Turmalaj, Qazim Rushaj, Donika Timko, Marian Cubi, Sami Bollati, Vera Gjata, Andi B. Pёllumbi etj. Artikuj me studime, poezi, prozё, intervista e reklama tё botuara nё gazetёn “BOTA SOT”me redaktor nё NY. Dervish Jahjaga, si dhe nё gazetёn “ILLYRIA” me Botues Atdhetarёt e Bisnesmenёt e suksesshёm, nismёtari Hajdar “Harry” Bajraktari e mё pas Ekrem Bardha, me Editor tё sotёm Dalip Greca e Ruben Avxhiu. Librat, publicistikat e studimet e mirёpritura mes nesh nga poeti , shkrimtari, pёrkthyesi e studiusi zё madh me banim nё Zvicёr Agim Shehu. Libra e shkrime tё ardhura nga mёmёdheu, nga studiuesit dhe Akademikёt e vjetёr Prof. Dr. Jup Kastrati, Prof. Ramadan Sokoli, Prof.Rexhep Qosja, Prof.Ibrahim Rugova, Prof. Kristo Frashёri, Prof. Dr. Ferid Hurdhri, nga shkrimtari e studiuesi i mirёnjohur Dr. Moikom Zeqo (Drejtor i Muzeut Kombёtar nё Tiranё), Prof. Dr. Ramazan Bogdani, botime nga studiuesi Mentor Quku (inisiatori i Seminareve Ndёrkombёtare “Shkodra nё Shekuj), Dr. Eleni Karamitri, Dr. Zanina Haxhiraj, Prof. Nikolla Spathari etj. Botime nga studiuesit Dr. Prof. Nermin Vlora Falaschi me banim nё Romё, Astrit Leka me banim nё Gjenevё, Vasil Qesari me banim nё Paris, Kopi Kycyku me banim nё Bukuresht, publicistikё nga gazetari me pervoje tё gjatё Petro Dhimitri me banim nё Kanada si dhe shkrime pёr krijime skenike nga artisti Minella Borova nё Argjentinё. Albume e libra tё botuara pёr Nobelisten dhe Shenjtoren e re Nёna Tereza nga Dr. Don Lush Gjergji. Shkrime e vlerёsime tё larta pёr veprimtarinё e ndritur nё fushёn e mjeksisё pёr Nobelistit Dr. Ferid Murat si dhe shkrimet e mirёpritura me studime tё ndryshme dhe librat e shumtё tё gjёndura kudo mes nesh, nga krijimtaria e gjёrё dhe e pasur letrare nga kandidati pёr cmimin Nobёl, shkrimtari ynё i shquar Ismail Kadare.Ka ardhur momenti i njё aktivizimi tё mё tejshёm e tё gjёrё kulturor e artistik nё emigracionin Shqiptar tё Amerikёs: si p. sh. Hapjen e panairit tё librit Shqiptar; ardhjen e herё pas herёshme tё grupeve artistike mё nё zё pёr çfaqje muzikore e teatrore; çfaqje nga Ansambli i Kёngёve dhe Valleve tё Qytetit tё Tiranёs i plotsuar edhe me artistё tё dёgjuar nga trojet mbarё Shqiptare. Do tё jenё tё mirёpritura edhe ekspozitat me objekte nga Muzeumet e trojeve Shqiptare, si dhe tё arteve figurative me vepra tё autorёve tonё tё pёrzgjedhur; festivale tё filmave Shqiptarё etj. Dhe anasjelltas, ndihma e nisma tё reja pёr vёllezёrit tonё nё qytete tё trojeve Shqiptare, me tё tjera aktivitete e premiera tё suksesёshme, sikurse ishin: çfaqja e njё Mjuzikolli Amerikan, “WEST SIDE STORY” nё teatrin e Operas dhe Baletit nё Tiranё, me nismёtar dhe skenografinё e çfaqjes nga Andis Gjoni, hapja ekspozitave tё arteve figurative nё Galerinё e Arteve figurative po nё Tiranё nga piktorёt e afirmuar Shqiptaro -Amerikanё Zoiss Shuttie e Bashkim Ahmeti, marja pjesё e Ansamblit Artistik Amator “Bashkimi Kombёtar” nёpёr festivalet folklorike nё Tuz, Prishtinё e Gjirokastёr etj. duke çuar diçka nga kultura e kultivuar e jetёs sё afro njё milion emigranteve Shqiptarё qё jetojnё nё Shtete tё Bashkuara tё Amerikёs, Kanada e rreth saj. Tё gjitha kёto do na vllazёrojnё e do tё afrojnё mё tej lidhjet tona tё pёrbashkёta, dhe riforcojnё tek tё huajtё imazhin e bukur pёr Shqipёrinё; Gjithçka do tё influencojё edhe nё ç’mallimin e Shqiptarёve tё larguar nga mёmёdheu, paksa tё haruar apo tё lёnё mёnjёanё nga pushtetarёt e trojeve mёmё; nё njё kohё qё kushdo çmon dhe respekton, kontributin e madh tё drejtuesve e individёve tё shquar nёpёr vite, organizatorёve, shoqatave, institucioneve dhe organizatave tё shumta, mundin e tё gjithё emigrantёve nё kontinentin Amerikan, pёr ecurinё e Shqiptarёve nё tё gjitha trojet tona. –Zoti i bekoftё Amerikёn dhe Shqipёrinё!-

Astrit Tota – Skenograf

About Post Author