Ata sy si dy liqene-Godo Mehmetaj


Ata sy si dy liqene

Ata sy si dy liqene

shkëlqejnë nga ngjyra blu

duke parë rrëshqita brënda

s,di pse më ndodhi keshtu .

Mbase po shikoja ëndërr

apo ish imagjinim

shumë gjera po sajoja

veç gënjeja shpirtin tim.

I kalova fare pranë

s,durova pa kthyer kokën

ëndërroja sytë e saja

të shikoja te gjithë botën .

Ju afrova dal ngadal

mora kurajo ti flas ë

gjeta forcë në vehten time

këtë shansë nuk e humbasë.