Ata sytë e shkruar-Aferdita Selishtaj


Kushë ti paska falur,

Ata syt e shkruar,

Dhe vetullën si ngjalë,

Sa hije të paskan.

Qerpikët e tua,

SI harkë shigjete,

Amanë moj vajzë ,

Djalin se çe trete

Faqen por si molla,

Kushë ta paska puthur,

Djalin që të do

Me rrëmbim e mori,

Ato buzët e tua,

Të kuqe janë flakë

Sa ngjakan aq shumë,

Me Trëndafilat që mban.

Djali që të deshi,

Mos vallë të gënjeu,

Me një tufë trëndafila,

Puthjen ta rrëmbeu.

Me bishtin e syrit,

Djalin e tërbove,

Jepi edhe buzën,

Të të marë për fare.