Ata të dy janë ngatërruar në kaos dhe në vorbullën e zjarrit të dashurisë.
Megjithatë në gjithë këtë rrëmujë,ata e ngrenë njëri-tjetrin në majat e lartësisë.
Djali është i egër dhe nuk ka butësi.
Vajza është në ankth por ruan qetësi.
Rruga e tyre nuk është me lehtësi.
Ajo është e ashpër dhe me pjerrësi.
Në çmendurinë e tyre që sëbashku i bashkon.
Ata të dy gjejnë dashurinë e pastër,që mbi pengesat triumfon.
Megjithatë lidhja e tyre shkon në thellësi.
Në kërcimin e bukur të vet dashurisë.
Ka një ritëm,një rrahje të fortë zemre.
Që vajzën dhe djalin i bën për vete.
Përmes stuhive dhe Diellit të nxehtë.
Vajza dhe djali qëndrojnë të fortë dhe të vërtetë.
Kur janë me njëri-tjetrin nuk ka asgjë,që i pengon.
Dashuria e tyre nuk është e përsosur,por kudo triumfon.
Në këtë botë të egër dhe me plotë
ligësi.
Drita në sytë e tyre është me plotë
dashuri.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
ALBANIA.