Ata…!!Zihni Ndregjoni


Na thonë se do t’jua sjellim parajsën e ëndërruar.

Mos vallë janë,ata që botën kanë shëmtuar.

Mos janë ata që flejnë mbi krevat të florinjtë.

E kurrizë këputurit ,heqin njëmijë të zinjtë.!?

Mos janë ata që rëndë kostumosen.

E shtresa të vuajtura e t’varfëra,leckosen.

Ata që mish helli hanë.

Kafshata mungon, për fukaranë.!?

Ata të jenë thoni shpëtimtarë.

Edhe përse shpresat,na kanë vrarë.

Keni dëgjuar a mësuar ndonjë herë.

Se specie të tilla, janë bërë “shqerrë”.l?

Kanë nxjerrë ndonjë pika loti.

Atëherë kur i vorfni, ka pas ditë “morti”.

Ndonjërit që vuajtja e sosi.

A ia qënë hallin,deri kur vdekja e varrosi.!?

Ata shfrytëzonjësit “modern” prej cep e m’cep.

Që mbjellin vorfni e t’vorfnin kan rrjep.

Ata o të drobiturit e shekullit të duartrokasim.

Edhe përse,shpirtrat po na plasin….!?