ATDHE MË FAL NËSE S’MË NDAL


Nga Kasam Shaqirvela

ATDHE MË FAL NËSE S’MË NDAL

Dikur bijtë e Atdheut betoheshin në ty…
të thirrnin madje, “Zonjë e Rëndë”
ti u jepshe nder ata të bënin me lavdi
ishin fort krenar kur e thonin
-jam shqiptar..!

Por tani një e fortë erë…
drejt greminës ç’po na shtynë
e po na i bie orteqet në derë
të kapemi për Lisin tonë të Madh
sa më parë se, atë era nuk e then dot,
nuk e theu atëherë, nuk e then as sot!

Veç ai e din se si dimnat me acar
na i bën pranvera me lule në behar
dhe unë kam mbetur tek dera në prag
përjashta të iki nuk ma mban kaçiku
a të rri brenda, frymëzënia nuk më lë të qetë
po sikur të kisha unë edhe një jetë
fatin tim sikurse një fëmijë
do ta merrja për dore prapë
dhe nga vendi i të parëve të mi
s’do të largohesha as dhe një hap
por do të punoja për Kauzë dhe Atdhe
derisa ta ktheja ferrën time të jetës
në një lule e jete të bukur
që lulëzon përmbi Dhe
këtu tek ne..!

About Post Author