“Atdhe-vendi im-Adelina Mina


Vendi im i qeshur me zëra të fuqishëm etërish të shenjtë,

Argjend i kulluar krojet mëngjeseve këmbanë pranverore,

Fytyrës fishken rrudha të panumërta si në shtrëngata e borë,

Çdo ditë të dhuroj vetveten.

Plis i dheut-me vete e mora e pse me sytë lotë u largova,

Pasurine shpirtërore të gjakut tim të nderoj,

Sa dhimbje të sfilitën e frymën të morën,

Ç’faj kishe TI, i pabesi të tradhtoi.

Vendi im, dielli i vityteve shpirtin të robërojnë,

Lumenjtë shtruar, a thua se flasin gurët rreptë histori,

Udha e gjuhës -pagan, do t’sodisin brezat njerëzorë,

E Tomori, mali im përshëndet hijerënde Vermoshin.

Vendi im, a mund te harrohesh në mërgim?

Se vendi i huaj s’të bëhet ATDHE,

Vëllezër e motra të një gjaku jemi,

Dashuri e pikëllim si familja shumë mall kemi.

Vendi im-asgjë më t’ëmbël se ty, lëkura ime e regjur,

Rrugë të kuptueshme që s’harrohen,

Diellin, hënën, yjet në ty i pashe së pari,

Si fëmija i porsalindur kurrë nënës s’ia ndan sytë.

Vendi im-pik loti për babën, zëri mjalt i nënës më ngroh,

Çmimi YT është vendlindja, rrugicë fëmijërie, nostalgji,

Nuk kanë peshë metropoleve mërguar, pasuria përrallore,

Tek vuaj shpirtit në vetmi dashurinë për ty.

Të mërguarit një copëz dhe’ me vete marrin,

Vendi im, dashuri më e dëlira, skaj më skaj,

Si për çudi kur ikin dita është me shi, qan,

ATDHE-nuk ka rëndësi në je i vogël, ndihem me fat.

Adelina Mina

05.11.2024

@Tëgjitha të drejtat të rezervuara.