Atdhedashuria ju rriti para moshe:Kasam Shaqirvela


ATDHEDASHURIA JU RRITI PARA MOSHE
(heroinave shqiptare …)

Me dashurinë tuaj
të Atdhe-Lirisë…
dhe rënien tuaj heroike
me shokë e shoqe stoike
vratë frikën, atë natë të zezë
që ia kishte kapur
këmbë e krahë
Shqiptarisë,…
acari me krahnezë
nga miti i rrejshëm
paskarpatian,
pushtues e shfrytëzues
tokash në lëngim….
Trojesh të Illyrisë…
këtu në Ballkan.
ishin të stërgjyshit tim.
Atdhedashuria…
ju rriti para moshe
me njomësinë e jetës suaj,
Altarin e Lirisë njomët..!