Atdhedashuria, kyefjala e librit të Tahir Metës“Selishta, vendlindja ime”-Halil Rama – Mjeshtër i Madh

Atdhedashuria, kyefjala e librit të Tahir Metës“Selishta, vendlindja ime”

Halil Rama – Mjeshtër i Madh

    Që në faqet e para të librit të TAHIR METËS “Selishta vendlindja ime” që u promovua paraditen e 12 gushtit 2025 në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, ndjehet krenaria individuale, krenaria e fisit, krenaria e vendlindjes, e krahinës dhe krenaria kombëtare. Një krenari e bazuar tek historia, puna dhe arritjet e njerëzve trima, punëtorë dhe bujarë të familjes, fisit e fshatit të tij Selishtës.

    Dallohet qartazi kjo që me përshkrimin e vendlidjes së tij Selishtës, si fshati kryesor e kryeqendër e Katër-Grykëve, si njësi qeverisëse e njohur me emrin mal qysh në kohën e pushtimit Osman e përfaqësuar denjësisht dhe historikisht nga Lela dhe Gazihani në 9 Malet e Dibrës.

    Njeriu instiktivisht është i lidhur me atdheun e vetë, i cili padyshim fillon nga familja e vendlindja e tij. Pikërisht kjo sentencë shtjellohet më së miri në librin “Selishta-vendlindja ime” (Monografi letraro-artistike) e autorit Tahir Meta. Parasëgjithash, gjejmë në këtë libër jetën e një intelektuali të mirëfilltë të lidhur pazgjidhshmërisht me vendlindjen, në të cilën shërbeu me devotshmëri e përkushtim si kuadër për vite të tëra të sistemit të kaluar. Kjo lidhje është e rrënjosur thellë në shpirtin e tij të pastër e me ndjenja të shëndosha.

    Në faqet e këtij libri është orgjina e familjes emërndritur Meta të Selishtës, është historia e këtij fshati me bukuri të rrallë e mahnitëse, por edhe me histori të lavdishme.

    PAK NGA HISTORIA….

    Në këtë këtë libër lëvrijnë personazhe realë të të gjitha kohërave, të Selishtës së Katër Grykëve, aty në prehër të maleve.

    Është dashuria për vendlindjen ajo që e nxiti autorin Tahir Meta për të ndërmarrë këtë sipërmarrje sa të bukur aq edhe të vështirë. Dhe ia ka arritur qëllimit sepse i ka qëndruar bësnikërisht sentencës, se “pa e ditur që nga kemi ardhur nuk e kuptojmë se ku jemi, dhe nuk arrijmë të mendojmë se ku do të shkojmë”.

    Kësisoj, referuar të dhënave arkivore e gojore autori i këtij libri na njeh me faktin se “Sipas regjistrit turk të vitit 1583, Selishta kishte 10 familje me 70 banorë. Ky regjistrim ishte bërë nga qeveria turke për arsyen e mbledhjes se taksave dhe regjistrimin e të rinjve për t’i marrë (Nizamë) ushtarë.

    Sipas këtij regjistri, Selishta kishte këto kryefamiljarë: Skënder Spalka, Ali Muçi, Mehmet Ibrahimi, Skënder Stomishi, Millosh Peja, Kolë Peja, Ferhat Dukagjini, Ibrahim Spalka…

    Si njohës i mirë, madje gjer në perfeksion i historisë zonale, autori i këtij libri na njeh me faktin që Selishta përbëhet nga lagjet: Hane, Hyse, Sinane, Skëndere dhe anekset:Zmaçi, Lunara, Bufulla dhe Prati. Selishta e mori këtë emër qysh në fillim të po pullimit. Në vitin 1467, regjistri turk regjistron në Selishtë 3 familje këto për arsye që evidentojnë taksat. Më vonë, filloi zhvillimi dalëngadalë dhe deri në vitin 1620, evidentohen 10 familje.

    “Sipas gojëdhënave thuhet se në Selishtë erdhën 3 vëllezër nga Mirdita:Marku, Muzhaka, Likhajsa të besimit katolik. Këto erdhën në muajin maj me tufën e deleve, zbritën në Selishtë te Gjura e Marke, që është edhe sot. Ato, të lodhur nga rruga e gjatë, pasi gjetën ujë të pijshëm me bollëk, rreth e qark me gjelbërim, vendosën të qëndronin aty. U ndalën në këtë Selishtë, si vend i përshtat shëm për të qëndruar, por pa e menduar se dimri do të vinte shumë i vështirë. Marku, për momentin, u tha të mos qëndronin të gjithë aty. Mbas tyre erdhën Skën deri, Hajsa dhe Sinani, të cilët u vendosën buzë Kala së së Skënderbeut (Kepi i Hane) te ish shtëpia e Ibra him Capës. Gradualisht, u shtuan dhe u shpërndanë në këto pozicione, ku janë edhe sot. Sot, lagja Hane, pavarësisht tranzicionit dhe emigrimit, përbëhet nga fiset: Muliu, Alihani, Pepa, Hasa, Roka, Loca, Capa, Meta, Kurti. Lagja Hyse përbëhet nga fiset: Lasku, Manuka, Halilja, Lela, Sina. 24 Lagja Sinane përbëhet nga Bodini, Muça, Hida, Cani.  Lagja Skëndere përbëhet nga fiset Doçi, De lishi, Bardhi, Hani, Sula, Fera. Lagja Marke përbëhet nga fiset: Cemenja, Gjoka”, shkruan Autori në këtë libër. (fq.23-24).

    Po ashtu në këtë libër autori evidenton faktin e rëndësishëm historik që “Selishta ishte bërë pengesë për regjimin osman, se nuk pranonte për të dërguar djemtë e vet ushtarë (Nizam) te turku. Kjo e irritonte regjimin dhe vazhdonin me grupe të ngarkuarish për të mposhtur rezistencën e këtij populli”.

    Pa u ndalur në detaje, vlerë e shtuar e këtij libri janë evidentimi i përballjes së burrave të këtij fshati a me forcat turke në Prat, viti 1847, pjesëmarrja në Luftën me forcat e Hajredin Pashës, qëndresa ndaj pushtuesve serbë si dhe Selishta në Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

    PERSONALITETET E SELISHTËS NË KËTË LIBËR

    Me mjeshtri artistike autori Tahir Meta sjell n faqet e këtij libri, me freskinë dhe origjinalitetin e duhur personazhe të njohur e të panjohur të këtij fshati të një kohe të largët, si: Hoxhë Bodinin, i cili kishte studiuar në Turqi, ose Sefer Bodini, në vitin 1910, hapi në Selishtë një shkollë turke, të quajtur “Mejtep”, në të cilën, nga Selishta i vazhduan mësimet: Rrem Dalipi, Osman Meta, Jashar Hani, Osman Pepa dhe disa persona të tjerë nga Kacnia. Hoxhë Sefer Bodini jepte mësim në gjuhën turke, por në mënyrë ilegale, atyre u jepte dhe mësim në gjuhën shqipe. 49 Abetaret dhe udhëzimet vinin nga shoqëria “Manastiri” e kryesuar nga Sait Najdeni, Dibër e Ma dhe, të cilin Hoxhë Sefer Bodini e kishte shumë mik”.

    Dashuria është ai motiv që ka rrokullisur njëra pas tjetrës këto figura interesante në faqe të tëra të këtij libri, duke i dhënë atij një dimension të veçantë.

    Shumë emra, shumë vende dhe histori, shumë dashuri dhe mirënjohje sjell autori Tahir Meta brenda faqeve të këtij libri, duke personifikuar njerëz të mençur, trima, patriotë, luftëtarë e intelektualë të Selishtës e të të fshatrave tjerë të Katër Grykëve.

    Kështu ai na njeh me faktin se “Në vitin 1935, u hap e para shkollë shqipe në Selishtë, me kërkesën edhe të Jashar Lelës. Mësuesit e parë në Selishtë erdhën: Namik Hajdari nga Delvina e Sarandës, Preng Filopati nga Mirdita, Jorgji Shuteriqi nga Elbasani dhe Abedin Shehu nga Kukësi. Nxënësit e parë në këtë shkollë ishin: Hajredin Bardhi, Hasan Delishi, Hasan Xheka, Iljaz Fera, Ali Daçi, Dilaver Xhoka, Hasan Lasku, Ali Manuka, Tofik Manuka, Hazis Sina, Ramadan Loca, Hysni Gjoka, Hazis Lasku dhe disa të tjerë nga Kacnia”.

    Një vend të dukshëm në librin “Selishta, vendlindjha ime”, autori Tahir Meta u kushton DISA FIGURAVE TË PËRSONALIZUARA si: ALI KOKA, TAF KAZIU, HASAN RRAHMAN DELISHI, JASHAR LELA, RAMË LIMAN LASKU, HYSNI BODINI, SHABAN DERVISHI, ose Dan Zira, si dhe personaliteve me origjinë ose me lidhje me Selishtën si: SULË DIKA – ky burrë që edhe sot përmendet në odat e Dibrës, për zgjuarsinë e tij dhe batutat që lëshonte kur takohej me drejtuesit e atëhershëm të Dibrës, RAMIZ LELA që shkelqeu si ish shef i seksionit të arsimit në Komitetin Ekzekutiv Dibër; SKËNDER RAMADAN LOCA, që e mbylli karrierën në kooperative, si kuadër i aftë, i sjellshëm dhe me rezultate shumë të mira…e disa kuadro të përkushtuar e shokë të mirë Agim Bardhi, Avdi Fera, Destan Loca, Enver Hani, Fiqiri Muça, Hilmi Sulë Meta, Hysni Cani, Iljaz Fera, Islam Lasku, Isuf Lela, Lazim Bardhi, Luan Cemenja Lulzim Bardhi, Qazim Cemenja, Ramazan Loca, Ramazan Nezir Bardh,i Sali Manuka, Sami Delishi, Sami Muça, Sefer Delishi, Xhemal Delish, Zeqir Bardhi etj.

    Në faqet e këtij libri ndjehet malli që Tahiri ka për Selishtën ku u lind, ndjehet malli për gurët, pyjet, ajrin, njerëzit, plakun e moçëm, të riun, legjendat, luftërat, folklorin, zakonet e traditat shekullore.

    Dhe po me këtë pasion shkruan ai për dhjetëra djem e vajza nga Selishta që deri në vitet ’90, mbaruan shkollat e larta, duke u bërë intelektualë të mirëfilltë për edukimin e brezave të rinj dhe angazhim në punët e ndryshme në fshat dhe jashtë zonës.

    Kështu ai na njeh me ata djem e vajza të Selishtës që mbaruan shkollat e larta në degët e ndryshme: si Arif Pepa-Shkollën e Bashkuar, Skënder Loca, agronomi, Sefer Meta- shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sali Manuka-ekonomi e financë, Rustem Lela- ekonomik, si dhe: Elton Leha, Qamil Manuka, Islam Lasku, Ibrahim Lasku, Liman Lasku, Aqif Manuka, Kujtim Manuka, Destan Loca, Tahir Meta, Islam Meta, Qemal Meta, Hamie Meta, Nurie Meta, Nadire Meta, Osman Meta, Vladimir Meta, Artan Meta, Urim Meta, Hysni Bodini, Nazif Bodini, Luan Cemenja, Lulzim Bardhi, Sami Delishi, Agim Delishi, Fadil Delishi, Sadik Delishi, Fitie Delishi, Hysni Delishi, Xhemal Delishi, Hamie Pepa, Besnik Pepa, Nazmi Pepa, Myslym Pepa, Halit Dalipi, Dalip Xheka, Sefer Xheka, Avdi Fera, Hysni Cani, Sami Muça, dhe shumë e shumë të tjerë.

    Në faqet e këtij libri zënë vend edhe personalitete të Selishtës që punuan me përkushtim në organet e ushtrisë popullore si: Arif Pepa, Ali Manuka, Sefer Meta, Islam Lasku, Nazmi Pepa, Ibrahim Lasku, Qamil Manuka, Xheladin Manuka, Hamit Bodini, Asllan Sula, Dalip Xheka, Halit Dalipi, Halit Pepa, Agim Bardhi, Haxhi Doçi, Pëllumb Hani, Hysni Bardhi, Agim Adem Meta dhe Bajram Sina.

    Ndërsa shkruan për traditën e pasur, bujarinë, mikpritjen, Zhvillimi e bujqësisë e blegtorisë, Besimet fetare në Selisht, Festat, Burimet natyrore, Zhvillimin e tregtisë në Selishtë, ai i kushtian disa faqe në këtë libër plagës së rëndë të emigrimit të banorëve të Selishtës që në kohë të hershme e deri në ditët tona.

    Tahir Meta, evidenton dhe krenohet edhe sipërmarrësit nga Selishta që sot kanë berë emër me rezultatet e bizenesev të tyre në Tiranë, Durrës, Lezhë, Dibër e diasporë.

    DEDIKIMI PËR BASHKËSHORTEN SHEMBULLORE, FITIE META

    Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë”, thotë një fjalë e urtë popullore. Kjo vlen edhe në rastin e Tahir Metës, (që përveçse mishërues dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore dhe intelektuale, i urtësisë dhe mençurisë dibrane, po promovohet edhe si një shkrimtar i mirëfilltë). Ndaj dhe siç shkruan ai në këtë libër, fati e ndihmoi që të kishte bashkëshorte Fitien, e lindur dhe e rritur në një familje të madhe, me sakrifica, duke sfiduar vështirësitë e kohës. “Me ardhjen e Fities në shtëpinë tonë ndryshoi çdo gja. Ditën e hënë Fitia u zgjua e para dhe e nisi me dhomën e burrave, i veshi të gjithë jastëkët me kë llëfe të bardhë, të qëndisur me dorë. Vendosi disa copa muri të qëndisura për bukuri me dorë, si shqiponjën dhe flamurin kombëtar e të tjera. Fitia solli lumturinë, gëzimin, pastërtinë, punën, mirësjelljen e dashurinë për të gjithë,respektin për çdo kënd. Që atëherë, dhe sot e kësaj dite çfarë i panë sytë, kësaj ja punuan duart, me qëndisje, me gjilpërë, me injeksione, mjeshtre për prerjen e verdhëzës e pethit nën buzën e sipërme të fëmijëve 0-1 vjeç. Megjithëse, ishte mësuese, asnjë nga punët e shtëpisë nuk i la pas dore, me një marrëdhënie të shkëlqyer me dy nënat e mia, u shërbeu motrave e vëllezërve të mi, që i gjeti të vegjël. Së bashku lindëm dhe rritëm 5 fëmijë, të cilët, me përkujdesjen e Fities, në çdo moment, me dorën e saj pa ju munguar asgjë për kushtet e kohës së atëhershme, duke i veshur e mbathur dhe ushqyer më së miri, të gjithë shkëlqyen në shkollë, në mësime dhe shembullorë në pastërti…”, shkruan autori T.Meta ndër të tjera në këtë libër. Dhe po me këtë dashuri të pamatë shkruan ai për prindërit, vëllezërit e motrat si dhe për fëmijët, nipërit e mbesat e tij.

    REDAKTIMI CILËSOR NGA AKADEMIK FATOS DACI – MJESHTËR I MADH

    Nga një vështrim i përgjithshëm konstatohet lehtë që Atdheu, është kryefjala e dy pjesëve dhe dhjetra artikujve të sistemuar në mënyrë kronologjike në këtë libër, kushtuar këtij fshati me histori të lavdishme.

    Dhe për këtë, padyshim meritë ka redaktori i tij, akademik Fatos Daci – Mjeshtër i Madh, që ashtu si në tërë koorpusin e tij letrar, studimor e shkencor, edhe në këtë rast ka shkrirë talentin dhe përvojën e tij dhjetravjeçare, leximore, shkrimore e redaktoriale.

    Gjuha, me të cilën është shkruar ky libër është e thjeshtë, e qartë dhe e kuptueshme. Nuk ka inflacion fjalësh, të cilat, shumë autorë i përdorin vend e pa vend. Kjo e bën këtë libër të vërtetë dhe të dashur për të gjitha kategoritë e grupmoshave të lexuesve. Nuk besoj se dëshmitarët e gjallë, lexuesit e këtij libri do të gjejnë vend për të pasur pretendime për sa i takon gjithëpërfshirjes, listave pafund të emrave e mbiem rave, të cilat nuk zbehen e nuk mund të zhvlerësohen pse mungon një emër, apo më shumë”, shkruan ndër të tjera redaktori Fatos Daci në parathënien e këtij libri. Kjo sipas tij për faktin se nga fillimi në fund është fort i dallueshëm sinqeriteti i autorit Tahir Meta, i cili, me drejtësi dhe paanësi, shpërfaq me mënyrën më të mirë të mundshme kujtimet e tij, refleksionet e veta, interpretimet e tij të ngjarjeve, personazheve, sipas kohës në të cilën ata punuan e jetuan, pa kopjuar askënd, por nuk gjen askund një rast, ku të jetë shprehur me simpati dhe nostalgji për sistemin dhe organizimin shoqëror të asaj kohe.

    Në këndvështrimin analitik të Fatos Dacit “Germat dhe fjalët e shkruara në këtë libër për cjellin dashuri pa fund për gjyshërit, prindërit, vëlle zërit e motrat, djemtë e vajzat, nipat e mbesat, të gji thë miqtë, vendlindjen, shokët e bashkëpunëtorët e tij në punë e në drejtim. Libri i Tahir Metës, pa ekzagjerim, është një gonxhe e freskët trëndafili, aroma e të cilit nuk zhbëhet kurrë”.

    KONKLUZIONI

    Në këtë libër është evident fakti që Tahir Meta, si pinjoll i një familjeje me tradita atdhetare nga Selishta, që u mëkua që në fëmijërinë e herëshme me traditat e familjes, të fisit e të fshatit të tij emërnditur në historinë tonë kombëtare, në këtë libër vjen me “pasaportën” e zgjuarsisë natyrale, dhuratë e genit dhe natyrës së bjeshkëve hijerënda dhe kreshnike të Katër Grykëve të Dibrës.

    Ndonëse libra të tillë kushtuar familjes, fisit e fshatit janë shkruar shumë, ky libër i Tahir Metës, pa asnjë mëdyshje, është befasi në botimet e viteve të fundit.

    Sepse Tahir Meta, një emër i njohur jo vetëm në Selishtë, por edhe në Mat, Durrës e Tiranë, me këtë libër ka plotësuar dukshëm njohjen më të mirë për lexuesin, jo vetëm të historisë në përgjithësi, por edhe të figurave e personaliteteve të veçanta, jo vetëm të familjes së tij, por edhe të zonës së Katër Grykëve, me rolin e luajtur në kohë të ndryshme.

    Po ashtu, në tërësinë e librit, në dy pjesët e tij është evident koncepti kombëtarist i këtij autori, i dëshmuar më si miri ky edhe në veprimtarinë e tij si emigrant në Itali bashkë me familjen e tij.

    Ndaj dhe unë shpreh bindjen se një lexues i vëmendhëm nuk do ta kishte të vëshirë të dallonte forcën metaforike dhe formimin kulturor të autorit, duke krijuar kështu muzeun e fjalës për familjen, fisin e fshatin e tij të lindjes, Selishtën.

    Është një libër racional, emocional, dokumentar, arkivor që ia vlen të lexohet dhe të pasurojë bibliotekat tona.