Atdhe shumë më mungon ,
dhe për ty ndihem i etur ,
nuk u ngopa me të shkruar,
për ty malli me ka tretur.
Fjala e ëmbël Atdhe
brenda zemrën ma copëton ,
si lumi mendimet vijnë ,
syri mbi letër pikon .
Atdhe je më i shtrenjti ,
ashtu si Nena dhe Baba,
i larguar nga gjiri yt,
ne dhe të huaj u plaka.
Buza me ka plasur gjak
që nuk flas gjuhen time,
të vij e ta shëroj pak
ku rrjedhin ato burime.
Atdhe ,ti nuk më dëgjon .
jam si zogu pa fole ,
ndoshta unë këtej do vdes,
shpirti im do vijë atje ….