Atdhetarët kanë vendin e lindjes, por pavdekëshmëria dhe madhështia e tyre është në popullin-Sami Arifi


Shpesh herë në librat e ca autorëve bëhën lëshime, me apo pa qëllim, duke anuar me shkrimet e tyre, pa argumente, nga familja, fshati, lokaliteti, komuna, dhe, në këtë mënyrë nuk përmendën figurat historike të rendit të parë që ranë me pushkë në dorë kundër armiqve, u pushkatuan, me (pa)vendime gjyqësore, u dënuan me dënime të përjetshme, me dënime të rënda shumëvjeçare për lirinë e atdheut, kështu që ca dëshmorë nëpër kohë anashkalohën nga ca autorë të librit, dhe ata heronjtë mbesin në shkrimet e tyre në errësirë, figura të ndriçuara me vepimtari kombëtare në mbarë terrritoret shqiptare…
Lëshime vrehën edhe në librin e Samet Dalipi të quajtur „Konteksti Politik i Shtetndërtimit të Kosovës 1989-1999“, ai përmend ca atdhetarë të regjionit të Komunës së Vitisë edhe të periudhës së vitit 1941 e më vonë, por, nuk vrejta në librinë e tij që kësaj radhe, të paktën për një atdhetar të kësaj periudhe, edhe se janë të shumët, të përmend për lokalitetinë e Sllatinës së Epërme, meqë Sllatina ishte Komunë, jo vetëm në vitet 1941-1945, por, shumë më parë ku, në këtë Komunë gravituan atdhetarë të shumët për çështje kombëtare, prandaj unë pas leximit të librit duke njohur mirë të kaluarën historike, posaçërisht të këtij fshati, vendosa ta plotësoj me ca të dhëna për figura të ndritura të marrura dokumente nga Arkivi i RK-së dhe prej ca autorëve që lavrojnë historinë me argumente. Libri i cekur më lartë i autorit, Samet Dalipi, sipas mendimit tim për nivelin e lartë është mjaft shkencor, në përjashtim të lëshimeve për lokalitete, apo për vendndodhje që shpeshherë i përzihen autorit emrat në pasaktësi për ngjarjet. Uroj, plotësimet që po bëhen të merren si dashamirëse dhe të mirëpritura në mënyrë që në rast ribotimi të plotësohet libri edhe me këto të dhëna…

Shkruar nga Sami Arifi

Xhemajl Zeqir Arifi i njohur në popull si Mulla Xhemë Sllatina, vëllai i të cilit, Ahmet Zeqir Arifi, së bashku me Sherif Vocën (deputet) u gjetën në rrethimin e Mitrovicës në vitin 1941, ku përjetuan masakrën mbi ushtarët shqiptarë të njësitit të Kapiten Kaliqaninit, kjo masakër u bë gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe nga Kosova para vërshimit të ushtrisë hitleriane. Sherifi dhe Ahmeti në të dalë nga Mitrovica për të çarë rrethimin, ishin hetuar nga ushtria e kapiten Kaliqaninit, ishin ftuar të ndalen, por ata me pushkë në dorë nuk u dorëzan dhe pas një rrezistence ballë për ballë, Sherif Voca dhe Ahmet Arifi përfunduan jetën si dy fatos të Shqipërisë Etnike.
Mulla Xhemë Sllatina, u informua menjëherë për vdekjen heroike të dy fatosëve, vëllait të tij Ahmetit dhe Sherif Vocës, ai në ditën e xhymas pranë „Xhamisë Haxhi Veseli“ në Mitrovicë, mbajti një fjalim të zjarrtë për dy dëshmorët e kombit dhe bëri që me oratorinë e tij, me fjalimin e tij të zjarrt karakterit të një eprori ushtarak të përgatisë masën popullore që mos të kursej as jetën për lirinë e atdheut, për ribashkimin e plotë të Nënës Shqipëri. Mulla Xhemë Sllatina ishte një intelektual, i mirëfilltë i shkolluar, i stolisur me veprimtari kombëtare, ideolog i çështjes kombëtare, ai ishte kryetar i Komunës së Sllatinës, imam i Xhamisë në këtë Komunë, si dhe kryetar i Gjyqit të Paqit për Moravë të Epërme, ai kishte marrë përsipër që rininë shqiptare të Moravës së Epërme t’a përgatisë në stërvitje ushtarake për në fronte kundër çetnikëve komunistë serbo-sllav, në të cilat fronte mori pjesë së bashku me ushtarë të përgatitur, si në Luftën e Velegllavës më 28 qershor 1944, ashtu edhe në atë të Kikës më 26 korrik të të njejtit vitë.
U arrestua nga OZNA dhe u pushkatua nga serbo-çetniko-komunistë në masakrën e Gjilanit më 22 dhjetor të vitit 1944.

Komuna e Sllatinës ishte gravitacion i grumbullimit të atdhetarëve për çështje kombëtare, ku kryetar u gjend edhe medresisti Adem Guta nga Jezerci, i cili për sekretar të komunës solli ferizajasin Engjëll Gjinin, i cili ishte profesor i Gjeografisë në Shkollën e Lartë në Shkup.
Adem Guta si kryetar Komune kishte avansuar mjaft çështjen kombëtare, por ai me shpartallimin e Boshtit të Qendrës, duke besuar në vendimet e Bujanit iu bashkëngjitë Brigadës së VII-të të Shaban Haxhisë, pikërishtë në Batalionin e III-të, ku, komandant ishte Sadri Zeqë Doçi nga Gjakova. Ademi ishte akuzuar se kishte „vrarë vëllezërit serbë“, denoncimin ndaj tij ia bëri komesari Nazmi Kursani. Ademin e pushkatuan para Brigadës lidhur për një bagremi, në të ishte shtirë me pushkë automatike dhe ishte bërë copë-copë, në fshatin Mramorak afër qytetit të Kovinit të Vojvodinës… Pushkatimi i Adem Gutës u bë më: 02 shkurt të vitit 1945.

Muhabi Nuhi Drugzani ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe pishtar i arsimit shqip, në kohën kur Zenel Adem Ymeri, në periudhën e Mbretërisë Shqiptare ishte zgjedhur kryetar i parë i Komunës së Sllatinës me votën e popullit, sekretar në atë kohë ishte Muhabi Nuhi Drugzani. Pas pushtimit të trojeve shqiptare nga serbo-komunisto-çetnikët, për shkakun se nuk u realizuan vendimet e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Muhabiu kundër serbo-çetniko-komunistëve doli në mal, ai u zu në mal nga njësitet serbo-sllave dhe u pushkatua pa Gjyq, ndërsa, Adem Zenel Ymeri u dënua më 01.05.1945 nga pushteti serbo-sllav me 20 vite në burgjet serbe, ku nga torturat shnjerëzore të tyre ndërrojë jetë në burgun e Mitrovicës së Sremit.

Sylejman Ymeri, nga Sllatina e Epërme ishte një veprimtar operativë i çështjes kombëtare, ai ishte me detyra të caktuara gjatë LDB në identifikimin e serbo-çetnikëve për t’i kap dhe për t‘i sjellë pranë organeve të drejtësisë kriminelët serbë të cilët ishin me duar të përgjakura. Këtë veprimtari operative e kryenin së bashku me vendësit e tyr, Zahir Ahmet Mustafën, Mehmet Arapin dhe Bafti Agush Hyseni të gjithë nga Sllatina e Epërme. Sylejman Ymeri u pushkatua në masakrën e Gjilanit në të njejtën kohë me Mulla Xhemë Sllatinën, ndërsa Zahir Ahmet Mustafa u dënua me pushkatim më 01.05.1945 pastaj me 20 vite burgë të rënd dhe pas një anmistie mbajti 12-vite në burgjdet e Serbisë. Mehmet Arapi së fundi, duke i besuar vendimit të Bujanit iu bashkëngjitë aradhave partizane dhe, ra në luftë kundër nazi-fashizmit për çlirimin e atdheut.
Bafti Agush Hyseni është arrestuar më 03.03.1945, ai u dënua me pushkatim.
Vehbi Aliu nga Sllatina e Epërme, ishte një veprimtar i madh i çështjes kombëtare, ai veproi në Komunën e Sllatinës së bashu me gjithë atdhetarët për të jetësuar Shqipërinë Etnike, pas okupimit të Kosovës u arrestua nga serbo-çetnikët dhe u dënua në vitin 1945 me 4-rë (katër) vite në burgjet serbe.
Veprimtar i pandalur i çështjes kombëtare ishte sllatinasi Murtez Jakupi i cili u nxorë prej Brigadës Partizane nga njësitet serbo-çetnike dhe u dënua me 4-rë (katër) vite burg.
Ndërsa me vonë në Organizatën për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, veproi atdhetari nga Sllatina e Epërme, Sadri Ilaz Ymeri, në vitet e 60-ta, i cili nuk i shpëtoj syrit famëkeq të UDB-së, u arrestua dhe u dënua në burgjet serbe në Gjilan e pastaj u transferua në Nish ku vuajti dënimin (3,6) tri vite e gjashtë muaj…,
Të dhënat janë marrë nga Arkivi i Republikës së Kosovës, po edhe nga libri i autorit Dr. Muhamet Pirraku, Adem Guta-Ekzemplar i Patriotizmit të Gjeneraratës (1916-1945), Prishtinë 2008, dhe nga ca autorë të tjerë.
Vazhdon… Plotësime për ndriçime të së kaluarës historike…