Shkruar nga Sami Arifi
Atdhetari Azem Marana: Mbjellëm farën e shëndosh në shkollat shqipe, rënjet tona për lirinë e atdheut nuk do të jenë të kota
Atdhetari Azem Morana (1921-1947)
Atdhetari Azem Marana: Mbjellëm farën e shëndosh në shkollat shqipe, ardhëmëria do të dëshmoj se, rënjet tona për lirinë e atdheut nuk do të jenë të kota…
Shkruan: Sami ARIFI
Azem Marana, u lindë në fshatin Maranë më 1921 fshat ky në rrethinën e Shkupit, ai gjerë në vitin 1943 punoi në shkollën fillore të kësaj rrethine, por, meqë ishte i ndjekur nga forcat bullgare, që Shkupi me rrethinë në atë kohë ishte i pushtuar nga ky okupato, Azemi kaloi në qytetin e Tetovës ku hapi shkollën në fshatin Gajre me përkrahjen e qeverisë shqiptare. Atdhetari Azem Marana në këtë fshat filloi punën me 70 nxënës.
Atdhetari Azem Marana ishte njëndër themeluesit e Komitetit të Rezistencës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së), së bashku me Qemal Skënderin dhe Hasan Bilallin, në muajin prill 1945. Azem Marana ishte i vetëdishëm se mundë të zbulohen nga UDB-ja dhe do të dënohem me vdekje, por ai thoshte: “Kthim prapa s’ka, shkojmë deri në fund, pra liri ose vdekje”, thoshte ai: “ne kemi mbjellë shumë farë të shëndosh, ardhmëria dhe historia kombëtare do të dëshmoi se rënjet tona për liri nuk do të jenë të kota”.
Atdhetari Azem Marana burgoset sikurse shumica e atdhetarëve të tjerë të Komitetit Qendror (KQ) të Lëvizjesë Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) në Shkup në prag të Kongresit të Blinajës, ai nxirret pranë gjyqit në Shkup në vitin 1947 dënohet me vdekje/pushkatim, ai ekzekutohet bashkë me dy kapitenët, Hysni Rudin dhe Mehmet Bushin.
Lavdi, e përjetshme dëshmorit të atdheut Azem Moranës, dhe të gjithë, të rënëve për lirinë e atdheut…
Shkruan: Sami ARIFI