“Atdheu”-Eqerem Canaj


Poezi

Pranvera s’pruri manushaqe,

po guguvere per trungjet e rrepeve,

porsi kryepari vizionar,

qe del ne popull me corape,

te duket i thjeshte si e verteta,

te ngjaje popullor, si lopecar.

Keto dite, papritur, qielli vertik,

u rrezua keq mbi deget e rrapit,

mjerisht, trupi iu be cope e cike:

nje dore burri tutje u zgjat,

gjaku mbi rruge pike – pike,

dora ngjyen gugute ne gjak.

Do te vije mandej Dita e Shenjte,

te uriturit do te ngopen me mish

ne rruget e ngushta te qytetit celik,

te shpien kufomat ne xhami a kishe:

i ndrituri yne, kryepari hajdut,

ne s’ecen dot perpara, shpjere ku ish.

Packa te punon truri tutje Sazanit,

detit blu qe i vjen perqark :

duke u grenjur me Ariun e Bardhe,

po puthesh e ndukesh me Trampin,

duket e ka harruar fare diteziu,

se burrat e dheut me gune e jatagane :

kete truall e kane babe,

edhe nene kete e kane.