Atdheu im i pavdekshëm!Blerta Basha


Blerta Basha

Këtu ku shpirti mbushet me jetë.

Këtu në atdhe në vendin tim magjik.

Këtu është oksigjeni si burim i pashtershëm.

Këtu janë rrënjët,

këtu është fëmijëria,

të qarat e të qeshurat,

këtu është gjithë njerëzia.

Janë hapat ku kam hedhur,

në fusha e lendina,

si gjerdan të artë,

çdo hap i shtruar.

Krojet e ftohta që më vijnë si përshpërima zogjësh,

dhe më ledhatojnë ëmbël në kraharor.

Si atëherë kur isha pranë..

E përqafuar me pikat e ujit të bekuar,

këtu në atdhe në vendin tim të çmuar!