Atdheu im


VIOLETA KADRIU 

Të shkruaj për të shtrenjtin e të bukurin Atdheun tim
më duhet ngjyrë nga shtatë ngjyra Ylberi,
më duhet penë nga krahë e sqep shqiponje
e syqelësi e thellë marrë nga sy skifteri.

Atdheu im është vendi më i bekuar Perëndie,
është vend i trimërisë,urtësisë, nderit e besës,
vend me portë të hapur çdoherë karshi lirie,
trëndafil i kuq që i qeshet vesës.

Atdheu im peshon aq shumë rëndë,
stërmbushur në çdo skaj murana e lapidarë,
para të cilëve përulen shekujtë trimërorë të Kombit
e na bëjnë krenarë se jemi shqiptarë.

Atdheu im shkëlqen nën rreze të arta Dielli,
me vargmale të larta martire, mbuluar me dëborë,
që me aq hijeshi rrethuar me hapërime shqiponjash qielli,
u rrinë dimërave idhnakë si nuse me kurorë.

Atdheu im lahet në det, liqene, lumenj, ujëvara e prroje,
reflekton ylbere e nur hëne në çdo luginë, mal e shpat,
flet me gjuhë shqipe, si më e ëmbla mjaltë në hoje,
përkund pa nda djepa ilirë, në çdo qytet e fshat.

Për çdo verë arat e Atdheut tim gumëzhijnë nga “tëërr-tëërr “thëllanze,
ndër kopshtije me aromë dredh belin zambaku e karanfili,
çdo nektar lule fushe puthet nga buzë blete e anëze,
teksa në degë të blirëve ia thotë me mallë bilbili.

Në vjeshtë çdo gjeth që bie ka aromë pishe, lisi e dafine,
ka shushurimë e aromë qershie, kumbulle, molle, ftoi,
ka ngjyrë kuqaloshe e verdhoshe shege, portokalli e mandarine,
ka gurgullimë lumi kristal e freski ujë përroi.

Atdheut tim i vie erë mantelbardhë,
i vie erë dritëdije, libër e fletore,
ka jehonë kënge, çiftelie, violine, lahute për çdo ditë të bardhë,
e gaz e hare nxënësish, ulë në banka shkollore.

Atdheu im qëndron në këmbë mbi kulla e kala kreshnike,
ku ende ndihet gjama e krisma e martinave ndër frengji,
krenohet me burra, gra, djem e vasha fisnike,
që për të janë më të mirat poema, lirika e elegji.

Atdheu im ka notuar në pellgje të thella gjaku,
ka mbirë prej tyre e ruan lule bozhure në gji,
është vend ku për liri flijohet fëmiu, i riu e plaku,
e s’ duron perandorë, mbretër as krajli.

Atdheu im çdo herë do të frymojë i lirë,
ngre kështjella lirie çdo ditë kat më kat,
jo, Atdheu im kurrë s’ duron pranga, zingjirë,
që jem gjak, kockë e tru i Tij, oh, sa jem me fat!

Atdheu im kalitë PIRRO, SKëNDERBEGA,
lind me shpatë ngjitur krahut, si drangonjë, e përkrenare lavdie mbi kokë,
MIC SOKOLA, ISMAIL QEMALA, AZEM E SHOTë GALICA e HASAN PRISHTINA,
që në luftë me armiq, cdo cep me gjak e barot lanë këtë tokë.

Atdheu im i lashtë rritë KADRI KADRIA,
ADEM JASHARA, ZAHIR PAJAZITA,ILIR KONUSHEVCA, AFRIM MALIQA,
ALI AJETA, AFRIM ZHITIA,EDMOND HOXHA, , BAHRI FAZLIA, ISë BOLETINA,
që kurrë në këto troje mos t’ shkelin “MILLOSHEVIQA”.

Atdheut tim të ndritur, oh sa mirë i rri Dyngjyrëshi,
ku Shqipja jonë krenare ka t’ përjetshmën fole n’ kuqlim larë,
i rrinë bukur në çdo cep emrat Nënë, Baba, Motër, vëlla,
por më së bukuri i rri emri ” ATDHEU YNE SHQIPTAR”.

About Post Author