———————————–
O -Naim-o biri im,në mërgim shumë ke shkruar
për malet,fushat,pyjet,për lisat e gjatë.
për kodrat,gërxhet,lumenjtë e kulluar
për burimet me ujë të ftohtë,që ndodhen malit lart.
Ke shkruar shumë vjersha,vargje dhe poezi
për këtë temë,do flasim ne të dy -tani
e di si jam katandisur,unë ta dish ti
unë Nëna jote,me emërin-Shqipëri-.?
Ke shkruar shumë kohë më parë,ti o -Naim-
punë,punë,natë e ditë,që të shohim pakëz dritë
punoi i gjori popull se ishte punëtor dhe trim
nuk pa asnjëherë dritë,por vetëm u cfilit.
U mërzit aq shumë populli i shkretë
që përgjigjen ta dha me të shpejtë
o -Naim-djali të punoje ti vetë
ta provoje një herë turnin e tretë.
Të gjitha ato që ndër vite ndërtoi
erdhi një ditë dhe i -shkatrroi-
shkrove dhe për-lisat e gjatë-
këto i hëngri motorrsharra me gjithë-sëpatë.
Shkrove për gërxhet,kodrat e bukura
por këto janë bërë cep më cep-purë-
ju kanë vënë zjarrin në çdo vënd
i kanë djegur,i kanë bërë zhurë.
Po të më shikosh ti o-Naim-mirë
sot unë ngjaj porsi shkretëtirë
ke shkruar për lumenjtë me ujë të kulluar
sot që të gjithë,janë turbulluar.
Në cdo lumë nga një -mulli-
gjoja prodhojnë ata energji
shtratet e tyre ju a kanë gremisur
ja u kanë prishur,ju a kanë thepisur.
Kur bie shi dalin nga shtrati
egërsohen,fryen siç duket nga inati
marrin rrugë,nëpër fusha dhe ara
përmbytin o Naim,ç’gjejnë përpara.
Dhe burimet me ujë të ftohtë
të gjithë kudo ata janë tharë
po te shikosh ”damarët”e tyre
u janë plasaritur,u janë carë.
Më e keqja është o -Naim-djali
me njerëzit u ndamë për së-gjalli-
ikën me lanë mua -SHQIPERINË-
ikën nëpër botë,murën arratinë.
Si zogjtë e Korbit,janë shpërndarë
anë e mbanë tej Botës mbarë
e c’të të them o -Naim-djali
mua se si do më verë halli.!!!
