Atdheu ynë-Afërdita Hadaj


AFËRDITA HADAJ.

Atdheu ynë i shtrenjtë

O vendi i bekuar

Bukurit e tua nuk kanë të mbaruar

Po s’ka kush ti mbrojë

Të kanë nënëvleftësuar.

U fshehën ata burra

Që bukurive….. të tua

I shkruan dhe i kënduan.

Sot kan ngel veç plera

Që të gjunjëzuan

Të ndanë në copa,të privatëzuan

Ujqër të pa ngopur rëndë të lënduan.

E’hh atdheu ynë……..!

Sot dhimbshëm ti rënkon

Ti kanë k’putur kryet

Dhe lisat po largojnë.

Ato rrënjët e forta

Që kishe ti dikurë

Ti shkulën kuçedrat

Dhe sot je katrahurë.

Kanë ngel veç pleqëria

Që me lotë vadisin trojet

Me shpresë veç tek RINIA

Që një ditë do të afrohen.

Rrënjët e shqipes dykrenare

Të stërgjyshërve tanë

Të nënave baballarëve

Dhe të mijra deshmorëve

Që për ty jetën e dhanë.

E derdhën gjakun lumë

Që ty të shihnin nuse

Dhe në vedet, që kanë rënë

Sot mbijnë mijëra lulëkuqe.

Këngëtarët dhe bilbilat

Për ty këndojnë pa mbarim

Ne poetët, për ty shkruajmë

Çdo plagë shpirti gjen shërim.

Ndaj, në vargje protestojmë

Padrejtësitë dot si durojmë.

Veç të mira të urojmë………!!

Me shpresë se një ditë të bukur

Do rilidë një LIDER supër……!

Të na udheheq në rrugë të duhur

Që ty Atdheu ynë, të- të shohim

Krenarë, edhe prapë të lumtur.