ATDHEU
Miq kurrajo do atdheu,
Që s’mungon në shqiptarë,
Burra, gra mbini nga dheu,
Do drejtësi, do drejtësi!
Do nder, do moral,
Mjaft rendët në marrëzi!
Po notojmë në moçal!
Miq…të mënçur do atdheu,
Mjaft i shkelët,i përqeshët,
Dhe si relike muzeu,
Në një cep pa bukë i ngjeshët!
Miq…heronj kërkon atdheu,
Nuk bëhet me matrapazë,
Që gjëmojnë sa tundet dheu,
Si legjendat në Prekaz!
Atdheu do luftëtarë,
Që kanë zot veç shqiptarinë,
Shqiptaria se ka mbarë,
Kur protestave u prijnë!
Atdheu…do burra bese,
Gra të mira, gra hyjnore,
Pastaj ka një fije shprese,
Që s’të lënë në rrugë qorre!
Se atdhe veç një ti mundesh,
O ta kesh, o mos t’a kesh!
Nuk ke zgjidhje veç të tundesh,
Se budallë nuk mund të jesh!
