ATË DITË…!
(Kushtuar nënës sime)
Nga një qoshe nënë rrije si në pritë
teksa drejt derës drejtoje sytë
prisje ardhjen time atë ditë
se unë atë kohë vija në vizitë.
Nuk më fole asnjë fjalë
edhe pse më kishe veç një djalë
por me mall më vështrove pa ndalë
sikur doje ta thoje të vetmën fjalë.
U bë ditë e paharruar
kur doje të thoje ca fjalë
unë në heshtje kumtin e kam kuptuar
Të më bekoje sa të jam gjallë.
Eh nëna e dashur ,e bukur
si asnjë tjetër në këtë botë
ende të kujtoj në qoshe e strukur
Dhe befas nga malli rrjedhin lot…!
Zymer H.Haliti
