Atë ditë…

Një emocion që s’e përshkruaj
që mbeti ëndërr në portrete.
E para herë dëgjoja zemrën
Dhe nisi fjala mori udhë
ndizeshin sytë në mijëra fjalë.
E dobët aq,s’kisha qenë kurrë
por as e zonja, për t’ia dalë!
E ndërsa ti qetësisht i matur
se si ma bëje orën minut.
S’u ndje si iku koha e zgjatur
më tej një puthje
që mori ngut.
Dhe ora nisi që të rrëfehej
u ftoh kafeja
që po na priste!
U lute tjetër të na shërbehej,
për dashurinë ti flisje,flisje…