Atë mbrëmje-Brixhilda Dede


ATË MBRËMJE

Ishte një mbrëmje si gjithë të tjerat,

Mendimet e zhurmshme, thashë ti djeg,

Kërciste fjala si kripa zjarit.

U dogj e keqja, e mira mbet’.

Ylli i fundit ju shua natës.

Hëna shkau poshtë një tëpjetë.

Pylli i dendur u zhyt në heshtje,

Mendia zbrazur, shpirti shkrumbuar lehtë.

Një zë i njohur ish’ ai mesnatës së errët,

Më bëri një cigare të ndez.

Pavetëdijshëm të lëshoj hirin mbi gotë,

e helm të bëhet vera për dreq.

Një psherëtim si brengë më solli,

Ëndrën e fshehur thellë në gji.

Flaka etur digjte zemrën.

Në tastjerë brinjësh vallzohej melodi shpirti.