Ateisti:Tyran Prizren Spahiu

Roman
ATEISTI
Vështrim: Prof i Gjuhës dhe Letërisë Shqipe, Islam Gegaj, Prishtinë.
Trajtimi i kësaj teme është padyshim një sfidë që kërkon njohuri të gjithanshme. Titulli më gjeti të papërgatitur, por njohja e prirjes së shkrimtarit për të notuar në ujërat e trazuara në jetë dhe për të qenë gati për t’iu përgjigjur py-etjeve veçanërisht për tema delikate, nuk më befasoi. Më duhet të pranoj se e hapa me padu-rim librin me dëshirën për të parë përmbajtjen e romanit “ATEISTI”.
Në të njëjtën kohë e di që pena juaj nuk do të pushojë. Ne nuk jemi takuar, por jam i sigurt se në të ardhmen do të na ofroni poezi dhe pro-zë unike dhe se lexuesi me shumë gjasa do të gjejë eliksirin që dëshiron, opiumin që deh. Duke mos dashur të shtjelloj qëllimisht ngjarjet në roman, sigurisht që këtë kështjellë perando-rak dhe shfletimin ia lë vetë lexuesit.
Zakonisht personazhet kryesore në romane tregohen, përshkruhen si karaktere dashamirëse ose negative, por në të njëjtën kohë janë të fuqishme dhe vendosëse. Tek Tyrani persona-zhet si Valteri, Savana e Anna janë tejet të thjeshtë, ditore pa asnjë virtyt të super heroji, por që përdorin mekanizmat e shtetit dhe au-tomatikisht janë në përparësi.
Ndërsa komploti përparon, lexuesi bëhet kurioz vazhdojnë ngjarjet e mëtejshme të shpalosen ngadalë i afrohem fundit dhe ndjej një ritëm të shpejtë në zemrën time dhe pyes veten se si do të gjejë një rrugëdalje nga kjo sit-uatë shumë emocionuese. Megjithëse fundi i romanit ishte jashtë kontrollit për lexuesin, papritur e kapja veten duke u çliruar nga qelitë e burgut dhe duke u ndjerë i pasur plotësisht.
Romani i juaj
“Ateisti” i gjashtë me radhë, është shpalosje e gjërë e përvojës që, tashmë e keni krijuar prej vitesh. Ideotematika e këtij romani përbën no-vatorizmin që pasqyrohet me sensin e autorit dhe prirjen e stërholluar duke trajtuar materjen në një sfond të gjerë. Struktura e romanit e ndërtuar me mjete letrare-artistike dhe syzheu e kompozicioni, i japin gjithë bukurinë veprës. Mbi një vit pune që ia keni kushtuar, është ku-rorëzim i mundit dhe suksesit. Kjo iu dhuron kënaqësinë e ligjshme se është realizuar den-jësisht vepra e i gëzoheni frutit të punës mbi njëvjeçare në hartimin e këtij romani, i cili do të ngjallë kërshërinë e lexuesit.
Valteri, Savana, Rahi, Hosseini dhe Anna si personazhe të rëndomta më kanë bërë për veti, sidomos Valteri duke u joshur nga pasja në një moment të jetës dorëzohet pasurisë së kësaj bote, thesarit që çdo qenie njerëzore lakmon, që në vazhdimësi mëton të përfiton, por duke mos menduar dhe analizuar pasojat dhe efektin përfundimtar të lakmisë që mund që sjell një gjest i tillë. Në një shtet të huaj, koha kur njeriu mëton të zbarkon në hënë, njerëzimi vazhdon të burgoset nga pasja, varfëria endet buzë gremi-nës dhe kërcënohet jeta e e njerëzimit.
Në fund të ceki se lexuesi edhe do ndihet pakëz i relaksuar pasi që Valterin koha nuk lejon të lexon porosinë e fundit. Këtë kënaqësi të shtjellimit do ua lëmë lexuesve.
Unë jam vërtet më shumë se kureshtar të di se cilën temë do të analizoni tani dhe do ta ven-dosni në letër, e di, temë që është e vështirë të imagjinohet, apo!?
Padyshim, jeni shumë prodhimtar, poet e prozator Tyran Prizren Spahiu me shkrimet e nduarnduarta; qoftë në poezi e në prozë duke lëvruar edhe gjininë më të vështirë, atë të romanit. Ju përgëzoj për këtë vepër të botuar rishtas dhe, iu uroj të tjera suksese në va-zhdimësinë e punës suaj autoriale! Mjafton ky fragment që e keni postuar në rrjete sociale, për të krijuar bindjen e thellë se sa me art është ndërtuar romani dhe me mjete letrare, por edhe me një gjuhë të rrjedhshme e plot kolorit ngjy-rash artistike. Romani “Ateisti” do ta gjejë lex-uesin e pasionuar, së cilit i referohet me tërë laryshinë e pasqyrimit të ngjarjeve dhe ide-otematikës. Sukseset iu shoqërofshin gjithnjë në krijimtarinë tuaj letrare dhe në jetë, romansier Tyran Prizren Spahiu! Të tjera vepra të bukura të na dhuroni me sensin tuaj të veçantë të të shkruarit.
Shpresoj dhe fuqimisht besoj që të va-zhdoni me të njëjtin ritëm dhe të na ofroni tema shumë të vështira, deri tani që na kanë munguar në letërsinë tonë, por edhe më gjërë për t’u gje-tur në letërsinë botërore sot.
New York
Më mbërthen buzëqeshja magjike e një prindi përcjellur nga kënaqësia e brendshme shpirtërore e ngrohtë e lumturisë. Natyrisht m’u kujtuan dy fëmijët e mi në Brooklyn, New York. Por edhe hija e zemërimit ma rëndon shpirtin derisa imazhi i saj shfaqet para syve të mi, po ajo, ish bashkëshortja ime që tani jeton me një zezak. Fati i të ziut, mençuria e ish bashkëshortesë time Summer, dëshpërohem kur mendoj për këto krijesa, jashtëzakonisht më shumohen ndjenjat para apokaliptike, tejet fuqishëm ndërgjegjen më dhunojnë. Më gozh-don pikëpyetja a janë në gjendje fëmijët të edu-kojnë!?
Them mençuria, ajo është e lindur për të komplikuar jetën, harmoninë e buxhetin familjar! Në zemër ende ndjej skllavëzim mod-ern, definitivisht Luciferja është e vetëdijshme në rast se ajo vë kurorëzim me zezakun atëherë nuk do merr nga unë mbështetje financiare!
Jeta është e pamëshirshme, shteti më detyron që mbi gjysmën e pagës t‘i japi Summer në mënyrë që fëmijët të kenë siguri jetësore, familjare e shkollim.
Janë këto momente kur tej çdo mase urrej jetën, njerëzimin, ligjet që në çdo formë të mundshme më tmerrojnë gjendjen emocionale, ardhmërinë e një gjoja mëkatari që u martua me një femër të tillë!
Summer, në fillim jeta me të ishte më se tërheqëse, por me kalimin e kohës, gjegjësisht kur vajzat erdhën në jetë, në pyetjet e mia ku kalonte kohën pas orarit të punës ajo më anashkalonte duke u buzëqeshur ose duke më ofruar puthje e dashuri të zjarrtë. Natyrisht unë si mashkull dorëzohesha epshit dhe nuk doja të përsëritja të njejtën pyetje. Por kupa u mbush, sjellja e saj sa vjen e më acaron nervat, shpesh fare nuk përgjigjet pyetjeve të mia, lehtazi largohet në dhomën tjetër.
Andaj një natë vendosa të përcjelli, natyrisht mora pozicionin përballë vendit të saj të punës, veturën parkova në errësirë.
Ajo doli nga dera kryesore, u befasova pasi që ajo vetë hipi në makinën e saj dhe u nis. Në kthesën e dytë u kthye në një drejtim për mua pakëz të njohur, deri në restaurantin bregdeti. Ishin tre gra të ulura në dy tavolina që ishin të bashkuara, pas saj erdhën disa kolegë, besoj se janë të punës.
Aty prita për disa orë derisa gati të gjithë gjysmë të dehur u larguan nga lokali dhe ajo me veturë u kthye në shtëpi. Vërtet, nuk pashë asgjë të dyshimtë, andaj nga kureshtja pyeta me kend ka qenë pas orarit të punës, ajo u përgjegj me disa shoqe, në të vërtetë kolegë. Pastaj vura re se ky gjest i imi ishte tejet i ulët, andaj një veprim të tillë spiunazhi nuk do doja të bëj më, përkundër faktit se shumë herë isha në dilemë të bëj edhe një inspektim, çastin e fundit kam ndërruar mendjen. Në fund ndodhi, disa muaj të fundit tërë pagën ajo e shpenzonte për qëllime të veta. Fjalosjet vazhduan me intensitet të shtuar, herë herë doja të godisja, por në momentin e fundit një durim brenda meje nuk më lejonte. Për këtë virtyt tejet domethënës duhet të falenderoj trajnimet në qendrën e specializimit të sigurisë në South Carolina, kryesisht në këtë vend ushtrimet psikologjike janë mbajtur.
Dy-tre muajt e fundit ajo vjen vonë në shtëpi, shpesh e dehur, madje dyshoj se ka filluar të marrë lëndë narkotike, por mbi të gjitha injoron vajzat. Kohët e fundit edhe unë jam i angazhuar në misione, ndaj nuk dihet se kur mund të shkojë në shtëpi, nuk kam orar të caktuar. Kur kthehem në shtëpi, kontrolloj frigoriferin dhe shoh që nuk ka përgatitur asgjë për drekë apo darkë, vetëm ka blerë pizza të ngrira.
Disa herë ndodhi, në të vërtetë u detyrova të pres ardhjen e saj, andaj zakonisht kyqi televizorin për të pritur. Çdo ardhje e saj shoqërohet nga ofshama dhe përplasja e derës kryesore. Unë bëhem sikur fle dhe nuk reagoj.
Freskët më kujtohet kur një natë erdhi më shumë se e dehur, pas shumë pyetjeve dhe kërcënimeve nga ana ime situata u përkeqësua, në fund vetë pranoi faktin se ishte me një koleg pune në një motel, por se u pendua dhe u largua me shpejtësi nga moteli. Natyrisht unë këtë nuk besova. Kuptova se më në fund asnjë durim këtë nuk mund të toleron, andaj godita disa herë në fytyrë dhe që nga ajo natë marrëdhënia ynë me shpejtësi marramendëse mori tatëpjetën dhe zakonisht si ndodh një mbrëmje kur u ktheva në shtëpi, gjeta letrën lamtumirëse, ku gjithashtu ceket decidivisht se ajo ka lënë punën dhe do t’u kushtohet fëmijëve.
Pas një hetimi që bëra kuptova se dyshimi im ishte i bazuar, ajo ishte larguar me një koleg të saj, përkatësisht me personin me të cilin po takohej kohët e fundit. Gjegjësisht me zezakun e mallkuar i cili gjithashtu ishte i martuar, por tani i shkurorëzuar.
U riktheva vetmisë. Disa muaj orari im ishte punë-shtëpi-punë. Gjatë tërë kësaj kohe ndjeja rebelim shpirtëror, ndërsa në anën tjetër kërkoja qetësi, të cilën nuk arrita të fitoj. Mbi të gjitha më shqetësonte gjendja financiare, pagesat e ndryshme që vinin në fund të çdo muaji më mundonin thua se e kam thikën në fyt. Pastaj mbështetja financiare për Summer dhe vajzat hipokrizi e gjyqësisë.
Gjatë procesit të shkurorëzimit, gjykata caktoi Summer si kujdestare e vajzave, ndërsa unë mund t’i vizitojë gjatë gjithë ditës një herë në javë. Kjo mjaftonte, por shpesh kam dëgjuar, tani edhe vetë u bëra shembull se në fillim më shpesh vizitoja fëmijët, por me kalimin e kohës vizitat u bënë të rralla.
Po, dreqi nuk qetësohet, nga vizita e fundit nuk kaloi shumë kohë kur një ditë heret në mëngjes dëgjova trokitje në derën hyrëse!
Hapa derën, tek shkallët ishin dy policë dhe një civil i moshuar.
-Mirëmëngjes, urdhëroni!
-Mirëmëngjes, ju jeni Valter London?
-Po!
-Unë jam nga Qendra sociale për fëmijët pa strehë, quhem Clark Gibson, ndërsa policët janë nga qarku i lagjes.
-Çfarë ka ndodhur?
-Emri i gruas së juaj është Summer Smith London, dhe keni dy vajza të mitura, apo?
-Po, ku është problemi?
-Polici do ju skjaroj, pastaj unë do vazhdoj.
Polici, një person trup shkurt, me mustaqe dhe i dyti më i ri, si duket janë koordinuar kush do më drejtohet. Polici i ri shikjoi anash ndërsa i shkurti mori fjalën.
-Zotëri London, do të futem menjëherë në temë, mbrëmë bashkëshortja e juaj dhe një person tjetër i cili drejtonte automjetin, duke udhëtuar në qendër të qytetit kanë shkaktuar aksident në komunikacion. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje pas një kontrolli rutinë, ka arritur të kuptojë se të dy ishin nën efektin e alkoolit dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre kanë gjetur sasi të konsiderueshme të drogës.
-Mund të imagjinoj, më tregoni ai personi i dytë ka qenë zezak, apo?
-Po. Natyrisht që të dy u arrestuan dhe në stacionin e policisë kuptuam se ajo ka dy fëmijë, dhe se babai i tyre legjitim jeni ju, ndaj një ekip i yni shkoi në banesën e saj i mori fëmijët dhe i vendosëm në Qendrën sociale për të mitur.
Tani të dy policët u kthyen në drejtim të punonjësit të qendrës.
-Ja pra, mbrëmë kanë kaluar natën në qendër dhe më urdhëresën e gjyqtarit dhe qendrës ne erdhëm tek ju.
-Më keni zënë ngushtë, nuk di çfarë të ju them!
-Zotëri London, në rast se lejoni ne do futemi mbrenda në ambient shtëpiak pasi që dëshirojmë të ju bëjmë disa pyetje shtesë.
-Natyrisht, urdhëroni.
E kuptova realitetin e hidhur, kam mundur ta imagjinoj një gjë të tillë, pasi Summer gjithmonë mundohej të paraqitej në formën dhe mënyrën më ekstravagante në shoqëri. Në ndërkohë njëri prej policëve ndërhyri.
-Zotëri London, zotëri Clark, ne kërkojmë ndjesë, kemi shumë punë për të bërë, detyra na fton, doemos duhet të kthehemi në bazë, ndërsa juve ju dëshirojmë ditë të mbarë.
-Faleminderit shumë policë të nderuar.
Posa u përshëndetëm unë dhe Clark hyrëm brenda.
Kam përshtypje se më ka rënë mali në kokë. Fluturimthi mendimet tentojnë të gjejnë rrugëdalje. Duke ditur faktin që babai para shkurorëzimit ka kaluar shumë kohë me mbesat e tij, andaj patjetër që do ta përfshij edhe atë në këtë.
-Urdhëroni uluni dhe ç’dëshironi të pini?
-Faleminderit shumë, por edhe unë duhet të kthehem në vend të punës. Më duhet të ju informoj dhe të ju pyes kur mund të vini në qendër?
-Tani, menjëherë!
-Mirë, mund të shkojmë bashkë, ju lutem më tregoni ku punoni pasi që duhet të plotësoj formularin.
-Punoj në sigurimin e shtetit, më shumë nuk kam të drejtë të ju tregoj.
-Keni ndonjë dokument?
E nxora kartën e identitetit nga xhepi i pasmë, sapo e vuri re këtë, zyrtari i qendrës ndryshoi të gjithë sjelljen, u transformua në një njeri tjetër, zëri i tij mori një ton shumë më të afërt, më të butë dhe padyshim më të kujdesshëm.
-Ju lutem zotëri London, në raste të tilla kërkojmë edhe dokumentin e atësisë, sigurimit shëndetësor, por nga ju nuk do kërkoj.
-Edhe diçka dua të ju them, babai im është veteran i luftës, andaj edhe ai do angazhohet dhe kujdeset për fëmijët.
-Vërtet familje fisnike, nuk kam asnjë pyetje tjetër, ju lutem tani të shkojmë.
-Mundemi, por unë së pari do lajmërohem bazës, pas pak çastesh do të jem gati dhe do ju shoqëroj.
Shkova në dhomën tjetër dhe me telefonin zyrtar informova bazën pastaj me telefon privat edhe babain.
Jam i qetë, por edhe i vetëdijshëm që më pret një kohë e vështirë, megjithëse nuk kam nevojë të nxitoj, doemos duhet të analizoj mirë çdo lëvizje përpara se të vendos se ku mund të akomodohen fëmijët.
Me veturën e Clarkut shkuam në qendër. Hyrëm në fjetore, vajzat ishin ende duke fjetur.
-Zotëri London, më lejoni të ju propozoj derisa të zgjohen vajzat mund të shkojmë në zyren time dhe përfundimisht të marrim një vendim, pajtoheni?
-Sigurisht, por dua të ju informoj që tani unë do marri vajzat, poashtu informova edhe babain ai së shpejti do vjen tek unë në shtëpi.
-Zotëri London, pa dyshim me këtë vulosët të gjitha pyetjet e mia, vetëm kam nevojë të plotësoj formularin se në pajtueshmëri të plotë me Qendrën ju do merrni dhe kujdeseni për fëmijët deri në përfundimin e çështjes, respektivisht deri në mbylljen e rastit të ish bashkëshortes së juaj, tani vetëm kam nevojë për nënshkrimin e juaj.
-Mirë, derisa të plotësoni ju formularin unë do të shkojë të zgjoj nga gjumi çupëzat e mia, besoj se është në rregull?
-Ju lutem, urdhëroni!
Sa të çuditshëm janë fëmijët, sapo hapa derën e dhomës ishin zgjuar dhe mbledhur disa vajza dhe djem po luanin, posa më vërejtën, pushuan lojën dhe Joanna, pastaj edhe Troya kërcyen, u nisën të më përqafojnë. Si zakonisht Troya filloi rrëfimin.
-Babi, ne ishim duke pritur mamin kur erdhën dy persona të panjohur, një femër dhe një mashkull, na ofruan ushqim dhe thanë se duhet të shkojmë me ta. Unë i tregova se jemi duke pritur mamin, ajo, femra e re, bukuroshja tha se mami për një kohë nuk do të vjen dhe se duhet të shkojmë me ata. Pastaj më shkrepi mendja dhe thashë të informojnë babin, poashtu ajo femra e re pastaj pyeti për emrin tëndë, ku jeton dhe në fund tha se babi i juaj së shpejti do të vjen.
-Ja, shihni se erdha, ejani më përqafoni vajzat e mia të dashura.
Derisa ishin duke u afruar, në sytë e Joannas vërejta lot, me siguri përjeton këto çaste tejet vështirë ndërsa sa arrita të shoh Troya mbahet mirë.
Posa më përqafoi Joanna filloi tregimin e saj.
-Babi, kur dëgjova zhurmën e makinës shkova në dritare, nga aty pashë poashtu se me bukuroshen erdhi edhe policia, por policia qëndroi jashtë ndërsa të tjerët hyrën mbrenda.
-Joanna, ju ishit vetëm në shtëpi?
-Po babi, mami para se të dal nga shtëpia tha se është ende ditë dhe ajo nuk do të vonohet dhe se nuk ka nevojë të thërrasë dado. Kur filloi të errësohej Troya telefonoi mamit, ajo përsëri tha se nuk do të vonohet, por për çudi pas pak erdhën të panjohurit dhe policia.
-Mirë, tani unë do dali të rregulloj disa dokumente dhe së shpejti do kthehem dhe të ikim në shtëpi.
Jashtë një befasi e këndshme, ra zilja e telefonit dhe erdhi mesazhi nga Veterani se është duke na pritur në shtëpi.
Vendimin se fëmijët vijnë me mua shpejt firmosa dhe me veturë të Qendrës u nisëm për në shtëpi.
Fakti qëndron i palëkundur, ne jemi bazament i dobët si prindër, jemi tejet të pandërgjegjshëm, hymë bashkëjetesës zakonisht të joshur nga dy paga, mundësia për të arritur diç më tepër në jetë. Pastaj sjellim në botë fëmijë të cilët pa kurrfarë faji bëhen pre e virtyteve tona lirisht mund të them të djallëzuara. Çfarë mund të presim në të ardhmen, si do të edukohen fëmijët, kush do të kujdeset për arsimimin e tyre, shumë pyetje pa asnjë përgjigje!
Ndjesia e frikës për fëmijët më rrëmbeu, di se babai mund të ofron ndihmë për një kohë të kufizuar më tepër as nuk kam drejtë të kërkoj.
Më ra ndër mend se afër banesës është një institucion që shërben si kujdesi ditor i fëmijëve, por ata punojnë deri në muzg! Çka pastaj, unë punoj pa orar, nuk dihet kur dhe në ç’moment dhe sa gjatë mund të jem i ftuar në mision. Një herë kam biseduar me Summer për institucionin Çerdhe me konvikt, më kujtohet se kushtonte gati sa gjysmë paga ime.
Futur në këto mendime arrita në shtëpi, u falenderova qendrës dhe me vajza u futëm në ndërtesë. Nuk i tregova çupëzave për Veteranin, pasi që paraprakisht dija se ai vazhdimisht organizon befasi dhe doja që vajzat të disponohen.
Pikërisht kështu ndodhi, në dhomën e fëmijëve kishte vendosur dy dronë, njëri i verdhë dhe tjetri ngjyrë vjollcë, ndërsa vetë ishte fshehur pas derës.
Britmat e vajzave arritën kulmin kur që të tre dolën jashtë, unë isha në korridor, dolëm jashtë dhe në parking të ndërtesës filluan të lozin me drona. U befasova sa shpejtë arritën të operojnë këtë teknik të vështirë, posaqërisht Troya e cila nga dritarja futi dronin në banesën time, pastaj sërish pa kurfarë problemi arriti të nxjerr nga aty.
Në ndërkohë babai më ftoi anash.
-Ç’kemi Valt, ç’ndodhi, ku është Summer?
-Ndodhi një e papritur që më befasoi, ajo është në burg, mbrëmë e kanë zënë me drogë, asgjë më tepër nuk di!
-Ishte vetëm?
-Jo, me zezakun.
-Ç’do bën tani me fëmijët?
-Nuk di, për këtë të thirra, mund të më ndihmon?
-Natyrisht, por kjo nuk është punë për një, dy ose tre ditë, mendoj se duhet të planifikojmë për një kohë më të gjatë.
-Veteran, unë nuk kam mundësi materiale t’i dërgoj në Çerdhe me konvikt, ndërsa kam mundësi t’i vendosi në Qendrën sociale, por kjo nuk më pëlqen pasi që e kanë orarin e caktuar të punës.
-Dëgjo, fillimisht merr disa ditë pushim, pastaj do shohim çfarë do bëjmë, ndërkohë, unë do të transferohem tek ju për një kohë të shkurtër.
-Mirë, do e thërras shefin tim dhe informoj rreth rastit, pasi që jemi të obliguar.
-Mos harro, thuaj se je me mua dhe përshëndete, ai do kupton.
-Hej Veteran, njeh ti shefin tim?
-Natyrisht, që nga dita kur konkurove të punësohesh.
-Ç’thua or ti!
-Ja pra tani erdhi koha të të tregoj, unë me shefin tëndë kemi biseduar gjërë e gjatë rreth konkursit dhe pranoj se edhe unë kam gisht në punësimin tëndë.
-Pse këtë më heret nuk më ke treguar?
-Nuk e pashë të arsyeshme, por e pranoj që jam shumë i kënaqur me punën që bëni.
-Nuk kuptoj?
-Shpesh dëgjohem me shefin respektivisht mikun tim dhe interesohem, ndonjëherë edhe ne veteranët jemi të kyqur në ndonjë mision më të rrezikshëm për të mbushur ndonjë zbrazëtirë.
-Ti, në mision!?
-Kaq, nuk dua të bisedojmë më për këtë. Tani kemi problem më rrënjësor, andaj të drejtojmë energjinë në këtë sferë.
-Ti je një formulë për mua që nuk e kam zgjedhur kurrë, tani do të thërras shefin dhe të tregoj rreth rastit dhe se që nga ky moment, në të vërtetë përkohësisht fëmijët janë në kujdesin tonë.
Biseda me shefin zgjati më pak se dy minuta, posa i përmenda Veteranin kam përshtypje se u befasua por nuk tha gjë, vetëm më uroi suksese dhe për çdo risi sërish duhet të njoftoj. Ktheva kokën në drejtim të Veteranit, ai vetëm buzëqeshi dhe pastaj vazhdoi.
-Valt, unë besoj se tani Summer intervistohet, prandej në mbrëmje unë do të shkojë në stacionin policor të shohë dhe informohem rreth situatës, pajtohesh?
-Definitivisht po, dua të di rreth rastit.
-Edhe diçka do kërkoj prej teje, por paraprakisht më dëgjo me kujdes.
-Shkrepe.
-Valt, do doja të qetësohesh, këtë mund të arrin vetëm në rast se gjen një femër të ndershme, e cila është e punësuar dhe të vazhdon jetën si i ka hije një anëtari të familjes London.
-Nuk di ç’të them, unë mendoj se së pari më duhet të tejkaloj këtë situatë të palakmueshme.
-Jeta nuk zhvillohet në klube të natës vazhdimisht në kërkim të ngushëllimit shpirtëror, doemos njeriu ka nevojë për qetësi në jetë, unë këtë nuk arrita dhe shpresoj se ti mundesh.
-Do bisedojmë për këtë më vonë.
-Dëgjo, do të doja shumë që ti të merrje frenat e jetës nën kontrollin tënd, të qëndrosh i fortë dhe të krijosh një çerdhe familjare.
-Veteran do bisedojmë?
-Të përfundoj, sheh si jetoj unë, kaloj jetën në udhëtime, nëpër klube të natës duke ditur se një ditë do pendohem, mosha nuk kursen, pleqëria mund të godet pamëshirshëm, por tani për tani kjo jetë më pëlqen. Nuk do doja që edhe ti të bën jetë endacaku në kërkim të dashurisë tek vajzat e dyshimta që nuk të meritojnë.
Fjalia e fundit zgjoi këmbanat në trurin tim, u vërsul në qendër të ndërgjegjes e vetëdijes! Mendoj se Veterani ka të drejtë, tërë jeta ime pas shkurorëzimit është duke u ngatërruar me ndjenjat, por një jam i sigurtë, kjo jetë edhe mua më pëlqen, me një kusht, shpresoj që Summer të martohet ose të gjejë një punë dhe të më çlirojë nga shqetësimet e mbështetjes financiare aq të larta dhe sa i përket moshës së shtyrë, as që dua ta mendoj. Tani për tani jam i kënaqur me vetmin dhe pa kurrfarë obligimi ndaj asnjë femre. Një herë e kam djegur veten, nuk do të doja të përsërisja të njëjtin gabim.
Më në fund muzgu dorëzohet kohës aq të mirëpritur kur Veterani do shkon në stacion policor. Kam përshtypje se koha u ndal, akrepat e orës u ngadalësuan, andaj me një kafe në dorë dhe në dorën tjetër birra dola në verandë. Ndeza një cigare, dy, tre, mora edhe një birrë duke mos larguar sytë nga rruga.
Dhe më në fund ja Veterani tek është duke ardhur. Shkova në dhomën e ndenjes për të pritur.
-Ç’kemi Veteran?
-Kam lajm posi opiumi që jep siguri dhe hap shtegun e pavarësisë së personalitetit.
-Bukur, mund të përshpejton lajmin, natyrisht që jam më se kureshtar!
-Dëgjo Valt, sipas të gjitha gjasave zezaku i Summer do pranon tërë fajësinë, gjegjësisht për pluhurin e bardhë ajo nuk ka qenë në dijeni.
-Veteran, je i sigurtë, nga kush more këtë lajm të mrekullueshëm?
-Po pyet shumë, do të përgjigjem për të të qetësuar, por mos më bën më pyetje, mirë?
-Mirë, më trego!
-Nga një njeri i imi që punon në gjykatë, andaj mos u brengos shumë, së shpejti do lirohesh nga robëria e kohës por jo edhe nga robëria e mbështetjes financiare.
-Plakush, je i mrekullueshëm, kurrë nuk do të mund ta shpërblej atë që ke bërë dhe po bën për mua.
-Mos harro, ti je gjaku im.
-Faleminderit shumë, Veteran. Po, para një ore vajzat shkuan në dhomën e tyre të vjetër dhe janë duke fjetur, një kohë të gjatë i kam shikjuar, lirisht mund të them se kuptoj thënien tënde ”Ti je gjaku im.”
Veterani nuk tha asgjë, vetëm mori një birrë nga frigoriferi dhe doli në verandë. Nuk doja më të bezdisi, e di se ai jashtëzakonisht shumë çmon qetësinë dhe vetmin.
Të nesërmen, ndodhi parashikimi i Veteranit. Heret në mëngjes erdhi Summer, u befasova kur e pashë para shtratit tim.
-Hej, mirë se vjen, si hyre brenda?
-Dera ishte e hapur, me siguri keni harruar mbrëmë të mbyllni me çelës. Më trego ku janë vajzat?
-Në dhomën e tyre. Hej, Veterani është këtu.
-Veterani, do doja të takoj, por sot jam tepër e zënë, një ditë do vij ta përshëndes dhe pimë nga një birrë.
Si me gjysmë zëri përfundoi fjalinë dhe menjëherë u nis në drejtim të dhomës së fëmijëve. Nuk dija çfarë të bëja, nëse filloj të kritikoj se nuk ka arsye për të nxituar dhe se vajzat nuk e meritojnë të kalojnë këto strese dhe lojëra idioteske, e di paraprakisht se do të ngatërrohemi edhe më shumë.
Pas pak minutash doli me vajzat dhe vetëm arrita të përqafoj çupëzat, ajo sërish me gjysmë zëri, por e buzëqeshur shprehu falenderim dhe u larguan.
Nuk kaloi shumë kohë kur Veterani doli nga dhoma e tij.
-Valt, dëgjova tërë bisedën, tani jam më se i bindur se nuk ke asnjë arsye të vazhdon jetën me të, shpresoj së shpejti se ti do të qëndron në këmbët e tua. Ah po edhe diçka, zezaku pasi që pranoi fajin ekziston mundësia të bashkëpunon dhe ai do lirohet më heret.
-Kuptova Veteran, të lutem më lejo edhe një herë të falenderohem.
-Gjaku im, eja, më lejo të të përqafoj si në kohët e vjetra!
Ai përfitoi nga momenti dhe më futi dollarë në xhepin e këmishës, nuk thashë asgjë. U nis në drejtim të motoçikletës dhe më zë të larë më bëri me dije se ka për të thënë diçka të rëndësishme.
-Gjaku im mos harro, tre elemente luajnë rol tejet domethënëse dhe rrënjësore në jetën e botës, njerëzimit e ardhmërisë dhe ato janë: paraja, femra dhe religjioni.
-Raca njerëzore sillet rreth këtyre nevojave jetësore, apo?
-Definitivisht!
Posi puhiza e vjeshtës u largua. Qetësi, heshtje, shtëpia mori pamje të një ndërtese fantazmë.
Sërish bëra telefonatë Njëshit dhe njoftova rreth gjendjes aktuale në familje.
Jashtëzakonisht i padisponuar, lekët e dhu-ruara nga Veterani vendosa të shpenzoj në klubin e natës (Midnight Ladies), “Zonjat e Mesnatës”. U ula pranë banakut duke përcjellë të ftuarit e shumtë që derdhnin pije më se të shtrenjta.
Në mes të klubit tre vashëza vallëzonin në shtylla me ngjyra të ndryshme duke joshur klientët përreth që sa më tepër lekë të fusin në kraharorin e tyre, gjegësisht midis gjinjve.
Zbraza tre gota dopio në fyt, ndjej dis-ponimin që më përmirësohet.
Hodha një vështrim këndit, ku ishin mbledhur tre grupe. Menjëherë shihet se janë të anës tjetër të shoqërisë. Flokët e ngjyrosura, xhinsat ngjitur për trupi, përqafuar me njeri tje-trin. Nuk dihet kush çka është! Përballë tyre femrat duke u puthur, lesbiket të veshura me fustan më se të ngushtë e shkurt. Jam më se i sigurt se janë të dehura ose të droguara. Në këtë mish mash nuk dihet kush ç’është! Ç’dreqi më solli në këtë fushëbetejë të gjinive, seks i për-zier, lesbike, heteroseksual, biseksual, e çka jo tjetër!
Mendimet sërish më shpiejnë çfarë do bëj nesër, nuk di ku është duke më drejtuar jeta private!?
Ah po, pasi që rasti i drogës kaloi pa pasoja, andaj vazhdova punën pa obligime ndaj fëmijëve. Vendi i punës tim është në një vend të çuditshëm, në fakt disa kate nën tokë, atje në mes të askundit. Gjatë gjithë kohës truri im është i angazhuar, i stresuar, ditë, javë, muaj jam në gjendje hiperaktive.
Por, në shumë raste kur mendimet më pushtojnë rreth jetës tonë të përbashkët, tra-dhtinë e bashkëshortes, pastaj disponime tmerruese, kërcënuese për fëmijët dhe ardhmërinë, disponimin më rikthen babai im, një lopçar i papërmisueshëm, endacak va-zhdimisht në kërkim të aventurave.
Më kujtohet shpesh kur i bleva një motoçi-kletë Harley Davidson për ditëlindjen e Vet-eranit, tani ai është i pandashëm nga bisha Har-ley. Nuk arrita të bisedojmë tani kur u takuam, fakt është se shihemi rrallë, por me sa di unë, ai përshkoi gjithë Amerikën, vitin e kaluar, kaloi më shumë se gjashtë muaj në Amerikën Latine. Bagazhin financiar e ka të lakmueshëm, pasi që disa vite ka kaluar në luftë dhe tani si veteran i luftës gëzon respekt e nder të jashtëzakonshëm nga shteti. I vetmi njeri që i besoj dhe që në çdo moment ose vend më ofron ndihmë në çdo aspekt.
Porosita edhe një dopio, derisa isha duke afruar dorën në drejtim të gotës dëgjova zërin trishtues.
-Kujdes, ka pistoletë!
Ndjeva dhimbje të paspjegueshme në shpinë, u përplasa në tokë, sytë mu mjegulluan!
Thua se u hap gropë e madhe në shpinën time! Më në fund arrita të drejtoj kokën, dëgjova zërin ledhatues të femrës, po ishte zëri i banakieres.
-Je mirë, ke nevojë për ndihmë, është fati yt që trashalluqi i gjatë në trup nuk të qëlloi në kokë, në moment ti ktheve kokën dhe u godite pas shpine. Bëhu i fortë, do të thërras ndihmën e shpejtë?
-Po, të lutem!
U mbështeta në dorë të banakieres, derisa vura këmbën në tokë, arrita të kuptoj se dhimb-ja sa vjen e fuqizohet.
Po, jam i stërvitur për situata të tilla, shtrëngoj dhëmbët, natyrisht se jam i përmba-jtur, i qetë dhe sigurisht nuk guxoj të lejoj të më kap paniku.
Rreth meje tani filluan komentet, në stilin kush jam unë, pse më qëlluan në vend publik? Ndërsa njëri prej tyre si duket më i sofistikuar në rrethana të tilla, vuri në pah se ata nuk deshtën të më vrasin, por thjesht ishte një gjest që dërgon sinjal, porosi në vendin e caktuar. Ky analist ka të drejtë, mendim i qëlluar dhe i saktë që vërtet meriton zbërthim! Personi në fjalë në rast se ka të drejtë, dhe si duket opinion i tij ka mbështetje reale, atëherë pyetem pse nuk më likuiduan?
Njëri prej tyre, përkatësisht mjaft i mosh-uari në këtë rrethinë rinor, pohoi se vrasësi, tra-shalluqi ka pas kohë të shkrepi edhe disa herë, por ai nuk bëri këtë! Pastaj vazhdoi me konstat-imin se ka vërejtur edhe një person tjetër tek dera, pohoi se në ndërkohë vrasësi i supozuar ishte larguar me një gjakëftohtësi të pazakontë. Pastaj kalimthi parashtroi pyetje në rast se njeh kush viktimën?
E shfrytëzova kohën për t’u ngritur në të dyja këmbët, i kërkova banakieres një peshqir, sapo e solli, kërkova të vendos tek plaga, dhe të shtyp për të ndaluar gjakderdhjen.Vura re se disa persona që ishin rreth meje më shikjonin të habitur, mendoj se çuditeshin se si në këtë gjendje jam duke përballuar këtë situatë, por nuk thanë gjë!
Ndërkohë, banakierja, për të qenë më in-teresante në stilin e gruas që nuk i lë asgjë rastësisë dhe që është përgjegjëse për klubin, menjëherë iu drejtua pyetësit me një shpjegim.
-Jo, nuk e njoh, hera e parë që e shohë, por sjellja e tij fisnike më bëri me dije se është një personalitet që meriton respekt.
Në këtë tollovi një nga të ftuarit tentoi të bën ndërhyrje në bisedë, por hasi në një bastion të fortë kundërshtimi.
-Çuditem me vlerësimin tënd, pandeh se është njeri fisnik, ndërsa në anën tjetër pohon se nuk e njeh!
-Po, përsëri them se është fisnik, mënyra se si m’u drejtua kur porositi pije, pastaj sa herë që sytë tanë takoheshin ai më buzëqeshte.
-Kjo nuk ka të bëj fare me fisnikëri.
-Gabim, unë një kohë të gjatë punoj në këtë klub dhe të siguroj se i njoh njerëzit nga sjellja e tyre dhe bashkëbisedimi me ta. Dëftoj se ky njeri është një personalitet bujar e fisnik.
Ende pa përfunduar fjalinë u dëgjua sirena e emergjencës.
Më se i qetë u drejtova banakierës, por në të njejtën kohë gjaku më vlonte, sinqerisht isha i kërcënuar, dhe ende ndihem i rrezikuar.
-Zonjushë, të lutem lajmëro policinë.
-Zotëri, detyra ime është të njoftoj men-jëherë policinë në raste të tilla, ndaj i kam njof-tuar, pres që të vijnë në çdo moment.
Në atë çast, djaloshi i urgjencës më erdhi pranë, ende pa thënë asgjë kërkova nga ai të më tregon në cilin spital do më çojnë?
-Ah po, spitali “Medical Hospital”, sa i përket policisë personi i emergjencës tek dera është duke biseduar me ata.
-Mirë, shkojmë tani, me qepni sa më shpejt që është e mundur, kam dhimbje.
Derisa isha duke folur një infermiere futi gjilpërën në krahun tim të shëndosh.
-Për disa çaste nuk do kesh dhimbje.
Me kujdes vërtet të jashtëzakonshëm më ngritën deri te krevati i emergjencës.
Truri im pranon këtë situatë, bile bile edhe punon para kohës. Posa të më qepin do thërras Simon Clark, kam nevojë për praninë e tij kur të lirohem nga spitali.
Jam nën anestezi morfine, tani nuk ndjej dhimbje fare. Pas pesëmbëdhjetë apo njëzetë minutave, arritëm në spital. Pashë se hyrëm nga dera e pasme.
Doja të bëhem se nuk vërejta këtë, por pu-na më ngarkon që çdo imtësi duhet të analizoj.
-Zonjushë, më trego pse hyrëm nga dera dytësore?
-Pyetje e mirë. Ka ndodhur aksident i madh mes autobusit dhe disa veturave, ka shumë të lënduar, andaj në raste të tilla jemi të udhëzuar të përdorim këtë hyrje.
-Faleminderit për skjarim.
Me ashensor u ngjitëm në katin e dytë, mjeku kujdestar konstatoi se plaga nuk është serioze, por pasi që jam nën sedative dhe se mjeku në mëngjes më hollësisht do të më in-formon rreth gjendjes time shëndetësore, në fund ceki se beson që nesër mund të shkojë në shtëpi.
Tani edhe më shumë u qetësova, sidokjoftë koha është të thërras Simonin, në rast se ka mundësi të vjen deri në spital. Natyrisht që fare nuk besoj telefonave mobil, andaj më mirë ndi-hem të bisedojmë sy me sy. Derisa planifikoja që të përdori banjon e dhomës dhe në qetësi të bisedoj me Simonin, mjeku më bëri me dorë të qetësohem dhe përgatitem edhe për një gjilpërë.
Ah po, menjëherë pas trajtimit mjekësor më dhanë një dozë morfinë dhe mjeku më lejoi vizita. Po vizitë, por në raste të tilla vizita e parë përgjithësisht është nga policia.
-Mirëmbrëma, më thërrasin rreshteri Carl, jam këtu për të dëgjuar ngjarjen që ndodhi në klubin e natës. Di gjendjen e juaj andaj do përshpejtojmë këtë bisedë. Si quheni, ku punoni dhe ç’mund të na tregoni për tentim vrasje?
-Mirëmbrëma, jam Valter London, hmm, nuk di kush ishte, pse e bëri këtë, thjeshtë jam në tërësi i hutuar me situatën dhe ndodhinë në bar. Ju, me siguri keni qenë atje dhe ju kanë informuar për aksidentin.
-Natyrisht në barin a natës na kanë dhënë informata tejet të varfëra.
-Urdhëroni shikjoni kamerat, ato ju japin elemente shtesë për autorin.
-Do jem i hapur, sa arrita të kuptoj njëri ju qëlloi, i dyti ka qenë tek dera poashtu i armato-sur, ndërsa i treti ishte futur në dhomën e ka-merave dhe i ka marrë filmimet.
-Interesant, qenkan tejet të organizuar.
-Poashtu, kam përshtypje se edhe ju jeni më se i shkathtë. Sa i përket atyre pajtohem me ju, si duket ata vërtet janë mirë të organizuar mbase edhe profesional.
-Oficer, në fillim mendova ndoshta kanë gabuar, respektivisht më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër, tani jam i bindur se qëllimi i tyre ka qenë të më frikësojnë ndoshta edhe të më likuidojnë!
-Sheh, edhe unë erdha në këtë përfundim. Të lutem më trego ku punon?
-Jam pa punë.
-Dyshoj, po ceki sërish, kjo klasifikohet si tentim vrasje! Mirë vazhdojmë, më trego si mbi-jeton, je i martuar, ke fëmijë?
-Zotëri, jam i shkurorëzuar, kam dy fëmi, vashëza, ju lutem të përfundojmë tani, kam nevojë për pushim, ju lutem!
-Në rregull edhe një herë pyetja e njejtë, ku punon?
-Nuk punoj, herë pa here kërkoj lëmosh në vende të ndryshme të qytetit.
-Tentim vrasje kundër një lypësari, eh sa poshtë kanë rënë organizatat e krimit, apo ndoshta mendon se ne kemi prek pusin, hë më thuaj?
-Nuk kam ç’të them, ju nuk më besoni, an-daj unë po dorëzohem.
-Dëgjo bastard, nuk dua këtu, në spital të humbas kohë me ty. Tregimi ytë është idiotesk dhe pa kripë. Kërkon nga unë të të besoj?
-Unë juve ju besoj, prandej insistoj që edhe ju të keni çasje të njejtë ndaj meje.
-Lypësar tani edhe filozof.
-Faleminderit shumë!
-Mirë filozof, në anën tjetër pasi që je pa punë nuk paguan alimentacion?
-Me konstatimin e parë jeni gabim, ndërsa me vërejtjen e dytë keni të drejtë.
-Do të të ndjeki derisa të kuptoj kush je, në ndërkohë edhe një pyetje dhe ika. Mjeku më tha se nesër lirohesh nga spitali, ku mund të të kontaktoj?
-Nuk di!
Nuk do të parashtroj më pyetje, si përshembull ke telefon, emrin e babait, vendi i lindjes, për të gjitha këto do bisedojmë nesër.
Jam i mendimit se nuk dëshiron të futet rrugës pa krye, definitivisht është i kujdesshëm, pasi që nuk din me kend ka të bëj.
-Meqenëse nuk i mora përgjigjet e nevojshme, atëherë je i obliguar të lajmërohesh çdo ditë në mëngjes, n’ora tetë në stacionin policor numër pesë tek unë, ritheksoj tek unë, rreshteri Carl, kuptove?
-Kuptova!
Lëkundi kokën dhe për çudi pashë një buzëqeshje të fshehur. Nuk mund të them se ky polic i gjorë arriti të tejkalon tërë këtë situatë, më bëri mjaftë përshtypje, pyes pse nuk kërkoi çipëzimin, mbase edhe këtë delikatesë ka lën kur të lajmërohem në polici!
Pas pak me telefonin tim të vogël të agjen-cisë bëra telefonatë Simonit, bisedë jashtëza-konisht kohë shkurtë, respektivisht kërkova që në mëngjes të vjen në spital.
Mëngjes i bukur, ditë që premton. Qetësuesi morfium bën punën e vet, relakson dhe si shkopi magjik largon të gjitha dhimbjet trupore.
Ç’mu kujtua thënia e një poeti shqiptar,
”Derisa nuk është vonë, uro mirëseardhje ditës, buzëqesh jetës, familjes, miqësisë, puno faqebardhë ardhmërisë e përjetësisë”.
Ja, kjo është një prej atyre ditëve kur kam nevojë për buzëqeshje, më tepër jam i etur të gëzohem ditës së re, definitivisht ngjarja e mbrëmshme ka zgjuar kujdes të jashtëza-konshëm në shqisat e mia. Nuk di kush qëndron pas, por janë shumë grupe e individë që kanë arsye të më dërgojnë porosi, por poash-tu kërcënim edhe organizatës ku punoj.
Dera e dhomës u hap, hynë infermierja dhe një vajzë e re që mban në dorë një fletore, pra një lloj pyetësori.
-Përshëndetje zotëri, unë jam infermierja Connors, ndërsa zonjusha është nga Departa-menti i sigurimeve shëndetësore.
-Bukur, quhem Valter London, jam në shërbimin e juaj, urdhëroni!
-Emri im është Eva Smith.
-Urdhëroni zonjushë!
-Zotëri London, kërkoj ndjesë, por duhet doemos të plotësojmë pyetësorin, andaj ju lutem të jeni bashkëpunues dhe të përfundojmë sa më shpejtë që është e mundur pasi që nuk dua të ju ngarkojë dhe të marrë më shumë kohë seç duhet.
-Jam në shërbimin e juaj.
-Zotëri Valter, sa vjeç jeni, emri i babait dhe adresa ku jetoni?
-Jam tridhjetë e tetë vjeç, babai i ndjerë quhet Tom, unë jam i papunë, nuk kam adresë të banimit.
-Mirë, ku mund të ju kontaktojmë?
-Askund, por ju më leni adresën e juaj dhe unë do ju lajmërohem.
-Një kopje të pyetësorit do ju lë. Më tregoni numrin e juaj të telefonit?
-+383044560002
-Jam mirënjohëse, domethënë në çdo kohë mund të ju kontaktojmë në këtë numër.
-Besoj se po, por problemi qëndron në fak-tin se nuk di ku e kam lënë telefonin.
-Nuk dini vendndodhjen e telefonit?
-Jo, pas ngjarjes së mbrëmshme, nuk di ku e kam!
-Mirë, jeni i martuar?
-Shkurorëzuar, kam dy fëmijë…
Vazhdoi edhe me disa pyetje tjera banale që as nuk vlen të përmenden.
Më dha një kopje të pyetësorit dhe derisa ishte duke dal jashtë vërejta figurën markante të Simon Clark. Për fat të mirë ishte i veshur me do lecka, mjekër, figurë që plotësisht vërteton thënien time se jam endacak dhe i pastrehë. Ende pa u përshëndet reagoi infermierja.
-Zotëri, ju lutem të prisni jashtë pasi që pas pak do vjen mjeku në kontroll.
-Oh mirë, do kthehem më vonë.
-Mik, mos u vono, nuk besoj që do ndalem shumë, edhe më mirë më prit jashtë në korridor.
-Si thua ti shef, unë zbatoj urdhërat.
-Simon mos i kompliko punët, më prit jashtë ndihem tru lodhur.
Tundi kokën, gjë që më bëri me dije se kuptoi porosinë.
Nuk vonoi shumë erdhi mjeku me perso-nelin shoqërues. Hodhi sy në historikun tim, pastaj bisedoi me motrën medicinale. Pas pak zëri i tij urdhërues besoj është dëgjuar edhe jashtë në oborr.
-Pacienti London, plaga e juaj nuk ka dëmtuar asnjë organ të trupit, andaj ju uroj shëndet të plotë. Edhepse ke nevojë për pushim dhe kujdes ti nuk ke sigurimin shëndetësor. Kohëve të fundit trajtimin mjekësor pagon një shoqatë kryesuar nga një mbështetës financiar, sipas të gjitha gjasave prapa qëndron një multi-miliarder që gjithandej vepron, kjo është e gjitha që mund të ju them. Tani, do ju japi barëra dhimbje qetësues, pas tre ditësh duhet të vini edhe një herë të ju trajtojmë plagën.
-Doktor jam tejet mirënjohës, faleminderit shumë.
-Mos harro, tre ditë!
Mjeku dhe shoqëruesit e tij dolën jashtë. Pas pak infermierja më solli pantallonat, këmishën dhe xhupin e larë e të hekurosur.
-Zonjë, jam më se mirënjohës për kushtet, vëmendjen e treguar, për ju respekt pa fund.
-Ju lutem, kjo është detyra jonë, shoku i juaj i padëgjueshëm ju pret jashtë.
-I padëgjueshëm, mendon rebeli?
-Po zotëri, ai futet në tualet, ndez cigare dhe mbi të gjitha nuk di si, por e hap kapakun e kafe automatit dhe shërbehet me kafe falas.
-Në emrin e tij kërkoj ndjesë, ju lutem pra-noni kërkim faljen.
-Në rregull është.
Buzëqeshja më ngrohi kraharorin, ndihem vërtet mirë që kam një mik si Simoni.
Posa u vesha dola jashtë. Simoni i pan-dërgjegjshëm, homoseksuali rebel i cili në Bue-nos Aires ka qenë i ledhatuar nga pushteti lokal, kishte ndez cigaren dhe ishte duke qëndruar tek dritarja e hapur. Nuk di si dhe pse u pranua në agjenci, dyshoj se edhe atje në Argjentinë për ne ka punuar. Nuk jam i sigurt por ndoshta kjo është një ndër arsyet pse gjindet në mesin tonë! Një herë tentova në mënyrë të tërthortë të bisedoj për këtë, por ai me një mjeshtëri të rrallë më dha përgjigje pa kurrfarë kuptimi.
Posa më pa se jam duke shkuar në drejtim të tij u ngritë nga karriga.
-Ç’kemi shef, si ndihesh?
-Simon, djalosh vigjilent, këngëtar rebel, vazhdimisht në kërkim të ekstra fitimit, arro-ganti që nuk respekton rregullat e institucionit, në spital thithë duhan, si kalon ti?
-Kush të ka faj që nuk din të këndon, ndaj nuk ke të drejt të ankohesh.
-Po duhani?
-Shumë rregulla paska këtu, ja erdha të të përshëndes.
-Rregulla strikte, apo?
-Po, të mois harro, fotoja yte madhështore ka qenë mbrëmë në televizor, por edhe Njëshi më lajmëroi.
-Ç’të tha?
-Doemos të lajmërohesh.
-Po, je me veturë?
-Natyrisht.
-Mund të më çon në banesë?
-Eja, ikim.
Mendimet sa vijnë e më mposhtin! Kurrsesi nuk arrij të kuptoj kush qëndron pas tentimvras-jes, apo thënë më mirë pas porosisë që më kanë dërguar përmes plagosjes.
-Shef, nuk je i pranishëm, apo?
-Kërkoj ndjesë, por më mundon fakti se plagosja erdhi aq shpejtë, në mënyrë tejet profesionale. Dëgjo, bile bile nuk kam pistë prej nga të nisem, ndjej se kam nevojë për analizë të thellë të gjendjes aktuale.
-Babai im shpesh ka përsëritur fjalinë: kur mendon se nuk ka dalje qëndro i heshtur dhe ke durim!
-Këshillë e mirë!
Me të arritur para banesës në bravë ishte e vendosur një letër, gjë që vërejti edhe Simoni, por nuk tha gjë.
Në letër me shkronja të dorës së fëmiut po-rosia ishte e shkurtë.
Kemi mundur, por nuk të likuiduam, “Salahudin”.
“Salahudin”, truri filloi të punon, pistë e jashtëzakonshme, Më kujtohet aksioni në pe-riferi të New York’ut kur u dogjë xhamia me emrin “Salahudin”. Më duhet të rihapi çështjen që ka të bëj me emrin “Salahudin” edhe një herë të shikjoj këtë rast.
-Shef, ç’domethënë kjo, “Salahudin”?
-Nuk më kujtohet viti kur u djeg një xhami me emrin Salahudin! Atëbotë nga qarqe Islame unë u akuzova për këtë, por së shpejti u dogjën edhe disa faltore krishtere, unë nuk isha i pran-ishëm kështu që ky rast disi u fut në harresën time.
-“Salahudin”, është emër, apo?
-Po, sipas tyre një luftëtar që arriti të çliroj Jerusalemin.
-Për cilin kohë e ke fjalën?
-Simon, nuk më kujtohet, të siguroj se e gjitha edhe atëherë edhe tani është mjegullirë.
-Shef do konsultohem me arkivën.
-Ide e mirë, unë do përgatisë kafe dhe pas-taj do lajmërohem Njëshit.
Në ndërkohë, gjegjësisht gjatë bisedës hyrëm në banesë.
Me cigaren e ndezur, kafja dhe birra e për-zier me whisky për mëngjes të mbarë, telefono-va Njëshin.
-Njësh, jam Shefi!
-Shef, u interesova në spital për gjendjen tënde, mendova se do të të shohë në bazë, preferoj të bisedojmë në katër sy, që nesër në mëngjes pres ardhjen tënde.
-Do vimë, shihemi.
-Do vini?
-Po, jam me Simon.
-Eja vetëm.
-Kuptova.
Si duket nesër do jetë një ditë e gjatë me sfida e pyetje që kërkojnë përgjigje!
Baza, vend i mrekullueshëm, i pakapshëm për syrin e njeriut. Mbi njëqind km larg nga banesa ime.
Shkoj drejt daljes nga qyteti, pas rreth dyzet km në anën e majtë të rrugës shtegu i ngushtë shpie për në mal, nga lisat e gjata vështirë i dukshëm. Pas disa km arrihet në disa bregore për të vazhduar luginës së ujqërve, dikur i banuar nga indianët amerikanë të quajtur Soiux, sot vend i shkretë. Lugina dhe shkretëtira e vogël më bëjnë me dije se ky vend është i har-ruar nga civilizimi, vendndodhje bile edhe e rrezikshme! Askund asnjë shenjë!
Drejtoj makinën rreth një orë, me të arritur para një mali në dukje i shkretë, por për një të huaj apo turist vend për filma tmerri, vërtet do të ndihet i pasigurtë pasi që asgjë nuk frymon, bile nuk dëgjohen as cicërrimat e zogjëve, andaj ndien që sa më shpejtë duhet të largohet. Ja pra, në këtë askund është baza e famshme.
Sa më tepër që futem në thellësi, fitohet përshtypja se këmba e njeriut nuk ka shkelur në këtë vend, mjedis. Ç’imagjinatë e përkryer ka ndërtuar këtë, me ndihmën e vetëm një suste, i tërë gjelbërimi zbret nën dhe, tejet ide e stërholluar. Porta e madhe poashtu e paduksh-me pasi që është kamufluar me lisa të gjata e të gjëra në trung, shkurre, e gjelbërim gjithandej. Por, këtu qëndron tërë sekreti, posa një pjesë e gjelbrimit të pasmë me një sustë futet nën dhe, shihen do shenja se këtu diçka ndodh!
Poashtu edhe ky gjelbrim largohet, një pjesë lëvizë në anën e majtë, ndërsa pjesa tjetër poashtu në të djathtë dhe papritmas porta me një madhësi enorme shfaqet para syve. Porta kryesore reagon tek lexuesi i retinës së syve, sapo hapet, vërehet se mund të kalojnë dy ka-mionë në të njëjtën kohë.
Poashtu, pikërisht para hyrjes në të dy anët bëhet skenimi i retinës poashtu edhe çipit, ngjy-ra e gjelbërtë lejon hyrjen, nëse ndizet çfarëdo kjoftë ngjyrë tjetër, menjëherë signalizon kujdes të shtuar, porta automatikisht mbyllet dhe sig-urimi vepron.
Përreth, në të katër anët ekzistojnë mburoja mbrojtëse për çdo armë të mundshme. Ato janë në gjendje menjëherë të reagojnë dhe njëqind për qind çdo raketë deaktivizon. Poashtu në rast të ndonjë sulmi virusor apo laserik formohet një shtresë e hollë e padukshme për syrin e njeriut por jashtëzakonisht efikas. Sa i përket sulmit bërthamor muret, korridoret janë ndërtuar me trashësi dhe cilësi më se të sigurtë, kështu që ky mal është definitivisht i siguruar në çdo aspekt.
Brenda, para është një hartë e korridoreve të panumërta, duke ju informuar se jeni në met-ronë e nëndheshme. Harta tregon përmbajtjen e këtij gjiganti.
1. Religjioni
2. Ekonomia. E gjithë bota do të punojë me një monedhë, respektivisht çip.
3. Siguria
4. Laboratori, armët kimike, laserike
5. Likuidimi
6. Terrorizmi në botë.
8. Të dhënat e njerëzimit-përcjellja e çipeve, krijimi i portreteve, bisedat telefonike, porositë, e/mailat.
*Njoftim: çipëzimi përfundoi në ShBA (vetëm një numër i vogël i qytetarëve në shtetin më të fuqishëm në botë ende nuk janë çipëzuar.
*Vërejtje: Në fund të korridorit të tretë është dalja.
Lajmëtari
Eh po, porta nënkupton se në fund të kor-ridorit gjindet dalja në Limanin e Peshkatarëve. Pikërisht në këtë dalje janë dy nëndetëse, këtë kuptova pas dy seminareve në bazë.
Pastaj pjesa kryesore e ngjarjeve më të rëndësishme në rruzullin tokësor kontrollohet nga baza. Në rast se fiket çipi nga ana e bazës ose nënbazave që gjinden gjithandej në botë, shteti, rajoni ose individualisht bartësi i çipit nuk ka çasje në llogarinë bankare, nuk hapet makina, shtëpia, thuajse u është bllokuar e gjithë jeta.
Unë punoj në korridorin e parë dhe sot e kësaj dite nuk kam pasur mundësi të bëj asnjë kat më poshtë, por njohuritë i kam marrë në simpoziume.
Zakonisht kur organizohet festë në fundvit për stafin e bazës, edhepse e kemi të ndaluar, por kureshtja dhe doemos biseda rrjedh me punonjësit e sektorëve të ndryshëm rreth këtyre temave.
Por, duhet të kemi kujdes me kë flasim! Është instinkti që kemi fituar në stërvitje dhe që na ndihmon të zgjedhim bashkëbisedues të besueshëm.
Korridori i parë, religjioni nën numër një është judaizmi, pastaj vijon kristianizmi, islami, vazhdon me mormonët…
Në tavolinën time është harta e botës që shenjëzon religjionet në botë dhe në hartën e dytë ekstremizmi ateist, nënvizuar me ngjyrë të kuqe që shpalos rrezikun në botë, terror i përhershëm dhe akronimet për organizatat e ndryshme me theks të veçantë në ate europiane.
Në këtë mjedis ndihem më se i sigurt, kam përshtypjen se i gjithë personaliteti im merr një seriozitet të theksuar. Gabimi, vonesa nuk tolerohet. Por, di se të gjithë ne kemi bisht, kjo ka domethënie se edhe unë herë herë jam i përcjellur nga hija.
Pas pak u ndez drita e kuqe në anën e majtë të tavolinës. Kjo dritë nuk është poqe el-ektrike apo diç e tillë, kjo dritë ndezet mbi sipërfaqen e tavolinës, dhe posa vendosi gishtin në të ajo fiket.
Këmbët më shpiejnë në korridor pastaj kthesa në të majtë dhe dera e parë, zyra e Njëshit.
-Mirë se vjen, Shef!
-Mirë se ju gjeta!
-Po të mos kishte ndodhur rasti i plagosjes ke pas një pushim të shkëlqyer, apo?
-Mirë kalova.
-Më trego për atë që ndodhi, por së pari dua të di që tani, a ke dhimbje?
-Dhimbje që durohet.
-Ne kontrolluam vendin e ngjarjes përmes aparatit ”Gjurmimi”, për fat të keq ata janë një prej grupeve që ende nuk janë çipëzuar, andaj duhet të mbështetemi në kamera.
Rrëfeva tërë ngjarjen, në fund sygjerova që të ngarkohem me hetimet për këtë rast.
-Shef, është rregull i pashkruar kur perso-neli përfshihet në ndonjë situatë të tillë atëherë ai apo ajo nuk zhvillojnë hetimet. Përvoja na mëson se doemos hetuesi emocionohet, fut tërë qenien e tij në rast, si rezultat i kësaj pastaj ndodhinë aksione të gabuara të mos them edhe fatale.
-Njësh, sipas rregullores hetuesi i involvuar mund të bën kërkesë drejtuesëve të bëjnë për-jashtim. Ju dini se unë deri më sot asnjëherë nuk kam futur ndjenjat personale, kështu që mendoj se mund të bëni një përjashtim.
-Mirë pajtohem, shkruaj kërkesën dhe do shohim.