Atje ku mbaron deti-Vaso Papaj


Atje ku mbaron deti

E nisa jetën time

Edhe pse gjallë u ktheva,

Më rridhnin plagë pas shpine.

Se, si një dallgë qe jeta.

M’u desh veç të përshtatem.

Të numëroj frymëmarrjet

Dhe në çdo hap të matem.

Atje ku mbaron deti,

Një poezi të shkrova,

Më thërriste amaneti,

Me emrin tënd e kova.

Kjo jetë nuk qe kohë flirti,

M’u desh veç të përshtatem

E pa gulçima shpirti,

Dhe në çdo hap të matem.

Atje ku mbaron deti,

Askund unë nuk të gjeta.

Rinia atje më mbeti,

Nëpër ca udhë të shkreta.

Mund të jetë një imazh i 1 person, muzg, oqean, ujë, plazh dhe horizont